Video/ “Jemi si një familje”… këngëtari serb këndon për miqësinë me shqiptarët

Një i ri nga Serbia ka publikuar një këngë ku flitet për miqësinë e shqiptarëve dhe serbëve.

Aleksandar Milosavljevic dhe ai është një djalë i ri me origjinë serbe që jeton në Cadenazzo, të Italisë.

I riu serb njihet me emrin e artit “Aki Aki”, dhe është shumë i njohur tek të rinjtë e Ticino me single-in e tij “Cani sciolti”.

Në klipin e këngës shihen disa makina si dhe tre flamuj: ai i Shqipërisë, i Zvicrës dhe i Serbisë.

Në një frazë të këngës ai thotë:

“Jemi si një familje dhe kjo dihet, niset njëri dhe nisen të gjithë, ose futet njëri futen të gjithë, bashkë me shqiptarë e serbë, ti e di”.