Miqtë “tradhëtojnë” Kreshën, dalin video nga dasma (VIDEO)

MC Kresha do të martohet sot me vajzën që prej kohësh është në një lidhje të cilën e kishte mbajtur fshehur.

Ajo quhet Erzina Shehu dhe është shumë simpatike. Kresha dhe Erzina do mbajnë një ceremoni tejet private me rreth të ngushtë të të ftuarve në një prej restoranteve të Prishtinës.

Edhe pse reperi i kërkoi të ftuarve të mos postojnë video, askush nuk është kursyer.

View this post on Instagram

Momente nga dasma e @tavnikcity 🤗❤ #mckresha

A post shared by Albeu.com (@albeucom) on


Ai dhe nusja duken teksa kërcejnë valle të lumtur dhe të buzëqeshur. /albeu.com/

Martohet Mc Kresha, shikoni videon nga dasma!

Reperi i njohur Mc Kresha, i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar mbrëmjen e sotme me të dashurën e tij, Erzina Shehu, me të cilën kishte kohë në një lidhje, por asnjëherë nuk kanë dalë bashkë publikisht.

Kresha dhe Erzina do mbajnë një ceremoni tejet private me rreth të ngushtë të të ftuarve në Prishtinë. Shikoni më poshtë një moment nga dasma./E.B-dritare.net

View this post on Instagram

Momente nga dasma e Mc Kreshes

A post shared by Dritare.net (@dritare_net) on

VIDEO / Vjen momenti i tij, Seferi shënon golin e parë të karrierës në Superligë

Me në fund Taulant Seferi mund t’i gëzohet golit të tij të parë në karrierë në Superligën zvicerane. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare, sot ka gjetur rrjetën në ndeshjen që Ksamaksi i tij luajti në transfertë përballë Sionit.

I aktivizuar titullar në këtë duel, si sulmues krahu, Seferi gjeti golin e barazimit në minutën e 52-të të sfidës, kur pas një aksioni të shpejtë ai arriti të dërgonte topin në rrjetë me një diagonale të fortë. Ky ishte goli i parë i tij me fanellën e Ksamaks në Superligë dhe i parë në total për të në elitën e futbollit zviceran ku ka luajtur më parë edhe me Jang Bojz.

Në dy edicionet e mëparshme kur ka qenë pjesë e Jang Bojz, ai nuk ka arritur të shënojë asnjëherë dhe me Ksamaks deri tani i ishte afruar shpesh golit, por pa arritur të tundë rrjetën, gjë që e bëri realitet sot. /vipsport.al/

Rama, me vogëlushët që “fluturuan” nga dritarja: Bëhuni të zotë, që të mos ju njohë bota vetëm prej Ronaldos

Kryeministri Rama vizitoi sot familjen e Alesios, 10-vjeçari që u hodh nga dritarja për ti shpëtuar tërmetit.

Sot, familja e tij hyri në shtëpi të re dhe nesër, ai do të kthehet në bankat e shkollës. Kryeministri i siguroi një bursë mujore prej 150 mijë lekësh për të blerë libra dhe sende të tjera që i duhen. Por nuk harroi ti japë një këshillë të vlefshme për jetën.

“Po morët nota të mira vijnë të tjera, po nuk morët nota të mira nuk vijnë. Bëhuni të zotët e vetes që t’ju njohë bota për atë që jeni ju, jo prej Ronaldos”, u shpreh kryeminstri.

Disa ditë më parë, Rama i premtoi Alesios se do ta shoqërojë në ditën e parë të shkollës.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, kryeministri Rama i ktheu buzëqeshjen vogëlushëve Aurel Lala dhe Alesio Cakoni që i mbijetuan lëkundjeve të forta.

Sapo dolën nga spitali, kreu i qeverisë i dërgoi në Romë dhe u siguroi takim me idhujt e futbollit, Ronaldo dhe Bufon. Nga tragjedia e 26 nëntorit, Alesio Cakoni humbi babanë dhe motrën. Ai ia doli të mbijetonte pasi u hodh nga kati i pestë i pallatit për të shpëtuar në momentin që ra tërmeti dhe sot fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.

Dalin detajet nga surprizat e këngëtarëve të huaj në Festivalin e Këngës

Në fillim të dhjetorit, Alketa Vejsiu, drejtuese artistike e “Festivalit të Këngës” zbuloi se gjatë tre netëve do të ngjiten në skenë tre këngëtarë me famë ndërkombëtare: Giusy Ferreri, Mahmood dhe Eleni Foureira.

