E thonë shkencëtarët, këto janë vitet më mira të jetës

Shkencëtarët kanë publikuar një studim interesant në lidhje me vitet më të mira të jetës së njeriut. Sondazhi, i cili përfshiu afro 4,000 njerëz të moshës 25-vjeç e sipër, tregoi ndër të tjera se njerëzit midis moshës 35 dhe 54-vjeç kishin më pak argëtim në përditshmërinë e tyre. Sipas të njëjtit studim, viti më e mirë për martesë është rreth moshës 30-vjeçare, ata që duan fëmijë duhet të merren me të para moshës 32-vjeçare, vendimet financiare merren më së miri rreth moshës 50-vjeçare, dhe viti më i mirë për të përdorur telefon mobil është 12-vjeç, tregojnë studime të shumta. Jay Olshansky, profesor në Universitetin e Illinois në Shkollën e Shëndetit Publik të Çikagos, po eksploron se si të ngadalësojë procesin e plakjes duke ekzaminuar faktorë të ndryshëm, siç është gjenetika e jetëgjatësisë, shkruan ‘The Ëall Street Journal Online’. “Nëse ekziston një pilulë që mund të ndalojë plakjen biologjike, në cilën pikë duhet të merret?”, thotë Olsanski.

Studiuesit si Olshansky kërkojnë të kuptojnë misterin e jetëgjatësisë dhe institucionet që vlerësohen më të mirat për vite dhe pse. Ata matin nivelet e frikës dhe stresit në periudha të ndryshme të jetës, si dhe nivele të kënaqësisë në mosha të caktuara. Një studim zbuloi se vitet më të mira për martesë janë 28-32 vjeç, dhe nëse doni fëmijë, është më mirë, sipas Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, të fillojnë përpara moshës 32-vjeçare. Se ksi është gjithashtu i rëndësishëm, dhe burrat rendisin 47 si vitin më të mirë dhe gratë në moshën 53-vjeçare. Profesori i Psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore, Arthur Stone, se vitet e 70-ta janë të mira për kënaqësinë e jetës, ndryshe nga vitet midis 20 dhe 50 kur shqetësohen për para, punë, fëmijë. Frika dhe stresi fillojnë të bien rreth moshës 50-vjeçare. Njerëzit e moshuar gjithashtu argëtohen më mirë. Njerëzit midis moshës 65 dhe 74-vjeç, ata me përvojë, thonë se kanë më shumë qejf sesa ata në grup-moshat e tjera, sipas hulumtimeve të bëra nga Age Wave dhe Merrill Lynch./ Dritare.net

EKSKLUZIVE/ Ish-legjenda e Chelsea-t nuk i reziston gazetares së sportit, iu jep like fotove (FOTO)

Ish-legjenda e Chelsea-t Michael Essien nuk i ka rezistuar dot fotove të gazetares sportive Qeqa Krelani, shkruan Albeu.com.

Nga një vzhgim i “Albeu Sport” shihet qart ku ish-lojtari afrikan iu ka dhënë like disa fotove të komentatores kosovare por që deri më tani ai ende nuk e ndjek në Instagram atë.

Essien është një nga legjendat e Chelsea-t. Ai së fundmi ka hyrë në formacionin me 11 lojtarët më të mirë të dekadës nga ana e klubit lodinez ku bëjnë pjesë dhe shumë yje të tjerë.

Ndërkohë nuk dihet nse futbollisti i ka shkruar ose jo Qeqës, megjithatë ai me sa duket e ka vlersuar në maksimum atë kjo për faktin që gazetarja shfaqet mjaft aktive në rrjetet sociale. /albeu.com/

Kush është Jori, modelja shqiptare që po mahnit Italinë (FOTO)

Ajo u bë e njohur nëpërmjet programit “Prive” të SportItalias por duket se ka ndërmend të mos largohet kollaj nga vëmendja.

Modelja me origjinë shqiptare, Jori Delli është një personazh shumë i ndjekur dhe i komnetuar në rrjete sociale, pasi nuk kursehet me fotografitë provokuese dhe bujare.

