Rey Manaj kalon vizitat mjekësore, nesër prezantohet tek skuadra e re

Pritjes për të parë përfundimisht Rey Manaj si lojtar i Barcelonës po i vjen fundi.

Këtë të hënë, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë do të prezantohet si blerja e re e skuadrës së dytë të Barcelonës, që merr pjesë në Segunda Division.

Manaj ka kaluar tashmë kontrollin mjekësor dhe gjithçka është përgatitur që ai të pozojë me fanellën e Barçës.

22-vjeçari shqiptar u afrua në klub për të zëvendësuar Abel Ruiz, i cili orët e ardhshme do të prezantohet te Sportingu në Portugali.

Manaj kishte një kontratë me Albaceten deri në vitin 2024, por ai nuk ishte në planet e Luis Miguel Ramis dhe vendosi që largimi ishte opsioni më i mirë.

Sulmuesi shqiptar prej disa ditësh ndodhej në Barcelonë, i shoqëruar nga shokët e tij, ku ndoqi “live” edhe një ndeshje të Barcelonës B, atë ndaj Gimnastic.

Lojtari do të jetë në gjendje të debutojë fundjavën e ardhshme, në “Estadi Johan Cruyff”, kundër Ejeas.