Sot, Rtsh.al zbuloi detaje të mëtejshme. Mahmood do të performojë natën e parë. Ai përfaqësoi Italinë vjet në Eurovision me këngën “Soldi” dhe u rendit në vendin e dytë. Albumi i tij i parë, “Gioventu bruciata” u publikua në shkurt të këtij viti dhe debutoi në vendin e parë të klasifikimeve italiane. Me shumë mundësi, ai do të performojë dy hitet single, “Soldi” dhe “Barrio.”

Giusy Ferreri do të performojë natën e dytë. Në vitin 2010, ajo konkurroi në Sanremo me “Il mare immenso” për të përfaqësuar Italinë në Eurovision pas 14 vitesh mungesë, por nuk fitoi. Pritet që ajo të performojë hite si “Novembre,” “Non ti scordar mai di me” dhe “Bangkok.”

Ndërsa Eleni Foureira e ka marrë më seriozisht nga gjithë të tjerët performancën në “Festivalin e Këngës,” meqë do të ngjitet në skenë natën finale. Ajo do të shoqërohet nga gjithë stafi i saj dhe në skenë do të kërcejë me të një trupë e madhe balerinësh, me efekte piroteknike dhe surpriza të tjera. Eleni do të performojë për 15 minuta.

“Festivali i Këngës” mbahet më 19, 20 dhe 22 dhjetor.

“Te porti pas meje bëja punë të rënda fizike”, shqiptari rikthehet pas 46 vitesh si miliarder (FOTO)

Zv.kryeministri i Kosovës, njëkohësisht një nga biznesmenët më të suksesshëm në mbarë trojet shqiptare, Behgjet Pacolli ndan një postim të veçantë për miqtë dhe ndjekësit.

Në Facebook, Pacolli ka postuar një fotografi nga porti i Hamburgut në Gjermani, duke rrëfyer se 46 vite më parë aty bënte punë të rënda fizike, për të financuar studimet.

“Ishte ndjenjë emocionuese të gjindem prap në këtë vend, tani në një pozicion krejtësisht tjetër dhe jo më si qytetar i Jugoslavisë por qytetar i Republikës së Kosovës”, shkruan ndër të tjera Pacolli, i cili së fundmi ka financuar ndërtimin e një kompleksi me tre pallate në Thumanë, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorti.

Postimi i plotë:

Ky postim u dedikohet miqve dhe dashamirësve të mi!

Në këtë fotografi shihet porti i Hamburgut, në të cilin para 46 vitesh punoja punë të rënda fizike(trajtimin e anijeve te mallrave) për të financuar studimet e mija.

Ishte ndjenjë emocionuese të gjindem prap në këtë vend, tani në një pozicion krejtësisht tjetër dhe jo më si qytetar i Jugoslavisë por qytetar i Republikës së Kosovës.

Mbrëmë këtu inagurova Konzullaten gjenerale të Republikës së pavarur të Kosovës.

Albërie Hadërgjonaj e thotë hapur: Në shtrat rri …, ja çfarë pëlqej te mashkulli! (Foto)

Albërie Hadërgjonaj ishte e ftuar në “Klanifornia”, ku përpos kënaqi të gjithë publikun me muzikën e saj, këngëtarja iu përgjigj edhe pyetjeve pikante nga Marina.

Marina Vjollca: Çfarë vesh në shtrat?

Albërije Hadërgjonaj: Të jem e sinqertë, se nuk dua të bëj numra dhe as të dukëm se… Një gjë kemi ne problem, shqiptarët në përgjithësi e sidomos ne artistet. Ato në Kosovë, të moshës sime, janë për shembull: “Burri, patjetër. Jo, nuk e di”. Unë s’kam lidhje fare. Unë përjetësisht në mendje do të jem “tralala”. Bëj shaka. Unë jam shumë e drejtpërdrejtë dhe s’dua të vishem.

Marina Vjollca: Nuk vishesh?

Albërije Hadërgjonaj: Jo, fare. Fle qetë e qetë, ohoho, për qejfin tim.

Marina Vjollca: Ashtu duhet.

Albërije Hadërgjonaj: I bëj të gjitha gjërat me shumë dashuri. Jam shumë rehat.

