Hysaj kthehet në të rëndësishëm për Gatuzon, ja nota e Eurosport për shkodranin

Elseid Hysaj duket se ka kaluar periudhën negative të këtij fillim sezoni. Shkodrani me ardhjen në krye të trajnerit Xhenaro Gatuzo, ka fituar vendin e titullarit në skuadër ndërsa paraqitjet e tij kanë lënë të kënaqur ish-teknikun e Milanit. Edhe në mbrëmjen e djeshme, 26-vjeçari ishte titullar teksa Napoli mori fitoren e dytë radhazi teksa mposhti në transfertë me rezultatin 2-4, Sampdorian.

Hysaj ishte autori i një ndeshje të qetë pa shumë impenjime në anët e tij, mirëpo Eurosport e ka vlerësuar me notën 5.5, pasi në momentin që Kualjarela shënoi për Sampdorian, mbrojtësi rrëshqiti duke i dhënë mundësinë italianit të tentonte i qetë kuadratin.

Elseid Hysaj, 5.5-“Rrëshqet tek goli i Kualjarelës, kjo i ul vlerësimin duke marrë një gjysmë note më pak”, shkruhej nga Eurosport për paraqitjen e Hysaj. Megjithatë, e rëndësishme është që Hysaj më në fund ka gjetur vazhdimësinë dhe ka marrë sërish pronësinë e krahut të majtë. /Egi Çabeli-VipSport.al/

Premtoi se do investonte 50 milionë euro në Kosovë nëse fitonte Albini, reagon biznesmeni nga SHBA

Gazmend Gjonbalaj, biznesmeni kosovar në SHBA, kishte deklaruar me anë të një video në 6 tetor 2019 se do të investonte 50 milionë euro nëse Albin Kurti do të fitonte zgjedhjet.

Kurti fitoi, edhe sot u zgjodh kryeministër i Kosovës.

Edhe biznesmeni Gjonbalaj ka reaguar ditën e sotme me anë të një fotoje në rrjetet sociale, duke i uruar qeverisë marrjen e detyrës.

Nëse do ta mbajë ose jo premtimin e bërë, kjo mbetet për tu parë.

Reagimi i biznesmenit:

Videoja e premtimit:

Sot Kryeministër i Kosovës, por çfarë nxënësi ka qenë Albin Kurti? Flasin mësuesit

Albin Kurti është kryeministri i ri i Kosovës, por kur ka qenë i ri ishte një nga nxënësit më të mirë të klasës.

Ai ishte shumë i dashur edhe për mësuesit, të cilët kanë folur duke kujtuar edhe si ishte Kurti i vogël.

Qemaljl Kastrati ishte mësuesi i fizikës, dhe shprehet optimist se ish-nxënësi i tij do të dijë ta udhëheqë vendin.

“Shumë i mirë dhe i dëgjueshëm. Ka qenë shumë i respektueshëm, i drejtë dhe i sinqertë me të gjithë nxënësit dhe mësuesit”, ka thënë ai.

Megjithatë mësues Kastrati ende nuk ia ka falur Kurtit dhunën në Kuvendin e Kosovës.

Drejtoresha e shkollës ‘Naim Frashëri’, ku Kurti u regjistrua në klasën e parë, thotë se i ka pyetur mësuesit që i kanë dhënë mësim atij, dhe të gjitha e kanë përshkruar si një nxënës të zellshëm dhe shembullor.

Albin Kurti e ka shprehur disa herë dashurinë e tij për shkollën, dhe sidomos për mësuesen e tij të parë Nafije Devën, e cila nuk jeton më.

Në deftesën e tij shihet se ai i ka të gjitha 5, e cila është nota më e lartë.

E bujshme/ Sukses i madh! Barcelona e Setien fut Manajn në listë për “Champions League”

Një sukses i radhës për Rei Manajn, që po merr vëmendjen e të gjithëve në Spanjë, madje duke surprizuar edhe vetë tifozët shqiptarë. Kur erdhi te Barcelona B pak kush do ta mendonte se mund t’i jepej hapësira në skuadrën e parë.

Por sulmuesi shqiptar është stërvitur dy herë me trajnerin Setien, përkatësisht para ndeshjes për Kupë me Leganesin dhe para ndeshjes në kampionat me Levanten. Këtë herë një tjetër lajm i madh vjen për futbollistin e Kombëtares.

Sipas asaj që raporton “Marca”, Barcelona ka dorëzuar listën e saj në “Champions League” për vazhdimin e këtij kompeticioni pas kalimit të grupit. Në listën me 25 emra të futbollistëve kryesorë përfshihet edhe sulmuesi Rei Manaj.