Bukuroshja 23-vjeçare, e rritur në Torino të Italisë, është bërë shpesh pjesë e kopertinave të modës, ndërsa në Instagram vijojnë të shtohen ndjekësit në mënyrë të shpejtë. /albeu.com/

“Dua të të bëj gropën”, ish aktorja e Portokallisë “ironizon” Arbana Osmanin

Mbrëmjen e djeshme (1 shkurt) ishte puntata e parë për këtë sezon e “Klanifronia”. Delinda Disha është prurje e re në televizionin Klan, ajo spikati sezonin e kaluar me disa imitime që shkaktuan shumë bujë në media. Mbrëmë ajo ka zgjedhur të imitojë Arbana Osmanin, por në fakt shumë e kanë cilësuar se nuk po e imitonte por po përpiqej ti ulte figurën.

Ajo bëri një ecje aspak femërore dhe rrinte e kërrysur ndërkohë që bënte “gjasme” i interesonin historitë që trajton në emisionin e saj. Delinda e ka titulluar “Dua të të bëj gropën” dhe në fakt duket se me të vërtetë do ta bëjë këtë nga mënyra se si e trajtonte rubrikën gjithë hipokrizi ose mbase kjo është mënyra që ajo ka zgjdhur të argëtojë publikun.

Stresi tregon sakrificën më të madhe që ka bërë për Keisin

Reperi i njohur Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ka qënë i ftuar në emisionin “E diell”, ku edhe treguar sakrificën më të madhe që ka bërë për dashurinë.

Në fjalën e tij, Stresi ka treguar se ka udhëtuar drejt Kanadasë ku jetonte Keisi pasi vendi nuk i ka të drejtën e një vize. Kështu që ai zgjodhi rrugën ilegale…

“Kam ndryshuar identititet. Se kam thënë kurrë por ikëm në Amerikë në koncert dhe u kthem sërish dhe në i kemi problem vizat. Po kërkoja një vizë për Kanada dhe mu refuzua sepse kisha rekorde kriminale. Takova ca njerëz në Mitrovicë dhe mora identitet francez dhe i hipa avionit,”-tha Stresi.

Dy Shqiptarët ndalin Milanin, Lacio e pamërshirshme ndaj Berishës (Video)

Milani është ndalur me një barazim mbrëmjen e sotme ndaj Veronës së Rrahmanit e Kumbullës, pas pesë fitoresh rresht. Ndeshja ka qenë e ekuilibruar, me kuqezinjtë, që kanë mbajtur më shumë topin, por nuk kanë arritur të marrin fitoren, me Veronën që ka kaluar në avantazh e para me golin e Davide Faraonit. Pas pësimit të golit Milani ka nisur të krijojë volum dhe ka gjetur golin me Hakan Çalhanoglu. Milani tentoi golin e fitores deri në fund, por nuk arriti të marrë fitoren, që e mbante në zonën e Europës.

Nga ana tjetër Lacio vazhdon me formën e saj të mirë dhe ditën e sotme Strakosha me shokë kanë shkatërruar SPAL, që vazhdon me situatën e vështirë dhe rënia nga Serie A afrohet çdo javë e më shumë. Një duel direkt edhe mes portierëve tanë, ku Strakosha triumfoi. Gjithashtu mund të themi se Lacio u tregua e pamëshirshme ndaj një ishi si Berisha. Kaisedo dhe Imobile shënuan nga një dopietë dhe golin e fundit e shënoi Adekanje. Me këtë fitore Lacio ngjitet në vendin e dytë, duke parakaluar Interin.

Ndeshja tjetër mes Atalantës së Gjimshitit dhe Xhenoas ka përfunduar me rezultatin 2-2, ku të gjithë golat u shënuan në 35 minutat e para. Pas kësaj ndeshje Atalanta qëndron në vendin e katërt, e distancuar nga Interi i vendit të tretë dhe me pikë të barabarta me Romën një vend më poshtë.

Video

Takim dhe batuta mes Sinan Idrizit dhe Edi Ramës, kryeministri ngacmon edhe Ribajn: Nxirre nga kriza Flamurtarin

Flamurtari vazhdon të mbajë vendin e fundit në tabelën e renditjes në Superiore, ndërsa objektivi mbijetesë sa vjen e bëhet edhe më i vështirë. Klubi gjendet në një moment shumë të vështirë, që nuk i shkon aspak për shtat historisë dhe emrit që vetë klubi ka.

