Një “bomber” i ri për Shqipërinë, sulmuesi kuqezi realizon dopietë me Çelsin

Armando Broja po konfirmohet si sulmuesi i ardhshëm i Shqipërisë dhe njëri prej futbllistëve shqiptarë më të talentuar në Europë. Sulmuesi i Çelsit U18 ishte protagonist i fitores në raundin e tretë të FA Cup për të rinjtë duke mundur Hadërsfilfin 3-0 dhe 18-vjeçari Broja realizoi dopietë.

Futbollisti i Shpresave po konfirmohet si njëri prej lojtarëve më të mirë në kategorinë e të rinjve në Angli. Në kampionatin për 18-vjeçarët, Broja ka realizuar plot 9 herë në 9 takime. Edhe fanelën e Shqipërisë, ai ka shënuar stastika mbresëlënëse duke shënuar 3 gola në 2 ballafaqime.

Nëse vazhdon me këto ritme, Broja mund të përgatitet së shpejti për debutimin në futbollin elitar.

Turjan Hysko i thur lavde Marinës: Nuk ka njeri si ajo!

Të shtunën e 5 Tetorit, nisi spektakli i shumëpritur “Klanifornia show” në drejtimin e moderatores Marina Vjollca, e cila i kishte munguar ekranit për dy vite.

Producent i spektaklit është Turjan Hysko, i cili së fundmi ka shprehur publikisht vlerësimin për moderatoren.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në “Ora News”, Turi ka treguar se Marina është një vajzë shumë korrekte dhe po aq e mirë , aq e qetë dhe pozitive sa ç’duket në skenë.

“Unë nuk kam njohur njeri më korrekt dhe më bashkëpunëtor si Marina.

Është vërtetë një vajzë shumë e mirë edhe në prapaskenë, edhe atë qetësinë që reflekton nuk e ka falso, e ka të vërtetë dhe është super e dëgjueshme dhe mbi të gjitha ka një sens humori që publiku nuk ja njihte dhe akoma më shumë do shpërfaqet”, është shprehur ai./albeu.com

“Çfarë po ndodh me Florin? A është i lidhur?” Eneda Tarifa jep përgjigjen që s’na pëlqeu

Eneda Tarifa u shpall fituese e festivalit “Kënga Magjike”, ku konkurroi me një këngë të Flori Mumajesit! E ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora ajo foli gjatë për këngën e saj në “Këngën Magjike”, për kontekstin që mori pas tërmetit të 26 nëntorit dhe për polemikat e shumta që u ngritën.

Duke u veçuar pak nga kënga e Enedës, Sonila Meço e pyeti atë edhe për Florin. “Çfarë po ndodh me Florin?” “A është i lidhur?” apo “Kur do martohet?” ishin pyetje që të gjithë duan të dëgjojnë përgjigjen por këngëtarja u tregua shumë e rezervuar.

“Unë kam një marrëdhënie tepër korrekte me të, është shumë distante për të folur për të tilla gjëra, por di që Flori është një njeri tepër diskret dhe të gjithë energjinë e tij nuk e harxhon nëpër intervista apo panele, por për të bërë dhe për të lënë këngë të mrekullueshme me gjithë paragjykimet që e kanë ndjekur Florin dhe unë gjithmonë i them, të dhëntë jeta fuqi dhe energji për të bërë dhe për të lënë këtë art që bën ti”.

Pra me sa kuptuam, edhe nëse Flori do të ishte në një lidhje romantike, nuk do ta tregonte këtë publikisht!

Eneda tregoi gjithashtu se e ëma e saj ishte skeptike që ajo të fitonte festivalin duke qenë se Flori fitoi një vit më parë.

“E para që kontestoi këtë pjesëmarrje timen ishte ime më. I thashë mami do marr pjesë në “Këngën Magjike” me Florin, e më tha po Flori fitoi vjet dhe s’ke për të marrë çmim me këtë këngë. Harroje çmimin e parë. I thashë nuk më intereson fare, unë do kem një këngë të mrekullueshme nga Flori dhe nuk jam futur fare më këtë mendim”, u shpreh Eneda.

Vajzat lënë kokën pas tij, Blerim Destani zbulon dashurinë e parë (Foto)

Jeta e tij private është komentuar shpesh.

Blerim Destani edhe pse ka një numër të madh fansash në rrjete sociale, aktori nuk është shumë aktiv me postime, duke qenë kështu më i rezervuar sa i përket jetës private.

