Arbana bën dedikimin prekës ndaj mamasë për Shën Valentin: Më çmend shpesh, por mam dua vetëm që një ditë…(Foto)

Moderatorja Arbana Osmani na ka prekur sot me dedikimin ndaj mamasë në ditën e saj të lindjes.

Postimi i Arbana Osmanit.

“Gëzuar ditëlindjen Tutës time të bukur. Ti sjell kaq shumë lumturi. Edhe pse ndonjëherë(shpesh)më çmend. Ti je shoqja ime e ngushtë. E gatshme për të pirë verë(të cilën e urren)në darka speciale. Gjithmonë në një linjë me modën. Dhe ëmbëlsirat. Të dua. Dhe uroj që një ditë, Joni të më dojë, sa gjysmën e asaj që të dua unë,”- shkruan Arbana Osmani në profilin e saj në rrjete sociale.

Si në parajsë! Elvana Gjata “çmend” rrjetin me fotot nga Islanda

Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, prej disa ditësh ndodhet në Islandë. Gjatë gjithë kohës, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj vendet mahnitëse që dhe përrallore që ka vizituar.

Së fundmi ajo ka çmendur ‘Instagram-in’ me disa foto nga ‘Laguna Blu’ në Islandë. Këngëtarja ka lënë fotot të flasin vetë, ndërsa kolegët e fansat e saj janë çmendur nga këto poza, duke e komplimentuar pafund Elvanën.

Ajo ende nuk e ka treguar titullin e projektit të saj të fundit dhe s’ka bërë të ditur asnjë datë publikimi.

View this post on Instagram

🥶

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Sarri merr në ekipin e parë sulmuesin e Kombëtares shqiptare

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Xhiakomo Vrioni u transferua në merkaton e janarit nga radhët e Çitadelës në Serinë B drejt Juventusit.

21-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit të skuadrës U23 që militon në Serinë C ndërkohë që ditën e sotme shqiptari është stërvitur me ekipin e parë.

Vrioni ka ndarë me ndjekësit e tij një foto me mbrojtësin Xhorxho Kielini gjatë një dyluftimi në stërvitje. Kjo është hera e parë që Vrioni grumbullohet me ekipin e parë që pa transferimit te Juventusi.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor, dorëzohet kërkesa për referendum në KQZ

12 aktivistë të shoqërisë civile i janë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë autorizim për të zhvilluar një referendum për sistemin zgjedhor. Kristaq Kume dhe Brizida Gjikondi, dy prej nismëtarëve shpjegojnë për ABC News se pse ky sistem zgjedhor nuk përfaqëson qytetarët, por forcon kryetarët e partive.

“Ky sistem nuk arrin të barazojë fuqinë e votës në konvertimin në mandate deputetësh”,-thotë Kume.

“Për të nxjerrë një deputet në qarkun e Kukësit duhen 14 mijë vota, ndërsa për një deputet në qarkun e Vlorës duhen 9 mijë vota”,-shpjegon Brizida Gjikondi.

Qytetarët nuk pyeten se cilin sistem do të preferojnë, por a janë dakord se aktuali duhet të ndryshojë.

“Ne shfrytëzuam një hapësirë, edhe pse ajo është shumë pesimiste, referendumin. T’i shkojmë deri në fund kësaj hapësire për t’i pyetur ne shqiptarët nëse janë dakord me këtë sistem zgjedhor aktual ose jo, meqë këtë pyetje nuk po e ushtron kjo klasë politike, e cila nuk po i përfill”,-tha Gjikondi.

Nga ana tjetër, Kristaq Kume sqaron: “Nuk është një referendum kushtetues, sepse ne nuk kërkojmë që populli të shprehet për amendim të Kushtetutës. Ne kërkojmë që populli të shprehet nëse është dakord ose jo që të bëhet ky ndryshim në Kushtetutë, dhe pastaj për tu bërë një ndryshim në Kushtetutë është tjetër rrugë”.

Në këto kushte, nëse referendumi do të zhvillohet, do të ishte sërish në dorë të politikët të merrte ose jo në konsideratë rezultatet.