Kjo zgjedhje është e detyruar për dy kushte. Fillimisht lojtari shqiptar është i vetmi “9” që i ka mbetur katalanasve, ndërsa arsyeja e dytë është se Barcelona dhe çdo skuadër tjetër duhet të dorëzojë dy lista, A dhe B.

Tek A-ja janë të gjithë lojtarët kryesorë, ndërsa te B duhet të jenë lojtarët e akademisë nën U-21 vjeç dhe kanë të paktën tre vite në klub. Kjo e ka kapërcyer Manajn menjëherë në pjesën kryesore, ndërsa sipas rregullave të UEFA-s, lista B mund të ndryshohet deri në 1 ditë para ndeshjes. /Sport Ekspres/

Talent problematik, Barcelona merr në mbrojtje Manajn me prova për t’i hequr dënimin

Rei Manaj ka kaluar një fundjavë shumë të çuditshme në klubin e Barcelonës. Fillimisht ishte stërvitja me ekipin e parë të katalanasve të shtunën e më pas, gjatë të dielës, ai ishte në fushën e lojës për të dhënë kontributin e tij me një gol me ekipin B. Por ajo paraqitje u mbyll shpejt, pas vetëm 45 minutash, pasi ai u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhave.

Sulmuesi njihet për karakterin e tij pak problematik, por te Barcelona e mendojnë ndryshe dhe besojnë se në këtë rast Manajt i është rënë në qafë nga gjyqtari. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se katalanasit janë paraqitur në zyrat e Federatës me pamjet filmike që tregojnë se sidomos në rastin e të dytit. Manaj as nuk ka pasur si qëllim që të godasë kundërshtarin.

Të dy kartonët e verdhë janë për goditje në fytyrë të kundërshtarit, sipas protokollit zyrtar të përpiluar nga gjyqtari. Por klubi katalanas i ka kontestuar të dyja e me të dytën pretendon se është absurde, pasi nuk ka asnjë lloj kontakti të vullnetshëm për të prekur rivalin e tij. Nëse anulohet kartoni i dytë i verdhë, Manaj do të jetë në gjendje të luajë këtë fundjave përballë Vijareal B, një ndeshje e rëndësishme për ekipin e dytë të Barcelonës që kërkon ngjitjen në La Liga 2. /vipsport.al/

Ermal Mamaqi rrëfen sekretet: Momenti më i sikletshëm ishte kur putha në buzë babain e …

Traditat dhe zakonet tropojane, një baba hijerëndë tipik i asaj zone, film që thyen traditat dhe ndërthur zakonet e krahinave të ndryshme. Krijimi i ri i Ermal Mamaqi, filmi “ I love Tropoja”, ku përmes skenave komike dhe personazheve përcjell te publiku familjen tipike tropojane. Jeta e një djalë të ri, që ndryshon kur bëhet pjesë e kësaj familjeje.

Protagonisti kryesor i filmit, Ermal Mamaqi, ndau me ne momentin më emocionues dhe më të sikletshëm që ka përjetuar gjatë xhirimeve. “Situata e sikletshme ishte puthja në buzë me Brunon, babain e nuses për t’i vërtetuar se ai është g.ay. Momenti më i bukur ishte kur djali im, Joel, thotë titullin e filmit”, tregon Ermali për “News24”.

Suksese të mëdha, ja kush do të jetë shenja më me fat në shkurt sipas Meri Shehut

Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek me e favorizuara sipas Meri Shehut:

Dashi-Do marrin një hov dhe pozitivitet shumë të madh nga data 7 e tutje dhe planet e tyre deri në datën 9 do jenë të mira. Deri në datën 17 duhet ta shfrytëzojnë mirë, sepse fundi i muajit gjithë hovi dhe njohjet e reja dhe flirtuese mund të shkaktojnë tradhti dhe probleme ekonomike. Do shpenzojnë shumë dhe do tradhtojnë shumë dhe do futen në ujëra të panjohura.

Bricjapi-Do shikojnë çdo gjë nga ana praktike dhe nuk mjaftohen me energjinë pozitive të universit. Gjithçka e shohin me thelbin e qëllimit. Disa çështje familjare ose njohje do fillojnë të japin disa goditje në fund të Shkurtit, ku nuk do rezultojnë të qëndrueshme dhe të qeta. Gjithashtu parashikohen dhe goditje ekonomike.

