Berisha analizon vizitën e Erdogan në Tiranë: Vëllazërinë e kemi me njëri-tjetrin, brenda kombit, të tjerët i kemi vetëm miq

Ish-kryeministri Sali Berisha analizon vizitën e presidentit turk në Tiranë pak ditë më parë dhe fjalën e Erdogan për vëllazëri mes dy vendeve. Sipas Berishës, shqiptarët e kanë vëllazërinë me njëri-tjetrin, kurse të tjerët i kanë vetëm miq.

“U thotë në Parlament, pasi kërcënon qytetarët shqiptarë për FETO-n, u thotë se në vëllazëri ka rregulla. Mirëpo, ju e dini që në doktrinën fetare islame zhvillohet koncepti jo i kombit, por i vëllazërisë. Ne shqiptarët kurrë nuk e kemi pranuar këtë.

E kemi pranuar islamin. Ndaj dhe unë jam shprehur se islami ynë është europian, se po të jetë për vëllezër, janë katolikët e Mirditës, janë ortodoksit e Korçës, janë ata të cilët kanë gjak shqiptarë sepse kështu kanë qenë gjithnjë për shqiptarët”, u shpreh ndër të tjera Sali Berisha.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit:

Erdhi presidenti i Turqisë. I mirëseardhur, çdo burrë shteti që vjen, ne jemi mikpritës. Por prisni miqtë e mi. U thotë në Parlament, pasi kërcënon qytetarët shqiptarë për FETO-n, u thotë se në vëllazëri ka rregulla. Mirëpo, ju e dini që në doktrinën fetare islame zhvillohet koncepti jo i kombit, por i vëllazërisë.

Ne shqiptarët kurrë nuk e kemi pranuar këtë. E kemi pranuar islamin. Ndaj dhe unë jam shprehur se islami ynë është europian, se po të jetë për vëllezër, janë katolikët e Mirditës, janë ortodoksit e Korçës, janë ata të cilët kanë gjak shqiptarë sepse kështu kanë qenë gjithnjë për shqiptarët.

Unë isha fëmijë, 6-7 vjeç. Në familje babai im praktikant sunit mysliman. Por në familje festoheshin të gjithë shenjtorët, dhe e pyesja unë pse i festojmë këta babë? Po se janë tanët thoshte. E kishte fjalën për stërgjyshërit. Stërgjyshin e stërgjyshit. Pra, vëllazëria është me ne, ata janë miq por vëllezër nuk janë.

Edi Rama njëherë deklaron se jam lider katolik, njëherë thotë jam ortodoks, herën e fundit deklaroi se është mysliman. Po t’i fenë mund ta ndërrosh, sa herë të duash, ne nuk kemi kundërshtim, se kjo është në të drejtën e secilit. Problemi është se vëllazërinë e kemi me njëri-tjetrin ne, brenda kombit, të tjerët i kemi miq.

Donaldi i shqetësuar pas largimit të Beatrix: Kam frikën e saj jashtë

Beatrix Ramosaj ishte e eliminuara që la mbrëmjen e djeshme shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Largimi i këngëtares i ka mërzitur të gjithë banorët, veçanërisht partnerin e saj Donaldin. Madje në mbarim të spektaklit teksa po pëgatiteshin për të shijuar darkën pas spektaklit, banorët e kanë këshilluar aktorin të mos mërzitet.

Gjatë kësaj bisede Donaldi shprehu edhe merakun se me çfarë do të përballet Beatrix jashtë mureve të shtëpisë.

‘’Kam frikën e saj, nuk e di sesi është jashtë”, u shpreh ai./abcnews.al

I ka shënuar Milanit, Lacios e Interit. Presidenti i Empolit: Bajrami trishtohej në fushë, tani bën të trishtohen kundërshtarët

Te Empoli janë të bindur se kanë bërë ” bingo” përsëri me afrimin e Nedim Bajramit. Fantazisti 22-vjeçar shqiptar ka treguar se është një futbollist i cili mund të bëjë diferencën dhe ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha italiane.

Kështu, shtija e tij do të mbushë përsëri arkat e klubit i cili është bërë një fabrikë e mirëfilltë talentesh dhe prej shumë vitesh prodhon dhe shet lojtarë. Megjithatë, presidenti Fabricio Korsi ka bërë të ditur se nuk ka ndër mend të largojë ndonjë nga lojtarët e rinj që po kërkohen gjatë merkatos së janarit.

“Bajrami dhe Parisi diskutohen kudo, mund të luajnë në një skuadër të rëndësishme. E di që në qershor do ta kem shumë të vështirë t’i mbaj, pasi do të mund të luajnë shpejt në ekipe të mëdha”, tha fillimisht presidenti i klubit italian duke folur për “Radio Marte”.

