Uroi Pavarësinë me foton e Enver Hoxhës, deputeti i PS “nuk bën mbrapa”: S’jam nip i tij, ama nuk harrohet historia! Ka udhëhequr luftën

Deputeti socialist Bujar Çela thotë se ish-diktatori Enver Hoxha ka kontributet e tij në luftën për çlirimin e atdheut dhe figura e tij nuk mund të bëhet nul. I pyetur një ditë më pas për reagimet që shkaktoi urimi i Pavarësisë me foton e Hoxhës, deputeti i PS tha se historia e kombit nuk harrohet.

“Në atë Komision ka njerëz që janë nipër të Isa Toskës. Unë nuk jam nip i Enver Hoxhës, por jam si të gjithë shqiptarët dhe nuk mund ta harroj historinë nga e cila kemi ardhur ne si komb”, u shpreh paraditen e sotme Bujar Çela, kur u pyet për foton në grupin e Komisionit të Sigurisë.

Deputeti i PS tha se Enver Hoxha ka udhëhequr luftën për çlirimin e atdheut dhe vendi nuk ka nxjerr udhëheqës tjetër.

“Unë i përkas atyre që e njohin dhe mendoj që figura e Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka dhe ai kontributet e tij në luftë përderisa ne nuk kemi nxjerr ndonjë udhëheqës tjetër që e ka udhëhequr këtë luftë. Po të jetë se ka ndonjë udhëheqës që pretendon që gjyshi a stërgjyshi i tij e ka udhëhequr këtë luftë, të shprehet. Historianët janë aty, letrat janë aty.

Shumë herë kemi bërë padrejtësisht armiq, kriminela dhe pastaj kemi refelektuar. Këto fakte janë nga më të ndryshmet. Që nga Balli Kombëtar, Legaliteti, të cilët ishin armiq pastaj u rreshtuan te kampi fitues mbi nazifashizmin”, shtoi ai.

Belgjika uron shqiptarët për festën e Pavarësisë, vesh “shqip” statujën e famshme mes Brukselit 

Dje dhe sot Shqipëria feston 28-29 Nëntorin, festën e Flamurit dhe festën e Pavarësisë.

Kjo festë mblodhi shqiptarët anë e mbanë botës për të kujtuar rrënjët e tyre dhe për të vlerësuar origjinën dhe simbolet tona kombëtare.

Kjo festë është kujtuar edhe nga Belgjika e cila ka uruar shqiptarët në mënyrën më interesante të mundshme duke veshur statujën “Manneken-Pis” me kostum kombëtar shqiptar. /albeu.com/

Donaldi harron shpejt Borën! Lahet në dush me Beatrix dhe harrojnë fare kamerat

Donaldi dhe Beatrix janë më të komentuarit e momentit si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së BBV. Prej disa javësh një afrimitet i madh ka lindur mes tyre dhe të gjithë duan të dinë se çfarë po ndodh pasi Donaldi u takua me Borën në fillim të programit dhe patën një takim romantik mes tyre.

Por duket se tani gjërat kanë ndryshuar pasi Donald dhe Beatrix janë bërë të pandashëm dhe kalojnë shumë kohë bashkë. Mbrëmjen e kaluar të dy u lanë bashkë në dush dhe banorët e tjerë filluan t’i ngacmonin disa herë.

“Nuk më interesojnë njerëzit që vdésin”, rrëfimi tronditës kontrabandistit: Do vazhdoj t’i dërgojë në Angli

Kontrabandisti i poshtër i migrantëve thotë “Nuk më interesojnë vdekjet” pasi 27 humbën jetën në trágjedinë e Kanalit.

Një ndërmjetës i një bande emigrantësh është mburrur në mediat angleze se nuk ndjen asnjë faj për dërgimin e njerëzve në rrezik duke u premtuar t’i kalojë në Britaninë e Madhe. Kjo deklaratë ka ardhur dy ditë pasi në kanalin mes Francës dhe Britanisë së Madhe u gjetën 27 trupa të pajetë.

Ndërmjetësi tha se rrjetet e pamëshirshme të trafikimit nuk kujdeseshin për viktimat dhe do të vazhdonin të bënin tregtinë e tyre të ndyrë, pavarësisht rreziqeve të mëdha.

The Sun të dielën u dërgua për të takuar një burrë afgan – i cili e dha emrin e tij vetëm si Bibi – në një kamp në një pyll pranë Dunkirk, në Francën veriore.

