Temperaturat e ulta në gjithë vendin, Shishtaveci zbardhet nga dëbora

Banorët e Shishtavecit janë zgjauar mëngjesin e kësaj të hëne me dëborë në shtëpitë e tyre. Temperatura e ulta që prej ditësh kanë përfshirë vendin tonë, kanë bërë që në zonat malore të nisin reshjet e dëborës.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, në Shishtavec të Kukësit reshjet kanë qenë me intensitet dhe kanë zbardhur gjithë fshatin. Shtëpitë, rrugët dhe makinat janë zbardhur të gjitha nga bora me trashësi disa centimetra.

Sipas parashikimeve meterologjike, moti i ftohtë dhe me temperatura të ulta do jetë prezent deri në fundjavë. Do ketë reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet mesatar përgjatë vijës bregdetare dhe intensitet të ulët në pjesën tjetër të vendit.

Dëbora do zbresë në lartësin 400-500 metra në veri-verilindje dhe në lartësin mbi 600-700 metra në pjesën tjetër të vendit.