Marina Vjollca: Cila është pjesa e preferuar në trupin e një mashkulli?

Albërije Hadërgjonaj: Uhaa… Çfarë të them? Shih çunat… Po ata e dinë të keqen halla. Flokët.

Marina Vjollca: Flokët vërtetë?

Albërije Hadërgjonaj: Po çfarë flokësh? Flokët po i venë, është gjë që zgjidhet. Por një gjë s’vihet moj motër.

Marina Vjollca: Kjo s’do koment.

Albërije Hadërgjonaj: Flokët shpirti.

‘Më fal, më fal’, incidenti mes Marinës dhe Zerkës në ‘Klanifornia’, moderatorja e merr me sportivitet (VIDEO)

I ftuar dje në ‘Klanifornia’, këngëtari Young Zerka iu dorëzua pyetjeve të Marinës dhe zbuloi detaje të pathëna më parë nga jeta e tij, madje na tregoi edhe lidhjen e tij 5-vjeçare me Ronela Hajatin.

Por si për dreq, teksa po takonte moderatoren bukuroshe dhe pa dashje i hoqi njërin nga vëthët.

Sigurisht që incidete të tilla ndodhin në skenë dhe Marina e ka marrë me shumë sportivitet.

‘Më fal, më fal’, tha Zerka.

‘S’ka fare problem, kjo për syrin e keq’, shtoi Marina.

Momenti: 0:43

U shpall kampion me barkun bosh, Klevisi mezi mban lotët në emision

Tashmë të gjithë e njohin atë. Disa javë më parë bëri bujë në media një deklaratë e “Kampionit të Boksit” Klevis Çelaj i cili mes lotësh rrëfente për vështirësitë ekonomike të familjes së tij dhe se sa pak i vlerësuar ishte ndjerë kur për fitoren shteti e kishte shpërblyer vetëm me 14 mijë lekë.

Nga Luana dhe nga “Shiko kush Luan” ai mori si dhuratë një çantë me vegla për tu stërvitur siç duhet dhe gjithashtu bashkë me Top Channel, një vit abonim në Big Market për tu pajisur me ushqime për të dhe për familjen e tij.

I emocionuar dhe falenderues ndaj çfarë iu përgatit nga emisioni, Klevisi u përpoq të jepte edhe një mesazh për të gjithë duke lexuar një letër që ai vetë e kishte shkruar disa ditë më parë por nga emocionet nuk mundej.

Autorja dhe moderatorja Luana Vjollca e ndihmoi duke ndarë së bashku me të ftuarit emocionet dhe peshën e atij mesazhi.

“Kam tre ditë me një copë letër në dorë që dua ta lexoj…Dua t’i drejtohem shqiptarëve se kërkohet nevoja e shtetit për te garantuar gjërat më të thjeshta, si në rastin tim. Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithëve për mbeshtetjen”, tha ndër të tjera Klevisi.

“S’ka rëndësi nëse je Khabib apo Cristiano!”, kampioni i pathyeshëm ka një këshillë për Ronaldon!

Ronaldo njihet për miqësinë e tij me kampionin e UFC-së, Khabib Nurmagomedov, me këtë të fundit që në një intervistë për “Russia Today”, ka folur edhe për yllin portugez. Rusi ka diskutuar mbi tërheqjen nga sporti, ku ka një këshillë të rëndësishme për CR7.

“Është shumë e vështirë ta lësh diçka që e ke bërë të gjithë jetën. Nuk ka të bëjë nëse ti do të tërhiqesh apo jo, pasi do të vijë një kohë që nëse ti nuk e le sportin, atëherë ai do të lërë ty. Nëse nuk heq dorë në momentin e duhur, do të mbetesh pas, sepse do të vijnë kampionë të tjerë, me të rinj në moshë dhe më të motivuar.

Në fund të karrierës nuk ke të njëjtin motivim dhe të njëjtën uri, siç ke kur e nis diçka. Askush nuk qëndron në majë përgjithmonë. Sa vjeç është Ronaldo? 34? Kur të shkojë 35 vjeç ai përsëri do të ketë të njëjtat aftësi dhe formë fizike. Nuk ka rëndësi nëse je

Cristiano, apo Khabib, dikush do ta marrë vendin më vonë. Këshilla ime për Ronaldon është që të tërhiqet në kohën e duhur, gjë që normalisht vlen edhe për mua.”