Pamje të rënda nga aksidenti në Fier, ky është infermieri që humbi jetën, shofer i Benzit

Klement Basha, 30 vjeç, humbi jetën mëngjesin e sotëm në Fier, si pasojë e një aksidenti të rëndë. Mjeti tip Mercedes Benz me të cilin ai udhëtonte, u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.

Nga përplasja e fortë e mjetit tip Mercedes Benz me një kamionin e tonazhit të rëndë, 32 vjçari ka humbur jetën. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al, mjeti i viktimës është shkatërruar nga përplasja e fuqishme. I riu Klement Basha ishte me profesion infermier.

Aksidenti i rëndë me një viktimë ka ndodhur rreth orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”. Ndërkohë, drejtuesi i kamionit, shtetasi me inicialet B.S, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.