“Nuk vendos ndryshimin që duhet bërë në Kushtetutë, por vendos që klasa politike duhet të trajtojë ndryshimin, duke e kanalizuar atë”,-thotë ish kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë një mbledhje për të vendosur nëse do tu japë apo jo nismëtarëve formularët tip për të mbledhur firmat.

“KQZ kontrollon nga ana formale kërkesën: a janë ëta 12 nismëtare zgjedhës? A ka kërkesa ndonjë qëndrim të shprehur të komisionit nismëtar për çështjen në fjalë apo jo? A është kjo një kërkesë për ndryshimin e një ligji, për shfuqizimin e një ligji aktual apo është kërkesë për një çështje të një rëndësie të veçantë ”,-tha Bledar Skënderi, anëtar i KQZ-së gjatë një interviste për ABC News.

Nëse KQZ ndez dritën jeshile, nismëtarët duhet të mbledhin 50 mijë firma dhe komisioni verifikon vërtetësinë e tyre. Më tej panorama duket pesimiste, pasi në lojë futet Gjykata Kushtetuese.

“KQZ-ja njofton njëkohësisht Presidentin e Republikës dhe Gjykatën Kushtetuese, e cila brenda 60 ditëve duhet të shprehet me një vendim nëse referendumi është i ligjshëm apo jo,”-sqaron Bledar Skënderi.

Vështirësitë për t’ia dalë i njohin dhe vetë nismëtarët.

“Referendumet në thelb janë të pabëshëm, dhe janë qëllimisht të tillë, dhe janë me dashje, që shqiptarët të mos marrin pjesë askund”,-thotë Brizida Gjikondi.

Në Shqipëri janë zhvilluar tre referendume, 1994, 1997 dhe 1998, dy për Kushtetutën dhe një për sistemin republikë apo monarki./abcnews.al

Gati të realizojë ëndrrën e madhe, Manaj grumbullohet sërish nga Barcelona

Rey Manaj është shumë pranë realizimit të ëndrrës së tij të madhe: të luajë me skuadrën e parë të Barcelonës në krah të Lionel Messi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është grumbulluar nga trajneri Kike Setien për ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Getafe.

Rei Manaj është përfshirë në listën me 18 lojtarë, që katalunjasit do të kenë në dispozicion për këtë sfidë, çka do të thotë se minimalisht ai do të jetë në pankinën e “Camp Nou”. Por shnaset e Manaj për të debutuar me skuadrën e parë janë rritur ndjeshëm, pasi Barcelona është në emergjencë totale në sul. Sulmuesi u transferua në janar te skuadra B e klubit “blaugrana”, ndërsa më parë ishte grumbulluar nga Setien edhe për Kupën e Mbretit.
(balkanweb)

SHBA ‘çmendet’ nga thashethemi i fundit/ Zbulohet i dashuri i Melanie Trump

Një thashethem rozë ka ‘tronditur’ ditët e fundit SHBA. Mediat kanë publikuar lajmin se Melanie Trump ka një lidhje me një person tjetër dhe Trump e di këtë fakt dhe nuk e shqetëson aspak. Pasi Trump fitoi zgjedhjet në 2016-tën, Melania nuk u zhvendos menjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Asokohe, ajo zgjodhi të qëndronte në Nju Jork derisa djali i tyre, Barron, të mbaronte shkollën.

Shkrimtarja Monica Byrne pretendon se në fakt Zonja e Parë nuk u zhvendos për shkak të marrëdhënies që ajo ka me shefin e sigurisë së filialit të Tiffany, që e ka qendrën në Kullën Trump. Ai quhet Hank Siemers. “Melania nuk jetonte me Trumpin, ajo po qëndronte me të dashurin e saj”, ka shkruar në Twitter Noel Casler, ish i punësuar i “The Apprentice.”

E mbështetur në supin e Markut, Rudina Dembacaj uron Shën Valentinin

Muaj më parë Rudina Dembacaj bëri publik lajmin e lidhjes së saj të dashurisë me Mark Frrokun.