Ai u zotua: “Ne do të vazhdojmë të dërgojmë njerëz në Angli, ku ata duan të shkojnë – me anije dhe në mënyra të tjera.
“Njerëzit nuk janë të frikësuar dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që bëjmë. Francezët nuk mund dhe nuk do të na ndalojnë. Unë nuk ndihem fajtor dhe nuk më intereson për atë që po bëj. Vdekjet nuk do të më ndalojnë.” tha tráfikanti Bibi.

Bibi foli të premten për The Sun, dy ditë pasi gra e fëmijët ishin në mesin e të paktën 27 personave që humbën jetën kur gomonia e tyre u përmbys në ujërat mes Francës dhe Anglisë.
Duke folur për rolin e tij, Bibi tha se ai merr emrat dhe vendndodhjet e atyre që duan të udhëtojnë, plus një depozitë për kalimin e tyre që kushton 2500 £.

Njerëzit ishin në kampe të shpërndara rreth zonës në vijën bregdetare të Francës veriore. Më pas ai i prezanton ata me tráfikantët dhe i raporton “shefit”.

Kur e pyetëm nëse mund të takoheshim me këtë shef, Bibi bëri një gjest duke nënkuptuar se ai të pret fytin dhe paralajmëroi se ishte “shumë rrezik”.

Emigrantëve të lidhur në Mbretërinë e Bashkuar u thuhet se do të shkojnë në një “hotel” – por kontrabandistët i çojnë në kampe pranë plazheve franceze, ku ata përpiqen të kalojnë nën errësirë.

Edhe pse autoritetet franceze shkatërruan një kamp prej 1500 emigrantësh në Grande Synthe, afër Dunkirkut dy javë më parë, vendbanime të tjera më të vogla janë krijuar në zonë./abcnews.al/

Shevçenko e nis merkaton me shqiptarë, sytë nga një qendërmbrojtës

Andri Shevçenko shpreson që entuziazmi që ka sjellë te Xhenoa ardhja e tij, të ndihmojë ekipin që të bëjë para në klasifikim dhe të shpëtojë nga zona e ftohtë. Por ai njëkohësisht është i ndërgjegjshëm se do të duhen përforcime në merkato nëse synon që ekipi të mbijetojë në Serinë A. Dhe duket se një qendërmbrojtës shqiptar është kthyer në objektivin e merkatos për të.

Sipas mediave italiane, Shevçenko ka hedhur sytë nga Zvicra, ku ka dërguar përfaqësues të klubit që të ndjekin qendërmbrojtësin Mirlind Kryeziu. Futbollisti po aktivizohet si titullar me Zyrihun dhe ka arritur që të fitojë një vend edhe në radhët e përfaqësueses së Kosovës.

Ish-sulmuesi ukrainas ndjek me vëmendje lojtarin pasi është një qendërmbrojtësit e rrallë që luajnë me këmbën e majtë, si dhe për faktin që kosto e operacionit mund të jetë e ulët edhe në janar, meqë kontrata i përfundon në qershor 2022./ PANORAMASPORT.AL

Temperaturat e ulta në gjithë vendin, Shishtaveci zbardhet nga dëbora

Banorët e Shishtavecit janë zgjauar mëngjesin e kësaj të hëne me dëborë në shtëpitë e tyre. Temperatura e ulta që prej ditësh kanë përfshirë vendin tonë, kanë bërë që në zonat malore të nisin reshjet e dëborës.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, në Shishtavec të Kukësit reshjet kanë qenë me intensitet dhe kanë zbardhur gjithë fshatin. Shtëpitë, rrugët dhe makinat janë zbardhur të gjitha nga bora me trashësi disa centimetra.

Sipas parashikimeve meterologjike, moti i ftohtë dhe me temperatura të ulta do jetë prezent deri në fundjavë. Do ketë reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet mesatar përgjatë vijës bregdetare dhe intensitet të ulët në pjesën tjetër të vendit.

Dëbora do zbresë në lartësin 400-500 metra në veri-verilindje dhe në lartësin mbi 600-700 metra në pjesën tjetër të vendit.

VIDEO/ “Dhe ti je “llapit” këtu me Sarën”, debat i ashpër mes Antonelës dhe Pajtimit: Po ik se..

Një debat i ashpër është zhvilluar në shtëpinë e BBV mes banorëve.

