Si do ta ndalësh Messin? Ja çfarë thotë Zidane para ‘El Clasicos’

Zinedine Zidane ka folur një ditë para “El Clasicos”.

Kjo ndeshje konsiderohet si shumë e rëndësishme pasi i gjen të dy skuadrat me të njëjtën kuotë pikësh në krye të La Ligas.

Në konferencën për shtyp, Zidane është pyetur se si do ta ndalë Lionel Messin, i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme.

“Është një lojë futbolli, jemi njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë, mund të ketë ndryshime por e dimë me kë po përballemi”, është përgjigjur fillimisht Zidane.

“Ne e dimë se çfarë lojtarë kanë ata, kanë Messin, por edhe ne i kemi “armët” tona. Ne duam të bëjmë një lojë të mirë kundër Barcelonës. Skuadra nuk duhet të përqëndrohem tek individët…”, përfundoi trajneri francez.

Të mërkurën në orën 20:00 Barcelona do të presë në “Camp Nou” skuadrën e Real Madridit në “El Clasicon” e parë për këtë sezon.