Më pas, ai u ndal pikërisht te paraqitjet e futbollisti shqiptar, për të cilin tashmë në garë ka hyrë edhe Napoli. “Bajrami është një djalosh i veçantë, ka raste kur trishtohet gjatë ndeshjes, por në 5-6 ndeshjet e fundit ka bërë të trishtohen kundërshtarët tanë. Me raste kishte shumë frikë të tentonte një kundër një dhe të driblonte kundërshtarët. Kur u bind për aftësitë e tij, ndryshoi marsh”, theksoi Korsi në fjalët e tij për lojtarin shqiptar, vlera e të cilit në treg ka arritur 10 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

Ami tregon gabimet e Ermalit në shtëpi: I harron të gjitha

Moderatorja e njohur, Amarda Toska ka folur edhe për raportin e saj me Ermalin. Në një intervistë në emisionin”Vila24”, ajo tha se e çmon shumë për energjinë që ka. Megjithatë, Ami tregoi se Ermali ka një dobësi në organizimin e punëve të shtëpisë.

“Sa i organizuar është në jetën jashtë shtëpisë, aq shumë punë ka për të bërë me këtë temë brenda shtëpisë”, tha moderatorja, e cila thotë se në shtëpi ai, i harron gjithmonë sirtarët dhe dritat hapur. “Ermali nuk duhet të dalë asnjëherë i fundit nga shtëpia”.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Ermali u shpreh se me Amin ka qenë një dashuri me shikim të parë dhe se aso kohe nuk kishte asgjë.

“Ka qenë një dashuri me shikim të parë. Nuk kam asgjë për të ofruar përveç vetes time por jam shumë i sigurt dhe të premtoj që do të vijë një ditë që do t’i plotësojë të gjitha dëshirat e tua dhe të bëj të jetosh si princeshë”, tha ai./abcnews.al

Nën këmbët tona, shkencëtarët zbulojnë shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Shkencëtarë kanë zbuluar shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës. Duke folur për këtë zbulim ata janë shprehur se toka është si një libër nën këmbët tona dhe brenda tij ka faqe komplekse.

Tani studiuesit kanë gjetur më shumë prova për një kapitull krejtësisht të ri thellë në brendësi të Tokës Bërthama e brendshme e Tokës duket se ka një bërthamë tjetër edhe më të thellë brenda saj.

“Tradicionalisht na kanë mësuar se Toka ka katër shtresa kryesore: koren, mantelin, bërthamën e jashtme dhe bërthamën e brendshme,” shpjegoi gjeofizikante e Universitetit Kombëtar Australian Joanne Stephenson.

Njohuritë tona për atë që shtrihet nën koren e Tokës janë konkluduar kryesisht nga ato që kanë zbuluar vullkanet dhe ato që kanë pëshpëritur valët sizmike.

Nga këto vëzhgime indirekte shkencëtarët kanë llogaritur se bërthama e brendshme është  jashtëzakonisht e nxehtë, me temperatura që tejkalojnë 5,000 gradë Celsius (9,000 Fahrenheit), përbën vetëm një përqind të vëllimit të përgjithshëm të Tokës.

Tani Stephenson dhe kolegët kanë gjetur më shumë prova se bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë dy shtresa të dallueshme.

“Është shumë emocionuese – dhe mund të nënkuptojë që ne duhet të rishkruajmë tekstet!” shtoi ajo.

Ekipi përdori një algoritëm kërkimi për të kapërcyer dhe përputhur mijëra modele të bërthamës së brendshme me të dhënat e vëzhguara gjatë shumë dekadave rreth asaj, se sa kohë u duhet valëve sizmike për të udhëtuar nëpër Tokë, të mbledhura nga Qendra Ndërkombëtare Sizmologjike.

FOTO/ Noizy dhe Stresi fotografohen në një tavolinë, kush është personi që i bashkoi

Sherret e bujshme mes Noizyt dhe Stresit duket se kanë marrë fund. Dy reperët kanë përmirësuar raportet dhe herë pas here nuk kanë munguar deklaratat e forta ndaj njëri-tjetrit.

Madje, javën e kaluar, Noizy i habiti të gjithë me deklaratën e tij në një emision, duke ia kërkuar Stresit si një vëlla të heqë dorë nga politika.

Ndërkohë, së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku shihen Noizy, Stresi dhe Kozaku. Nuk dihet nëse ka qenë ky i fundit që i ka bashkuar reperët, por kjo mund të cilësohet pa frikë si foto e vitit.

