Turjan Hysko i thur lavde Marinës: Nuk ka njeri si ajo!

Të shtunën e 5 Tetorit, nisi spektakli i shumëpritur “Klanifornia show” në drejtimin e moderatores Marina Vjollca, e cila i kishte munguar ekranit për dy vite.

Producent i spektaklit është Turjan Hysko, i cili së fundmi ka shprehur publikisht vlerësimin për moderatoren.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në “Ora News”, Turi ka treguar se Marina është një vajzë shumë korrekte dhe po aq e mirë , aq e qetë dhe pozitive sa ç’duket në skenë.

“Unë nuk kam njohur njeri më korrekt dhe më bashkëpunëtor si Marina.

Është vërtetë një vajzë shumë e mirë edhe në prapaskenë, edhe atë qetësinë që reflekton nuk e ka falso, e ka të vërtetë dhe është super e dëgjueshme dhe mbi të gjitha ka një sens humori që publiku nuk ja njihte dhe akoma më shumë do shpërfaqet”, është shprehur ai./albeu.com