Ndërkohë administrator i vlonjatëve, Sinan Idrizi, ka pasur një takim me kreun e shtetit të Shqipërisë, Edi Ramës. Sipas asaj që raporton “Supersport” në takim ka qenë i pranishëm edhe futbollisti Andi Ribaj. Gjatë këtij takimi nuk kanë munguar edhe batutat mes tyre, ku madje Edi Rama i ka kërkuar sulmuesit ta nxjerrë Flamurtarin nga kriza në të cilën ndodhet./Sport Ekspres/

‘Fute çelësin poshtë…ca punë, ca llafe’! Rama në Priskë, por nuk hapet dera e shtëpisë së re (Batutat-VIDEO)

Mesditën e sotme, kryeministri Edi Rama ishte në Priskë në shtëpinë e re të familjes Dervishi, pasi e vjetra u dëmtua nga tërmeti i shtatorit. “Ne themi çfarë bëjmë dhe bëjmë çfarë themi, me punë të palodhur, vullnet të palëkundur e durim të madh” tha Rama. Gjatë bisedës nuk munguan edhe batutat, që në momentin e parë teksa me vështirësi u hap dera.

Edi Rama: Fute edhe çelësin poshtë, e kanë mbyllur dy herë.

E zonja e shtëpisë: Ju falenderoj shumë që më bëtë me shtëpi

Erion Veliaj: I kemi miqtë nga Holanda, le të vijnë edhe ata

I zoti i shtëpisë: Jam shumë i kënaqur, se kam qenë për ibret

Erion Veliaj: Shtëpia e vjetër ishte me qerpiç, baltë, sajesë

Edi Rama: Po ishte keq?

I zoti i shtëpisë: Po shumë keq.

Edi Rama: Me notat si jeni?

Fëmijët: Nga nënta e poshtë

Rama: Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë këtë (Të qeshura)

Erion Veliaj: Do i rregullojmë cikë notat

Edi Rama: Nga nënta e lart

Erion Veliaj: Po merr dhjetë për sinqeritetin

Edi Rama: Këta kanë filluar…pse nuk mbajnë për dy muaj. Por ne nuk po rrimë, por janë shumë, mijëra. Duhet me bë, ku do i bëjmë, se jo të gjitha do të bëhen aty ku janë, disa do të afrohen me njëri tjetrin, pastaj studimet gjeologjike, pastaj planet, projektet, pastaj procedura për përzgjedhjen e kompanive. Si qenka kjo punë kështu, thonë dy muaj dhe rrinë në facebook. Është ndarë kjo punë, disa me punë dhe disa me llafe. Kazani i madh, vlon kazani gjithë ditën. Profeti thotë se Allahu kë do më shumë i jep një gocë.

Erion Veliaj: Në këtë fashat paskeni edhe miq nga jashtë, katunarë nga Holanda.

Holandezi: Katër muaj e kemi ndërtuar këtë shtëpi, ka qenë edhe në çadër dhe nuk është ankuar asnjë ditë, shumë familje e mirë, e meritojnë këtë shtëpi.

Erion Veliaj: Fshati është bërë internacional. Me këtë familje mbyllim historinë e shtatorit, më pas fillojmë.

d.ba./b.ha./Shqiptarja.com

Zaimina Vasjari i ka planet e qarta, flet për dasmën dhe zgjerimin e familjes

Vogëlushja e Zaimina Vasjarit, Khloe, ka festuar 2-vjetorin e lindjes në një festë të madhe dhe mjaft të veçantë. Kamerat e ‘Prive’ kanë qenë aty për të zbuluar më shumë detaje nga festa, por sigurisht edhe nga jeta e Vasjarit.

Ajo është shprehur se Khloe është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë, madje edhe kur ka ditë të këqija në jetë, vogëlushja është ajo që ndreq çdo gjë. Zajmina kujton me detaje ditën e lindjes së Khloes, duke e cilësuar si një moment të paharrueshëm. Ajo ka folur edhe për zgjerimin e familjes. “Për momentin nuk kemi asnjë lajm. Khloe i ka dy motra, tani babi Klodi do një vëlla për të. Duam të kemi një familje të madhe”, është shprehur ajo.

Zaimina ka treguar edhe detaje nga martesa që pritet ta realizojë në të ardhmen. Ajo ka zbuluar se e ka çdo gjë në mendje, e ka menduar çdo detaj prej kohësh, dëshiron ta organizojë ceremoninë jashtë, nuk e do aspak tradicionale dhe se tashmë e ka zgjedhur vendin ku do e organizojë, por nuk është akoma e duhur./balkanweb

Marka “Gostivar”, dikur një shitore e vogël sot me produket nga i tërë Ballkani

Krahas shitores së tyre, Osman dhe Muhamet Reshiti tani furnizojnë mbi 400 shitore nëpër Zvicër me produkte të mishit që i prodhojnë në fabrikën e tyre të mishit

Një stendë në oborrin të shitores, vjen një erë e shijshme nga ushqimet e skarës. Radhët janë të gjata për të shijuar hamburgerët.

