Shqiptarit i heqin medaljen e artë/ Faull nga gjyqtarja, ndëshkohet atleti

Atleti shqiptar Franko Burraj ishte pranë një arritjeje impresionuese në kampionatin ballkanik të sallave të mbyllura, por fati nuk ishte me sportistin kuqezi.

Talenti shkodran preu finishin i pari në turneun që po zhvillohet në Turqi, por gjyqtarja e garës e skualifikoi për një arsye të diskutueshme.

Franko Burraj mori rezultatin më të mirë me vendin e parë nga 21 shtete në kampionatin ballkanik, por në fundin e garës u zhvlerësua arritja e tij për shkak të prekjes së vizave të korsisë tjetër. Kronometri në Stamboll u ndal në 47.04 cka përfaqësonte një rekord Kombëtar por fatkeqesisht eshte dhene faull nga gjyqtarja.

kështu medalja e artë shkoi për sllovakun Jure Grkman ndërsa kroati Salamon dhe armeni Gabrielian u renditën në shkallët e tjera të podiumit.

Top Channel