Piktori Vladimir Myrtezai: Jemi me fat që kemi një artist si Edi Rama në krye të Qeverisë! (Publikon foton e rrallë)

Piktori dhe pedagogu Vladimir Myrtezai, publikon për herë të parë një foto të rrallë, me kryeministrin Rama, dhe thotë se sipas tij, jemi me fat që kemi një artist për kryeministër.

Sipas Myrtezait, Rama është një zë luftarak e me temperament të lartë, që i shkon një artisti. I ftuar në emisionin “Refleksione”, pedagogu u shpreh se kryeministri është një njeri që eksperimenton në politikë duke e përdorur si instrument vetjak.

“Edi Rama për mendimin tim është një zë përmbysës për vitet ‘90, është një zë luftarak me një temperament të lartë, që i shkon një artisti. Dhe nuk ma merr mëndja se është një njeri që eksperimenton në politikë duke e përdorur si instrument vetjak.

Është një politikan me stomak, me një historik atipik, por të suksesshëm. Unë i besoj kësaj lloj natyre, sepse pavarësisht se është artist jemi me fat që kemi në krye të qeverisë një njeri me shije,” deklaroi ndër të tjera Myrtezai.