Nga ana tjetër, fansat janë bërë kuriozë nëse dyshja kanë në plan për një bashkëpunim, i cili do të rezultonte një hit i vërtetë./abcnews.al

“Lind” dashuria mes Donaldit dhe Ilirit: Unë e pashë që ti po më shihje, nuk e ndan rakinë me shokët!

Iliri dhe Donaldi kanë pasur një bisedë të sinqertë me njëri-tjetrin. Ka qenë Iliri ai që ka shkuar pranë Donaldit, teksa ky i fundit po konsumonte raki. Iliri ka thënë se erdhi, pasi e kuptoi që po e shikonte edhe pse ai nuk e kishte ftuar për një gotë raki.

Gjithashtu ata kanë diskutuar për nominimet. Iliri ka thënë se mund të dalë Einxhel ndërsa Donaldi trembet se mund të dalë edhe Triksa, por nuk do donte. Iliri i është shprehur se Donaldi nuk duhet të dalë se pavarësisht të metave që ka është një djalë i dashur.

Iliri: Ti nuk del njëherë, me të gjithë metat që ke, je çun i dashur.

Donaldi: Ti ke pirë gjë?!

Iliri: Jo ore nuk kam pirë. Rakinë qerrata e merr vetëm për vete, nuk ia mbush shoqërisë.

Donaldi: Do më thuash faleminderit,

Iliri: Po ta them edhe faleminderit. Unë e shifja që ti po më shifje nga larg.

Donaldi: Jo po shikoja shapkat e Tanit.

Iliri: Unë shikimin tënd e pashë.

Rrëfimi i vajzave afgane me restorant në Lezhë: Meraku, ëndrrat, shpresa dhe dashuria shqiptare

Një sukses mes vuajtjeve mund të cilësohet historia e katër vajzave afgane, tre prej tyre motra që kanë hapur një restorant në Lezhë. Pasi u evakuuan në Shqipëri vajzat afgane nuk qëndruan duarkryq, por ndërmorën nismën për të hapur restorantin me qëllim ndihmën për familjen në atdhe. Walwala dhe Mariam rrëfyen për “ABC LIVE” rrugëtimin e tyre të vështirë nga Afganistani në biznesin që hapën në Lezhë.

Merakun më të madh kanë familjen. “Familjen e kam në Afganistan, nuk ishin të lejuar të dalin, është shumë e vështirë të lësh një pjesë të shpirtit atje, nuk dihet se cfarë do të ndodhë. Vëllezërit dhe babanë e kam andej, prandaj zgjodha të punoj që t’i ndihmoj sado pak” tha Walwala.

Por cfarë po ndodh aktualisht në Afganistan? “Kam ardhur vetëm me gjysmën e familjes, dy vëllezërit dhe motra janë në Afganistan. Flasim çdo ditë në telefon. Siguria atje ka kaluar në plan të dytë, tashmë po diskutohet mbijetesa, “çfarë do të hamë në darkë”. Kjo na merakos shumë, nuk e dimë sa do të zgjasë kjo. Janë bllokuar nga i ftohti, nuk kanë as punë dhe as para, jemi shumë të merakosur” tha Mariam.

“Gratë në Afganistan nuk kanë asnjë të drejtë, edhe për të shkuar në shëtitje duhet të kenë një mashkull të familjes me vete, është më keq se në burg, edhe në shtëpi edhe jashtë. Por gratë afgane janë të forta, dinë si të mbijetojë, ashtu sikur ne kemi hapur restorantin” u shpreh Walwala.

Ëndrra më e madhe për Walwala është bashkimi me familjen. “Po përpiqem që të nxjerr familjen nga Afganistani, por ëndrra ime është që një ditë të kthehem dhe ti shërbej komunitetit tim”.

Gjithashtu edhe për Mariam dhe rikthimi një ditë në atdhe. “Shpresa jonë është që Afganistani të kthehet në ditë më të mira dhe të kthehemi për ta rindërtuar”.

Por si e menaxhojnë restorantin dhe a kanë klientë shqiptarë? “Ne jemi katër gra që menaxhojnë lokalin, tre janë motra. Klientët i kemi kryesisht afganë, pasi u mungon ushqimi afgan. Por kemi edhe klientë shqiptarë, nga Kosova, por edhe të huaj. E pëlqejnë ushqimin tonë, sepse janë të lira, kjo na jep zemër të ecim përpara” tha Mariam.

Te shqiptarët vlerësuan mikpritjen. “Të gjithë sillen mirë dhe na buzëqeshin, askush nuk është sjellë në mënyrë të papërshtatshme ndaj nesh” tha Walwala.