Në debat është përfshirë Antonela, Pajtimi, Sara dhe Einxher. Shkak i debatit është bërë pasi Einxhel pasi kanë folur për Valonin dhe kanë përmendur organin e tij gjenital, ndërsa Pajtmi tha se s’duhet të flasin kështu pasi vëllai i saj mund të jetë duke e dëgjuar.

Ka qenë menjëherë Antonela ajo që i ka dalë në mbrojtje duke thënë se edhe mbesa e saj mund të ketë parë Pajtimin duke u puthur ne Sarën, teksa e ka quajtur “llapim”.

Fjalë kjo që ka nervozuar menjëherë Sarën.

Pjesë nga debati:

Antonela: Edhe më vjen turp me ma shikuar mbesa, ku di unë duke u llapit ti me Sarën. Në mes të krevatit.

Pajtimi: Ej Zot, po ik moj mos ja fut kot. Mos fol pa lidhje.

Antonela: Mos e merr personale

Sara: E para e punës, unë nuk jam llap. Është shumë e shumtuar ajo që the. Dhe puthja është gjëja më e bukur.

Me hapjen e Rrugës së Arbrit, Rama uron shqiptarët për festën e 29 Nëntorit: Gëzuar!

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për festën e 29 Nëntorit, që përkujton 77-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit.

E teksa uron festat Rama me një video njofton edhe se sot është hapur Rruga e Arbrit, pas një pune të gjatë.

“Mirëmëngjes  gëzuar 29 Nëntorin” shkruan Rama në postimin e tij, teksa ndanë videon nga rruga e Arbrit.

Rruga e Arbrit është një aks i rëndësishëm që shkurton kohën e lidhjes së Dibrës me Tiranën, do të lehtësojë transportin e qytetarëve dhe do krijojë më shumë aksesueshmëri për daljen në treg të produkteve të zonës.

Video link

I arrestuar dhe dëbuar, shqiptari s’heq “dorë” nga Londra, vihet në pranga për herë të tretë

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Britanisë, pasi akuzohet për vepra të ndryshme penale.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Hazir Lale, i cili ka qenë edhe më parë disa herë i arrestuar dhe u dënuar.

Ai ka qenë arrestuar në 2016, pasi drejtonte mjetin pa dokumentacion dhe akuzohej për falsifikimin e disa dokumenteve.

Ai u arrestua sërish në Mbretërinë e Bashkuar në shtator 2019 për vepra të krimit të organizuar të imigracionit të kryera në Belgjikë.

Më vonë ai u urdhërua të ekstradohej dhe të kthehej në Belgjikë në vitin 2020, ku u dënua për trafikim njerëzor dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Ai u ekstradua a në Shqipëri në gusht 2020, por arriti të dalë sërish nga Shqipëria dhe të shkonte në Britani. Prej disa muajsh policia ishte në kërkim të tij.

Murinjo zbulon taktikën e veçantë me Kumbullën: Hyri me buzëqeshje për të markuar… portierin

Marash Kumbulla kishte sot mundësinë të luante pak minuta në fund të ndeshjes mes Romës dhe Torinos. Aktivizimi i tij në minuta shtesë të sfidës të Serisë A fillimisht u mendua se ishte thjesht një vonesë kohe nga Murinjo. Por ka qenë vetë trajneri ai i cili ka shpjeguar se e kishte hedhur me një detyrë shumë të qartë e të veçantë në fushë mbrojtësin shqiptar.

Me sa duket, detyra e Kumbullës ishte që në ato minuta, të markonte portierin kundërshtar, Milinkoviç- Saviç, i cili falë shtatlartësisë së tij do të dilte në sulm në momentet e fundit kur do të kishte goditje standarte apo harkime të gjata. Kumbulla, i cili shquhet për një lojë të mirë në ajër, iu duk trajnerit si zgjidhja e këtij problemi.

“Kumbulla hyri në fushë në minutën e 94-t vetëm për të markuar Milinkoviç dhe e bëri me buzëqeshje, Nuk është ndeshja e kthesës, do të ketë gjithmonë humbje gjatë sezonit, ndaj them se nuk është e kthesës. Por është ndeshja e krijimit të një lloj mentaliteti. Më pëlqen të fitoj 4-0, por fitore si këto më pëlqejnë edhe më shumë.

Mendova në fund të ulja në stol Zanilo e Abraham që të pushonin, por pastaj mendova që kisha nevojë që Kumbulla të markonte Milinkoviç, ndaj nuk i ndërrova”, shpjegoi Murinjo detyrën specifike për mbrojtësin kuqezi në ato pak minuta në fushë./PANORAMASPORT.AL