Të tjerët nxitojnë në market për të bërë pazarin e fundjavës.

Prizreni Tetova, Gostivari, produkte nga të gjitha vendet e Ballkanit. Vend të veçantë kanë zënë produktet nga Kosova.

“Gostivar” është emri i marketit në Rothrist (AG) tashmë i njohur për të gjithë në këtë rrethinë po edhe më larg në Zvicër. Albinfo.ch prezanton Muhamet Reshitin nga Vrapçishti i Gostivarit, i cili për 18 vjet bashkë me babain e tij drejtoi me sukses biznesin familjar “Gostivar” në Rothrist.

Marketi i shqiptarit me rrënjë nga Gostivari frekuentohet nga të gjitha nacionalitetet, e më shumë nga shqiptarët. Dhe kjo është e kuptueshme, pasi që tani në raftet e tij ka me dhjetëra produkte nga Kosova në mesin e mijërave produkteve nga të gjitha vendet e Ballkanit.

Ka më shumë se 20 vite që familja Reshiti nga Vrapcishti ushtron biznesin e vet me tregti me pakicë në Zvicër.

Në Biel/Bienne, babai i Muhametit, Osman Reshiti kishte një shitore të vogël ku punoi deri në vitin 1999, duke e furnizuar në të njëjtën kohë me produkte të mishit, të cilat i ka prodhuar vet.

Tani ata furnizojnë mbi 400 shitore nëpër Zvicër me produkte të mishit që i prodhojnë në fabrikën e tyre të mishit.

Për të bërë të mundur këtë, babë e birë e kshin blerë një mishtore zvicerane, në të cilën do të investonin së shpejti për ta modernizuar me aparatura më moderne të kohës.

Muhameti thotë me krenari se babai i tij ishte njëri ndër shqiptarët e parë në Zvicër që kishte hapur një shitore me produkte nga Ballkani.

Osman Reshiti kishte migruar nga një vend në vendin tjetër: nga Bosnja, Kroacia dhe Gjermania duke përfunduar në vitin 1986 në Zvicër. Osmani kishte trashëguar zanatin e babait në Zvicër. Ata kishin jë qebatore për disa vite dhe në Bosnje.

Me të ardhur në Zvicër ai ishte marrë në filllim me shitblerjen e veturave për të hapur më pas një shitore me produkte nga Ballkani.

Marketi ka marrë emrin “Gostivar” ngase kështu dëshironte Osmani, për të kujtuar qytetin prej nga vijnë ai dhe Muhameti.

Pas disa viteve ata shpërngulen në Rothrist të Aargaut duke zgjeruar biznesin e tyre në marketin “Gostivar”, por edhe duke prodhuar produktet e mishit në fabrikën e tyre në Rothirst.

“Në shitoren tonë vijnë të gjithë, pa marrë parasysh origjinën e tyre ngase i gjejnë të gjitha produktet nga Ballkani, duke përfshirë edhe ato nga Kosova dhe Maqedonia”, thotë 34 vjeçari, i cili jeton në Zvicër nga viti 1986.

“Pasuli i Tetovës” është një nga produktet më të kërkuara nga shitoren “Gostivar”, po edhe turshitë dominojnë në raftet e kësaj shitoreje, tregon Muhameti duke thënë se produktet e tyre janë deri 20-30 për qind më lirë se në vende tjera.

Marketi “Gostivar” tashmë ka një kontratë që të furnizohet me mish hallall për konsumatorët e tij, tregon Muhameti, që është menaxheri këtij biznesi familjar dhe i një fabrike të prodhimit të mishit.

Për Osmanin babain e Muhametit kanë shkruar edhe mediet zvicerane ngase ai ishte i pari që futi në përdorim aparaturat moderne për produktet e mishit. “Për 1 orë makinat tona përpunojnë mbi 400 kilogramë mish duke prodhuar qebapë, suxhuk etj.”, kujton Osmani fillimet në biznes ndërsa thotë se tani ia ka trashëguar biznesin djalit./albinfo.ch