Prodhimet shqiptare thanë se nuk i kanë provuar shumë. “Restorantet gatuajnë vetëm prodhime deti dhe nuk na ka rënë rasti të provojmë gatimet tradicionale. Në Lezhë kemi provuar brioshin dhe na është dukur interesant” tha Walwala.

Edhe pse në Shqipëri janë vendosur përkohësisht, Walwala nuk ja mbylli derën krijimit të familjes në vendin tonë. “Për momentin nuk na ka shkuar në mendje të krijojmë familje. Qëllimi i vetëm është të ndërtojmë familjet, ti nxjerrim nga atje.

Na është premtuar se do të jemi përkohësisht prandaj nuk na bën ta shikojmë Shqipërinë për të qëndruar gjatë. Por nëse është shkruar se do të ndodhë, mirë se të vijë” tha Walwala duke buzëqeshur./ Abcnews.al

49 vjeçari shqiptar tregon si “sfidoi” Policinë, 30 vite lëvizi pa patentë dhe nuk u kap asnjëherë

Ismail Krasniqi, një 49 vjeçar nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, thotë se i jep makinës që prej moshës 13 vjeçare. Për mediat vendase, ka thënë se për 30 vite ka udhëtuar më makinë pa patentë dhe asnjëherë nuk është ndaluar nga Policia.

Ai ka treguar për në T7 se për herë të parë është pajisur me leje të vozitjes këtë muaj. Thotë se ishin kushtet financiare që ia kanë pamundësuar ta marrë më herët patentë shoferin.

Ismail Krasniqi përgjatë dy dekadave të fundit thotë se ka punuar shumëçka, madje edhe taksist dhe fati duket se ka qenë në anën e tij.

“Kurrë asnjëherë nuk më ka dënua, asnjë dënim hiç asnjë s’e kam, as kurrë se kam dhanë…Hiç kurrë nuk më kanë ndalë, hiç nuk hi në tejkalim, kurrë nuk voziti palidhje, e mmbaj drejtimin tem”, ka deklaruar ai. Përveç që ka vozitur rrugëve të Kosovës, Krasniqi thotë se këtë e ka bërë edhe jashtë vendit, edhe atje pa patentë.

“Erdogan nuk bën më nëna”, flet labi që i thuri këngën: Kontrollova logjikën dhe u kujtova për 39 vezirët, na nderoi duke i rënë borisë në Laç

Këngëtari i muzikës polifonike, Guri Rrokaj, ka krijuar një këngë për presidentin Erdogan, që e ka rikthyer në qendër të vëmendjes, pas vizitës së Erdogan në Tiranë.

Rrokaj rrëfeu në emisionin “Të Paekspozuarit” , se nga u frymëzua për këtë këngë.

Pjesë nga biseda: 

Guri Rrokaj: Vargjet, nuk pretendoj se jam shkrimtar, por jam krijues dhe tek poeti popullor, kam realizuar edhe tre libra. I fundit, me 250 këngë.

Ylli Rakipi: Si erdhi kjo këngë për Erdoganin?

Guri Rrokaj: Unë shihja televizor, shumë herë e mbaja edhe te ju, se më pëlqente. Shoh unë kryeministrin Rama në Turqi, u befasova, një pritje shumë e madhe. Kur pashë aty, kontrollova logjikën dhe më vajti mendja te 39 vezirë që ka prodhuar Shqipëria për Turqinë.

Ylli Rakipi: Gjithë ky krijim, që ke hedhur shpirtin aty, ky Edi Rama pse nuk e lejoi që të shfaqej në kohën kur erdhi Erdogani këtu?

Guri Rrokaj: Më shumë se e njihni ju gazetarët Edi Ramën, unë nuk hyj në punët e atij. Ne na ftoi ambasada turke, por u çakordua axhenda. Përshëndeti me bori nga makina, unë me grupin këndova nja dy këngë.

Kur tha ai do të bëj spitalin në Fier, unë atë natë krijova këngën. Të gjithë zërat aty janë të mijtë. Unë e realizoj polifoninë vetëm. Ne për këngë kemi lindur, po përse të mos shërbej për marrëdhëniet kulturore me Turqinë?

Ylli Rakipi: Po për Luli Bashën përshembull, mund të bësh këngë ti?

Guri Rrokaj: Atyre u takon këngë humoristike me bejtje, t’u godasësh pikat që kanë. Por Metën e kam mik, i këndoj tamam. Kurse kryeministrit bëj cfarë të duash, nuk të bën mik ai, është kokë mënjanë.