Gaforrja-Do pretendojnë shumë karrierë, shumë hov dhe shumë ngritje. Do ta marrin deri diku këtë pushtet dhe publicitet të tyre dhe do bëhen më publik, por e gjithë kjo mund të ketë një lloj prapaskene, pasigurie dhe shpenzimi pas datës 23. Pas datës 17, disa projekte që lidhen me ligjin, me udhëtimet mund të vonohen, ose do rishikohen duke penguar planet e tyre në përgjithësi.

Luani-Janë të favorizuar në jetën personale, ndikimeve dhe vendimeve të rëndësishme që do marrin, sepse kanë një hënë të plotë në shenjën e tyre. Por disa kundërshtime në çështjen ekonomike dhe disa brenga personale do jenë të pranishme gjatë Shkurtit për ta dhe kjo do ndihet më shumë pas datës 17. Një çështje e rëndësishme pune do ketë disa ngatërresa nga data 17 dhe duhet të keni kujdes. Megjithatë një punë e re vjen në vëmendjen e tyre dhe duhet ta shikojnë me kujdes pas datës 23.

Peshorja-Janë në një pozicion të këndshëm, harmonik. Do merren me çështje familjare, njohje, investime, projekte dhe gjithashtu një çështje e rëndësishme pronësie mund të dalë në pah dhe të bëhet pjesë e një trashëgimie, që ata presin në këtë periudhë. Data 20 do jetë shumë e mirë për ta. Mbas datës 23 duhet të kenë kujdes me kë takohen dhe çfarë vendimesh marrin. Këtë muaj do ketë dhe tradhti.

Binjakët-Janë ngritur në pozicion dhe duhet të ndihen optimistë sepse do marrin lajme shumë të mira nga takime shumë të rëndësishme. Mbas datës 23 do iu ofrohet edhe një pozicion i ri pune, por fundi i muajit do jetë pak i pabesë, pak i ngatërruar, pak me shpenzime dhe takime të fshehta. Duhet të keni kujdes nga skandalet personale.

Peshqit-Shumë pengesa ose marrëdhënie të komplikuara për ta, do fillojnë të sqarohen pas datës 23. Çështjet pas kësaj date do merren me ngadalë sepse do fillojnë shpenzimet dhe pasiguritë. Megjithatë marrëdhëniet do jenë pozitive edhe gjatë fillimit të muajit Shkurt. Duhen shfrytëzuar ditët e para të muajit për biznes, marrëdhënie, bashkëpunime dhe kontakte të rëndësishme. Shikoni dhe mundësi për punë jashtë vendit.

Virgjëresha-Do keni gjithë javën e parë të Shkurtit në dispozicionin tuaj, për të bërë bashkëpunime konkrete, reale dhe të mira. Kjo do jetë mirë nëse do arrihet sepse në të kundërt do jeni disi të mbyllur dhe melankolikë. Nga data 9 ose 10 jeni më të vëmendshëm dhe data 20 do jetë mjaft pozitive. Data 29 është data për një bashkëpunim konkret dhe të rëndësishëm

Akrepi-Do jetë një muaj erotik dhe muaji i dashurisë së madhe për ta. Parashikohet një punë e rëndësishme. Nga data 7 fillon një qetësim në jetën e përditshme, do merreni me veten, look-un, por edhe investime në lidhje me disa situata konkrete në punë. Vlerësimi në punë do jetë maksimal dhe i gjithë muaji do jetë pozitiv për ta.

Ujori-Do kenë një lidhje të re, një martesë, një mundësi ose kërkesë për bashkëpunim të fuqishëm. Por ngritja e tyre ekonomike do jetë e rëndësishme në 7 ditët e para të muajit dhe do jenë jashtë mase në një optimizëm të mirë. Por pas datës 17 mund të kenë disa paqartësi dhe probleme ekonomike që do qetësohen gradualisht gjatë muajit Mars.

Shigjetari-Do kenë një lidhje të re, shtëpi të re, mundësi të reja. Kjo do jetë një periudhë e mirë në jetën e tyre. Por vendimet e mëdha nuk duhet të merren pas datës 17, për të evituar problemet familjare ose ato në biznes. Njohje me njerëz që janë jashtë, por edhe takime me njerëz të largët. Data 29 do jetë shumë e mirë për mundësi takimi dhe bashkëpunimi të rëndësishëm.

Demi-Duhet ta shijojnë muajin Shkurt se do merren vendime të rëndësishme, të qëndrueshme, plane konkrete, ekonomi shumë e mirë. Pas datë 7 duhet të bëni plane dhe strategji të fshehta për të patur një sukses të konsiderueshëm. Një çështje e rëndësishme karriere do dalë në pah gjatë kësaj periudhe. Mbas datës 23 vjen një periudhë e mirë dhe pozitive që do u japë shanset për mundësi dhe fillime të reja.