Aktorja e humorit pohoi se ishte shumë e dashuruar, ndërsa e ftuar tek Rudina tregoi se gëzon një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e Markut dhe se shpesh përpiqet t’i bëjë të qeshin.

Dhe ditën e sotme për Shën Valentin nuk ka munguar një urim nga Rudina.

Aktorja shfaqet e mbeshtetur në supin e Markut dhe sytë i shkëlqejnë nga dashuria.

‘Gëzuar Shën Valentinin’ shkruan krahas fotos romantike.

Horoskopi i Shën Valentinit sipas Meri Shehut: Kjo shenjë do ta ketë perfekte ditën e dashurisë

Dashi- Afërdita planeti i dashurisë ndodhet në shenjën tuaj. Keni nevojë të shpreheni dhe të jeni në një lidhje dashurie. Kjo ditë ju favorizon në takime romantike flirte dhe njohje të reja. Demi- Dashuria për ju kalon nga stomaku. Kjo ditë do ju kujtoj kush ju ka plotësuar fizikisht dhe materialisht. Do kujtoni e do kujtoni .Mundet të keni edhe një lidhje të fshehtë apo ndjenjë platonike. Binjaket- Kjo ditë do jetë e bukur për ju pasi do jeni në një ambient ku do flirtoni vazhdimisht. Një person nga shoqëria juaj mund t’ju propozoj një takim romantik. Gaforrja- Për ju dita e dashurisë do jetë e vlefshme nëse vërtetë do merrni një propozim konkret për fejese apo martesë. Por edhe një publicitet për ju do ta vlerësoni si dashuri për punën tuaj

Luani- Dita e dashurisë do jetë perfekte për ju duke ju hapur mundësinë e udhëtimeve dhe kontakteve me njerëz që jetojnë larg po që i njihni në udhëtim. Virgjëresha- Dita e dashurisë për ju do jete një apologji shpirtërore duke ju bërë të vlerësoni në detaj kush ja vlen e kush jo. Nuk do i thoshit jo një momenti joshësh seksual. Peshorja- Dita e dashurisë për ju do ju gjej në antagonizëm me partnerin në çift. Do ndjeheni pak të paplotësuar por nëse toleroni do shijoni shumë

Akrepi- Për ju dita e dashurisë do jetë një ditë e gëzueshme duke lëvizur poshtë e lartë e duke flirtuar. Shigjetari- Ju do ta shijoni shumë ditën e dashurisë ,sidomos femrat në shenjën tuaj që do gjejnë një partner në shenjën e Dashit. Bricjapi- Do jeni me familjarët e mundshëm në ditën e dashurisë duke krijuar një ambient romantik në shtëpinë tuaj për partneret apo të dashurit. Ujori- Dita e dashurisë do ju bëje të papërballueshëm me mesazhet dhe mënyrën tuaj të prezencës apo komunikimit. Do flirtoni në rrjetet sociale ,udhëtime apo me telefonata. Peshqit- Dita e dashurisë për ju do ketë edhe një inspirim për një ngritje në detyrë apo karrierë duke treguar anën tuaj të fortë joshëse. Mund t’ju flirtoj punëdhënësi apo eprori juaj./Meri Shehu

Emërohet drejtori i ri i Teatrit të Kukullave, ‘Mjeshtri i Madh’ Agim Bajko zë vendin e Erion Isait

Aktori i njohur Agim Bajko emërohet drejtor i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave.

Bajko emërohet në krye Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave pas lirimit nga detyra të Erion Isait, me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kujtojmë se Isai është liruar nga detyra që mbante pasi shpalli kandidaturën për kryebashkiak i Kolonjës ku rezultoi dhe fitues.

Agim Bajko është një ndër aktorët më të spikatur komik. Nivelet më ta larta i mberriti kryesisht ne komedi të plota, në skeçe të gjata, ku mundesia per t’i vizatuar figurat më ne thellesi e plotesi ishte me e madhe.