Por së fundmi ai ka publikuar një imazh mjaft të këndshëm, artisti shihet duke mbajtur me dorë nënën e tij, për të cilën thotë se është dashurie e parë në këtë jetë.

Ndërkoh Blerimi është duke punuar për filmin e ri.

View this post on Instagram

my first love ❤️🤲🏼 #mother

A post shared by Blerim Destani (@blerimdestani) on


“Comeback trail”, një film ky ku ndan skenën me aktorin legjendar Robert de Niro.

Si do ta ndalësh Messin? Ja çfarë thotë Zidane para ‘El Clasicos’

Zinedine Zidane ka folur një ditë para “El Clasicos”.

Kjo ndeshje konsiderohet si shumë e rëndësishme pasi i gjen të dy skuadrat me të njëjtën kuotë pikësh në krye të La Ligas.

Në konferencën për shtyp, Zidane është pyetur se si do ta ndalë Lionel Messin, i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme.

“Është një lojë futbolli, jemi njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë, mund të ketë ndryshime por e dimë me kë po përballemi”, është përgjigjur fillimisht Zidane.

“Ne e dimë se çfarë lojtarë kanë ata, kanë Messin, por edhe ne i kemi “armët” tona. Ne duam të bëjmë një lojë të mirë kundër Barcelonës. Skuadra nuk duhet të përqëndrohem tek individët…”, përfundoi trajneri francez.

Të mërkurën në orën 20:00 Barcelona do të presë në “Camp Nou” skuadrën e Real Madridit në “El Clasicon” e parë për këtë sezon.

Formacionet zyrtare të “El Clasicos” Barcelona-Real Madrid

Mbrëmjen e sotme të gjithë sytë janë drejtuar nga “Camp Nou” aty ku përballen mes njëra-tjetrës dy skuadrat më me histori në Spanjë, Barcelona dhe Reali i Madridit.

I njohur si “El Clasico” i futbollit, ky 9o minutësh vjen në kohën e duhur për dy skuadrat, pasi kryesojnë së bashku klasifikimin e La Liga.

Ndërkaq, janë publikuar edhe formacionet zyrtare të këtij takimi.

Barcelona: Marc-Andre ter Stegen; Nelson Semedo, Gerard Pique, Clement Lenglet, Jordi Alba; Sergi Roberto, Sergio Busquets, Frenkie de Jong; Lionel Messi, Luis Suarez, Antoine Griezmann

Real Madrid: Thibaut Courtois; Dani Carvajal, Raphael Varane, Sergio Ramos, Ferland Mendy; Fede Valverde, Casemiro, Toni Kroos; Isco; Karim Benzema, Gareth Bale

Hakerat ‘Anonymous Albania’ sulmojnë faqet zyrtare të AMA-s dhe AKEP: S’keni të drejtë të ndaloni lirinë e fjalës

Në një kohë kur sot pritet që Kuvendi të miratojë paketën ‘anti-shpifje’ hakerat e njohur ‘Anonymous Albania’ kanë sulmuar faqen zyrtare të AMA-s dhe AKEP. Hakerat kanë deklaruar se kanë bllokuar faqen e AMA, pasi sipas tyre kjo e fundit nuk ka të drejtë të ndalojë lirinë e fjalës.

Ndërkohë Kur kërkon faqen e web-it të AMA-s del një faqe e bardhë më shënimin; “Është arritur Limiti i burimit”, ku më pas shkruhet “Uebsajti është përkohësisht i paarritshëm për t’iu përgjigjur kërkesës suaj pasi tejkaloi kufirin e burimeve. Ju lutemi provoni përsëri më vonë”. Ndërsa në faqen e web-it të AKEP shkruhet: “Duket se nuk e keni lejen për të hyrë në këtë faqe. 403 Gabim. E ndaluar”.

“#Njoftim
Autoriteti Mediave Audiovizive (AMA)
është sulmuar nga ne sepse AMA pretendon se ka të drejtën të mbyllë mediat edhe ti gjobisë ato. por AMA s’ka asnjë të drejtë të bllokoj faqet online në internet apo edhe të gjobisë ato.
AMA s’ka të drejtë të ndaloj lirin e fjalës, sepse shqipëria është një shtet demokratik!
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të tërhiqet nga kjo padrejtësi që po bën qeveria duke kërcënuar gazetarët. Anonymous Albania do të mbrojë lirin e fjalës dhe të drejtat e njeriut në shqipëri. #AnonAlb”, thuhet ne faqen e ‘Anonymous Albania’

Kujtojmë se gazetarët protestuan sot para Kuvendit kundër ligjit të ri që pritet të miratohet për mediat online.

Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare (Foto)

Tashmë nuk jeton më. Ajo ia kushtoi gjithë jetën e saj kukullave dhe në një rol që pati jashtë Teatrit të Kukullave, mbahet mend nga i madh e i vogël.

Mira Minga u nda sot nga jeta, por roli i Kotes është i pav dekshëm në kinematografinë shqiptare, ku me mjeshtëri realizoi figurën e fshtatres ngatërrestare, sherrxhie, thashethemexheshkë e shumë finoke.

Lajmin e hidhur e dha mikesha e saj, aktorja e Teatrit të Kukullave, Shegushe Bebeti e cila ka shkruar edhe disa fjalë prekëse për humbjen e mikeshës së shtrenjtë:

Oh sa dhimbje…oh sa lot…nuk gjej dot fjalë ta përshkruaj…sapo më erdhi lajmi nga Amerika, është ndarë nga jeta mikja ime e shtrenjtë Mira Minga Jupi, aktorja e mrekullueshme e Teatrit të Kukullave, gruaja ideale, nëna e jashtëzakonshme që do t’i mungojë aq shumë familjes.

Mira e talentuar, aq bujare, aq punëtore e zemërbardhë, u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta, e ne nuk kemi mundësi t’i japim lamtumirën e fundit…qofsh e parajsës mikja ime e mirë e dheun e huaj e paç të lehtë.

Do të më mungosh aq shumë e kafenë nuk do ta pimë më bashkë nëpërmjet skype, do të kujtoj gjithmonë me shumë dashuri e dhimbje. Ngushëllime familjes e miqve që të deshën aq shumë“, ishin fjalët e mikeshës së saj Shegushe Bebeti, të cilës hidhërimin ia bën më të rëndë pamundësia për t’i dhënë lamtumirën mikes së saj.

Prej 19 vitesh ajo jetonte në Shtetet e Bashkuara. Mira Minga ose Kotja siç e njohim të gjithë do t’u mungojë familjarëve, kolegëve, miqve, artit, por batutat e saj nuk do të harrohen kurrë.

VIDEO/ Tom Doshit i thyhet karrigia në Kuvend, si reagon deputeti

Teksa në Kuvend po diskutohet paketa anti-shpifje, ndërsa jashtë protestojnë gazetarët, një incident ka ndodhur me Tom Doshin.

Karrigia e deputeti është thyer. Incidenti ndodhi në momentin kur Rudina Hajdari u ngrit në foltore për të replikuar me kryeministrin Rama.

Teksa mori fjalën, Hajdari iu drejtua me këto fjalë Doshit duke mos e ditur se çfarë kishte ndodhur me deputetin: Zoti Doshi, po deshe ulu, ose po deshe dil…Ty thye karrigia?”.

Pas kësaj reagoi, kryeparlamentari Gramoz Ruçi i cili i kërkoi shërbimit të ndërronin karrigen e Doshit.

Më poshtë abcnews.al ju sjell videon e momentin kur Doshi ulet në karrigen e re!

Loredana në lidhje me Bonez MC? Çfarë shkruajnë mediat gjermane (Foto)

Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana ka nisur të përflitet se mund të jetë në hapat e parë të një lidhjeje të re.

Kjo pasi disa postime në Instagram të reperes shqiptare, janë të njëjta me ato të reperit të njohur gjerman, Bonez MC, duke na bërë të dyshojmë se janë bashkë.

Dyshja shfaqej në një makinë super luksoze bashkë, megjithatë Loredana tregoi se mes tyre nuk ka asgjë, ajo thjesht e kishte shoqëruar Bonez në një koncert.

Por, për këto aludime kanë shkruar edhe mediat gjermane, të cilat po e konsiderojnë këtë si një flirt Instagram-i.

Media “Bravo.de” shkruan se fansat tashmë kanë filluar me thashethemet se Bonez mund të jetë i dashuri i radhës për reperen bjonde më të suksesshme të momentit.

“Meqenëse ‘bukuroshja e akullt’ është beqare, kanë nisur thashethemet për një lidhje të mundshme me reperin gjerman Bonez MC. Fansat kanë vënë re disa detaje dhe ata mund të jenë në fillimet e tyre”, shkruan media gjermane.

Kujtojmë se Loredana dhe Mozzik kanë vetëm pak muaj që i kanë dhënë fund martesës së tyre, megjithatë reperi shqiptar në një deklaratë të tij tregoi se ka ende hapësirë për një ribashkim të mundshëm./albeu.com