Kush janë tre mjeket italiane që arritën të izolojnë koronavirusin

Mjeket që punojnë me viruset nuk pëlqejnë ta gjejnë veten në qendër të vëmendjes, edhe pse atë që kanë bërë ato, vetëm pak njerëz janë të aftë ta bëjnë.

Maria Rosaria Capobianchi, 67 vjeçe është koordinatorja e ekipit që ka gjetur agjentin infektiv përgjegjës për koronavirusi.

“Kur e pamë në mikroskop dhe kuptuam që ishte ai, kërcyem të gjitha nga gëzimi”, thonë Francesca Colavita dhe Concetta Castilleti, pjesë e mjekeve në laboratorin e sigurisë maksimale ‘Spallazani BL3’, ku u zbulua mikroorganizmi i importuar nga Kina.

2019CoV, marrë nga gjaku i pacientit kinez që ndodhej akoma në spital, filloi të shumohet shpejt dhe doli i aftë të sulmojë qelizat e dëmtuara, duke ndryshuar formën e tyre. Kjo ishte një dëshmi se kjo ishte ai që ato kërkonin.

Maria Rosaria ka 20 vjet që administron laboratorin e virologjisë së institutit kombëtar për sëmundjet infektive.

E diplomuar në gjenetikë njerëzore,e specializuar në virologji ajo vendosi të transferohet në Romë për të realizuar ëndërrat e saj, por edhe të ndjekë njeriun me të cilin u martua në vitet ’80 dhe ka dy fëmijë.

Por kush janë mjeket e tjera që zbuluan mikroorganizmin që izoluan koronavirusin?

Francesca Colavita është mjekja më e re, 30 vjeçe, me origjinë nga Campobasso.

Ajo ka një kontratë me laboratorin që skadon në nëntor të vitit 2021.
Gjatë epidemisë Ebola, ajo u largua disa herë për në Liberi dhe Sierra Leone. Për izolimin e virusit ajo u shpreh se ishte më e lehtë seç pritej.

Concetta Castilleti, 56 vjeçe, nga Ragusa është nëna e dy fëmijëve. Ajo ka hob basketbollin dhe menzxhon një klub romak me ekip në serinë B dhe C. Ajo ka kryer studime edhe për SARS, Ebolën, pandeminë e H1N1 dhe Zikën.

Dobra është super, shënon për Ipsuiç U23 dhe i jep sinjal trajnerit të ekipit të parë

Armando Dobra ka arritur të shënojë ditën e sotme me ekipin U23 të Ipsuiç. 18-vjeçari ka arritur të shënojë në minutën e 31, duke ngushtuar avantazhin e dyfishtë të kundërshtarëve. Ekipi i Ipsuiç ka arritur ta barazojë ndeshjen në pjesën e dytë dhe rezultati 2-2 ka mbetur deri në fund të ndeshjes.

Talenti po tregon cilësi shumë të mira dhe i jep sinjale të forta trajnerit të ekipit të parë për ta bërë pjesë të pandashme të ekipit. Dobra është grumbulluar edhe në ekipin e parë, por akoma nuk ka arritur të zyrtarizohet si lojtar i tyre.

Dobra është pjesë e kombëtares U19 të Shqipërisë, ku është aktivizuar në disa ndeshje. Ai shihet si një talent shumë premtues dhe nëse bëhet pjesë e ekipit të parë të Ipsuiç dhe dhuron paraqitje shumë të mira këtë sezon, nuk është shumë larg debutimi me kombëtaren U21 e më pas në atë të parë. /vipsport/

Mos harroni çadrat! Priten shtrëngata, ky është parashikimi i motit për nesër

Nesër (e martë, dt. 04) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa të dobëta në qarqet e tjera.

Në qarqet Shkodër dhe Kukës, reshjet do të arrijnë lokalisht deri intensive, ndërsa në qarkun Lezhë deri mesatare.

Reshjet në qarqet veriore do të shoqërohen me shtrëngata, dhe në verilindje të vendit ato do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 17 °C
në vendet e ulëta: 7 / 17 °C
në vendet malore: 2 / 13 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt.03) era do të fryjë e lehtë deri mesatare. Nesër (e martë, dt.04) era do të fortësohet gradualisht, sidomos në bregdet dhe në terrenet malore veriore, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 50km/orë.