Ndër rolet e tij më të veçanta janë: Don Kishoti ne inskenimin e pjesshëm te romanit homonim te Servantesit (1982), dhëndri i dytë te komedia Tri dhënduret e Djonis Bubanit* (1987), profesori i filozofisë te komedia Borgjezi fisnik e Molierit (1989). Ka qenë po ashtu i suksesshëm në disa filma e telefilma si: Dy herë mat 1986, Edhe kështu, edhe ashtu, në vitin 1989.

Ai është humorist në disa emisione e rubrika kulturore televizive, por me emisionin humoristik “ By-pass” ka zënë vend të mirë në treg duke vënë në jetë talentin e tij prej humoristi dhe gazetari. Per kontributin e tij në medien televizive Bajko është vlerësuar me çmimin “PERSONAZHI I VITIT” me 2009 nga Vleresimi vjetor radio Televiziv. Gjithashtu, me 2012 është nderuar nga ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi me titullin “MJESHTER I MADH”.

Forma fantastike, Reja gjen shpëtim me “tre muskutierët”. Ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja

Edi Reja erdhi në Kombëtare me idenë që t’i bëjë kuqezinjtë të luajnë me sistemin 3-5- 2. Shumë herë, episodet, gabimet, pasiguria në prapavijë apo edhe tiparet e lojtarëve të caktuar kanë krijuar shpesh debate dhe diskutime nëse është apo jo i duhuri për këtë kontingjent aktual.

Mirëpo, sa më shumë ndeshje zhvilloheshin në kualifikueset e europianit që lamë pas, trajneri merrte konfirmimin se skema 3-5-2 është e duhura, qoftë në mbrojtje apo edhe në sulm. Si për t’ia bërë gjithçka më të thjeshtë, trajneri i Kombëtares po sheh që t’i perfeksionohen 3 shtyllat e mbrojtjes.

Seria A Marash Kumbulla dhe Berat Gjimshiti po shkëlqejnë në Serinë A. Mbrojtësi i Veronës, në edicionin e tij të parë në elitën e futbollit italian ka dhënë prova përballë të gjitha ekipeve në 17 ndeshjet ku është aktivizuar. I saktë, i përqendruar, i vendosur në prapavijë dhe shumë i aftë për sistemin me 3 mbrojtës.

Madje, kërcënues edhe në sulm në momentet e goditjeve nga këndi. 20- vjeçari, 190 centimetra i gjatë, është shumë i saktë në pozicionet majtas dhe djathtas në prapavijë përkrah Rrahmanit dhe Ginter (në qendër). Berat Gjimshiti është një tjetër garanci për prapavijën, teksa me Atalantën dhe Gasperinin është bërë “mjeshtër” i prapavijës me 3. Shpesh në qendër të këtij sistemi, qendërmbrojtësi 26- vjeçar, 190 centimetra i gjatë, merr iniciativën për të luajtur gjithmonë topin e parë.

Tek Atalanta, është lojtari me mesataren më të lartë të kilometrave të përshkruara. Kroaci Plotësuesi më i mirë i “tre musketierëve” të Rejas, është Ardian Ismajli. Qendërmbrojtësi 23-vjeçar, 185 centimetra i gjatë, është “ministri i mbrojtjes” te Hajduk Spliti i Igor Tudorit. Edhe ky i fundit, në skemën e tij të aplikuar në Kroaci, përzgjedh të luajë me 3 qendërmbrojtës në prapavijë. ”

Muri” me tre Reja, jo vetëm që ka ngritur tashmë një mur në prapavijë me tre lojtarët që janë 185, 190 dhe 190 centimetra të gjatë, por ka fatin që të tre këta futbollistë po shkëlqejnë me këtë sistem loje. Në edicionin e ri kualifikues për botërorin, duket se Edi Reja do të ketë mbrojtjen si armën më të fortë, me “tre musketierët” perfektë në sistemin 3-5-2, të gjatë, të aftë në lojën me këmbë dhe goditës në goditjet standarde (Edhe Gjimshiti ka shënuar një gol në Serinë A, njësoj si Kumbulla).

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL