Loredana na prezanton me mashkullin që ia mori zemrën

Loredana Zefi është reperja e njohur kosovare, e cila u bë e njohur edhe si gruaja e Mozzikut. Ajo po vazhdon të sjellë këngë të cilat po pëlqehen shumë nga publiku.

Para pak kohësh, ata i dhanë fund martesës së tyre. E sonte në Instagramin e saj, ajo ka publikuar foton e një mashkulli tjetër, të shoqëruar me një zemër të kuqe. A thua është ky mashkulli që i mori zemrën Loredanës!?

Loredana me heret ka qene e lidhur me Mozzik dhe ka nje vajze me te.

Çunat amerikanë apo shqiptarë? Prezantuesja s*e.ksi tregon si e kanë ngacmuar dhe me kë do martohej

Lei Kraja është padyshim një nga prezantueset më të bukura të ekranit dhe ndër më të komentuarat në media. Ajo mori famë të menjëhershme pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara atje ku është rritur dhe është shpallur Miss.

E ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, ajo ka folur për historinë dhe eksperiencën e saj në Amerikë.

Ndër të tjera ajo ka folur rreth cunave amerikanë dhe shqiptarë dhe se si ata afrohen kur duan që një femër ta ngacmojnë.

“Shqiptarët kujdesen më shumë për femrat. Edhe nga ana ekonomike i dinë detajet, ndërsa amerikanët janë më të drejtpër drejtë”, është shprehur prezantuesja s.e.ksi.

E pyetur nga Jonida Shehu nëse do dëshironte të martohej me një amerikan apo me një shqiptar, Lei është shprehur që kjo varet nga njeriu, por do dëshironte që të ishte shqiptar.

“Më hodhi gurin në sy, kërciti…”. Aktori i njohur rrëfim prekës në emision: Duke qarë, oh zot thash…

Një episod tr.onditës i ka ndodhur aktorit të njohur Herion Mustafaraj. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree”, ai ka folur për historinë dhe eksperiencën e tij në Amerikë. Herioni ka treguar se u largua drejt Amerikës, jo se kishte një ëndërr personale, por e shihte si shpëtim në atë periudhë.

“Mbaj mend njëherë binte një shi i madh tek Instituti jonë i Arteve edhe dikush tha ‘o Beni, Beni’ edhe më gjuajti me një gur. Unë thash që më gjuajti me ndonjë kumbull, ai më hodhi një gur këtu (tek syri) dhe më kërciti gjaku. E gjëmova deri tek pylli, por nuk e kapa dot. Duke qarë, sytë më nxirrnin gjak, filloi edhe shiu e në atë moment thashë ‘o Zot, më hiq që këtu, më ço vetëm në Amerikë, t’i puth njëherë këmbët kësaj statujës së Lirisë, pastaj le të vdes”, ka rrëfyer Herion Mustafaraj.

Probleme me drejtësinë dhe skandali me të dashurin, flet Trejsi Sejdini: Më vjen turp…

Trejsi Sejdini është nje nga vajzat më të bukura në Shqipëri. Ish-miss Universe shpesh herë shkakton shumë zhurmë nëpër media me deklaratat e saj apo me fotot provokuese që hedh në rrjetin e saj social “Instagram”. Modelja bukuroshe ka qenë në qendër të vëmendjes për muaj të tërë gjatë vitit të kaluar edhe për shkak të problemeve me drejtësinë dhe të dashurin Leonard Duka.

Për here të parë pas këtij skandali, Trejsi vendos të prononcohet në emisionin “Glamour Zone”, në RTV Ora. Trejsi shprehet se ndryshe nga si publiku dhe mediat e kanë etiketuar, ajo nuk ka bërë asgjë të paligjshme. Ester Bylyku: Ke qenë pjesë e skandaleve për një kohë të gjatë, dhe ashtu siç ti the, emri yt është keqpërdorur. Cila është e vërteta?

Trejsi Sejdini: E vërteta është që shumica e njerëzve, është e prirur që nëse një person publik është e përfshirë në këtë çështje, e gjithë barra bie tek ky person. Unë si Trejsi nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e askujt, qofshin të vërteta apo të pavërteta. Më vjen turp që më është lakuar emri për këto çështje. Trejsi nuk ka lidhje me asgjë të paligjshme.

Ester Bylyku: Pra ti nuk ke lidhje me asnjë bandë? Trejsi Sejdini: Unë nuk kam lidhje me asnjë person, që ka lidhje me bandë.

Vata nuk sheh limite për të birin: Nuk do çuditesha nëse bëhet më i fortë se Ronaldo (Foto)

Interesimi i madh i mediave belge për të njohur më shumë Rudi Vatën, ka përfshirë edhe djalin e tij dhe eksperiencën e parë si futbollist që ai po kalon në akademinë e Sëlltikut. Roko Vata është regjistruar në klubin ku babai i tij u bë një emër i njohur në futbollin botëror dhe deri tani rezultatet kanë qenë mjaft të mira.

Vetë ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare tregon se të birit nuk i ka vendosur asnjëherë limite pasi beson se tashmë çdokush mund të arrijë gjithçka nëse di të shfrytëzojë potencialin që ka. “Unë i them gjithmonë që nëse ai bëhet më i fortë se Ronaldo, unë nuk do të çuditesha, pasi ai është pjesë e një brezi ku çdo ëndërr është e lejueshme. Ndryshe nga unë që u rrita nën diktaturë”, shpjegoi Vata.

Me detyrën e re në Belgjikë, atij do t’i duhet të shkëputet pak nga familja, por ish-futbollisti tregon se i ka shpjeguar të birit edhe këtë pjesë të jetës. “I shpjegova që nuk ka më nevojë për mua fizikisht çdo ditë, pasi ai që ka me vete forcën e punës, mund të arrijë çdo gjë”, ishin fjalët me të cilat ai ka motivuar djalin e tij për të synuar majat edhe pse me të atin që e ndiqte nga larg. /vipsport.al/

Bazeli u beson shqiptarëve, një adoleshent firmos kontratën e parë si profesionist

Klubi i Bazelit vazhdon t’u besojë futbollistëve shqiptarë dhe siguron që në të ardhmen do të ketë përsëri të tillë që do të veshin fanellën e tij në kampionatin zviceran. Ai ka bërë të ditur sot se ka lidhur me kontratë profesioniste një tjetër të ri të talentuar shqiptar, Orges Bunjakun, i cili ka spikatur që në moshë të re në radhët e akademisë.

Bunjaku 18-vjeçar ka firmosur sot marrëveshjen e parë si profesionist, duke nënshkruar me Bazelin deri në verën e vitit 2022. Për djaloshin është një mundësi e mirë që të tregojë vlerat e tij në radhët e këtij klubi ku të gjithë janë të bindur se do të shpërthejë në nivelet më të larta, duke parë se ai është bërë pjesë edhe e përfaqësueseve të moshave të Zvicrës ku luan si mesfushor ofensiv. Me U19 të Zvicrës ai ka treguar së fundmi të gjithë talentin e tij duke shënuar 3 gola në 4 ndeshje zyrtare, ndërsa me U17 kishte shënuar një gol në 6 takime.

“Dua të vazhdoj të zhvillohem këtu në vitet e ardhshme dhe të shpërblej besimin e klubit me paraqitje të mirë në fushë”, tha Bunjaku i cili i është bashkuar Bazelit në vitin 2015 nga akademia e Rapersvil.

Aktualisht, në skuadrën e parë të Bazelit aktivizohen Xhaka dhe Zhegrova, por për këtë të dytin përflitet për një transferim të mundshëm drejt një kampionati më të fortë pasi nuk i mungojnë ofertat. /vipsport.al/

Ndahet papritur nga jeta, kolegët dedikim përl.otës për 27 vjeçarin polici: Sa do të dërgonim në…

Efektivi 27 vjeçar i Policisë Rrugore të Tiranës Mariglen Mestani është ndarë papritur nga jeta dje, pas 12 orë betejë me jetën në spital. 27 vjeçari vuante nga sëmundja e meningjitit por e kishte neglizhuar pasi kishte menduar se kishte simptoma të thjeshta të gripit. Sapo kishte lënë shërbimin në orët e parë të mëngjesit të djeshëm, Marigleni kishte njoftuar kolegët se do të shkonte në spital për të bërë një vizitë sepse kishte dh.imbje koke. Mirëpo, sapo ka mbërritur në spital 27 vjeçari ka rënë në koma sepse i është rritur temperatura menjëherë.

Infeksioni i rëndë që prek cipën e trurit, i shkaktuar nga baktere dhe viruse të ndryshme, nuk i la kohë efektivit të Rrugores së Tiranës që të shkonte për mjekim të specializuar në Turqi, duke mbyllur sytë përgjithmonë mbrëmjen e djeshme, pas 12 orësh në gjendje kome.

Kolegët e 27 vjeçarit, të cilët po bënin gati dokumentet për ta dërguar jashtë vendit, janë shokuar nga vdekja e papritur e tij pasi mëngjesin e 7 janarit kishin qenë bashkë në shërbim.

MESAZHI PREKËS I KOLEGËVE PËR MARIGLEN MESTANIN:

Mariglen Mestani, u prehsh në paqe!

12 orë luftove me vdekjen, për të shpëtuar jetën, ashtu siç e kemi edhe në misionin tonë, por kësaj here luftove për të shpëtuar jetën tënde dhe s’ja dole dot. E sonte, ti miku, shoku e kolegu ynë ndërrove banesë. E dhimbshme, e trishtueshme, pikëlluese për të gjithë ne që të njihnim e që punuam me ty.

6 vite në rrugët e Tiranës, mes pluhurit, erës, borës, ngricës, shiut e diellit, duke shërbyer me ndershmëri e përkushtim në trafikun rrugor. Sa e sa fundjava kemi ndarë bashkë në minus gradë e në 30+, për të parandaluar aksidentet rrugore, në kontrolle me drager për alkoolin.

E ti, sonte, miku ynë, s’je më fizikisht mes nesh. Ikja jote nga një infeksion i papritur dhe vrastar ka shokuar gjithë familjen tonë të madhe, Policinë e Shtetit, e cila bëri çdo përpjekje për të të shpëtuar jetën, por koha e shkurtër që na la në dispozicion e keqja ishte e pamjaftueshme për të të shpëtuar ty miku ynë.

Sot shumë statuse të janë dedikuar ty Marilgen, moshës 27-vjeçare dhe kontributit tënd, por përtej respektit pas vdekjes, ikja jote është dhe një kambanë për të zgjuar ndërgjegjen e të gjithëve, që puna dhe sakrifica e punonjësve duhet vlerësuar më shumë nga të gjithë kur jemi gjallë, kur jemi në detyrë duke shërbyer, se sakrifikojmë aq shumë, sa e keqja nuk pyet as për moshë e as për vlera.

E di që do ketë edhe nga ata që kur ta lexojnë këtë status, do heshtin për të respektuar zakonin, edhe pse mund të jenë të pakënaqur për punën apo sjelljen e ndonjërit prej nesh, por gjithsecili të mos harrojë se dhe ne jemi pjesë e juaja, lindur, rritur e zhvilluar në proporcion të drejtë me zhvillimin e shoqërisë, por kemi një gjë më shumë se ju, rrezikun për jetën e në respekt të jetës, meritojmë më shumë respekt, vëmendje, besim, bashkëpunim e mirëkuptim, që së bashku të bëjmë më të mirën.

Buzëqeshja jote, ngushëllim për të gjithë ne. Lumturinë Mariglen Mestani. Zoti të deshi pranë e aty u prehsh në paqe.

Ledri Vula me të dashurën në Maldive, shoqërohen nga çifti i njohur

Ledri Vula dhe e dashuri e tij Sara ka filluar pushimet dimërore. Mësohet se çifti të shoqëruar nga këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Arjana janë duke kaluar disa ditë të bukura mes miqsh në Maldive, larg të ftohtit.

Ermali dhe Ledri janë shokë të mirë prej vitesh. Ata janë bashkëpunëtorë të ngushtë në jetën e përditshme por edhe në skenë, pasi shpesh shihen nëpër koncerte së bashku. /newsbomb.al

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Shmangni udhëtimet drejt Lindjes së Mesme! Nëse kërkoni asistencë, telefononi këtu

Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare i bën thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet drejt Lidnjes së Mesme për shkak të tensioneve mes Iranit dhe SHBA.

MEPJ njofton të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Irak apo Iran dhe që kanë nevojë për asistencë, të kontaktojnë në numrat e telefonit apo postën elektronike të shënuar më poshtë.

Njoftimi i plotë:

Pas ngjarjeve të fundit të ndodhura

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikes se Shqiperise i ben thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të shmangin udhetimet në drejtim të Lindjes së Mesme, ne vendet me tensione te pershkallezuara, Iran, Irak.

Shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Iran ose Irak dhe qe kanë nevojë për asistencë, janë të lutur të kontaktojnë Ambasadat e Republikës së Shqipërisë në Kuvajt dhe ne Turqi në adresat:

Kuvajt (Kuwait City):

Celular: +96594048219

Office Phone: +965 2524 0627,

E-mail: embassy.kuwait@mfa.gov.al

——————————

Embassy of the Republic of Albania to the State of Kuwait

Salam Area, Block 7, Street 717, Villa 4, Kuwait

P.O.Box. 3090, Safat-13031, State of Kuwait

Turqi (Ankara)

Tel: +90 312 441 61 03 / 04

Celular: +90 549 561 1985)

Email: embassy.ankara@mfa.gov.al

——————————

Embassy of the Republic of Albania in Ankara

Adress: Ebu ziya Tevfik sok. No.17 Çankaya/Ankara

Tel: 0090 312 441 61 03

Fax:0090 312 441 61 09

Vata, personazhi i ditës në Belgjikë: E nisa me 50 dollarë në xhep, në Gjermani më quanin Bekenbaueri shqiptar

Rudi Vata është kthyer sot në personazhin e ditës në mediat belge. Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare ka folur nga grumbullimi i skuadrës së Muskron, ku është këshilltar sportiv, për pritshmëritë që ka në klubin ku ka firmosur zyrtarisht pak javë më parë, por edhe për karrierën e tij. Mediat belge ishin të interesuara të mësonin më shumë për mënyrën se si një djalosh shqiptar me çantën në krah u bë një futbollist që arriti majat me një klub me emër si Sëlltiku.

“Fillova karrierën time profesionale në moshën 18-vjeçare”, kujton Vata për mediat belge në intervistën që ka dhënë në Kadiz, ku gjendet e grumbulluar skuadra për fazën përgatitore në janar. “Isha një prej mbrojtësve të qendrës më të mirë në vendin tim. Në vitin 1991, pas një ndeshje të Shqipërisë kundër Francës në “Parc Des Princes”, vendosa të qëndroja atje. Unë kisha lindur në një vend që gjendej nën diktaturë prej 45 vitesh, neve na privohej liria, ne nuk mund të bëheshim personat që ëndërronim të bëheshim, pas ndeshjes ndërrova fanellën me Kantona dhe atëherë i thashë trajnerit tim që nuk do të kthehesha, që kisha nevojë për liri, ishte momenti më i mirë që të zhvillohesha, edhe pse nuk kisha më shumë se 50 dollarë në xhep dhe vetëm çantën e sportit. Asokohe më refuzuan azilin politik meqë nuk isha i torturuar apo keqtrajtuar”, tha Vata.

Futbollistit e nisi karrierën e tij te Le Mansh. “Atje dëmtova kaviljen, nuk kisha siguracione. Klubi kishte gjetur një marrëveshje me një sponsor të një ekipi në kategorinë e katërt, që më mundësoi që të paguaja për operacionin”, zbulon Vata vështirësitë e para të jetës në Francë.

“Regjimi totalitar ra një vit më vonë në Shqipëri. Trajneri i kombëtares më kërkoi që të kthesa në vend, por unë u nisa për të luajtur në Dublin. Në ndeshjen ndaj Irlandës, ku unë u zgjodha lojtari i ndeshjes, Liam Bredi, trajneri i Sëlltikut gjendej në tribunë. Te Sëlltik Gllasgou firmosa për katër vite. Atje kam fituar Kupën e Skocisë. Ishte një eksperiencë shumë e bukur.

Kur arrita te Kotbusi, më quanin Bekenbaueri shqiptar, trajneri tallej me këtë. Në Gjermani, nëse nuk je 20% më i fortë se një gjerman, nuk luan dot. Kam mësuar 6 gjuhë të huaja gjatë karrierës time, kam zbuluar kultura të ndryshme, kam pasur gjithmonë uri për sukses. Dëshiroja të isha kapiten i Shqipërisë që kur isha i vogël. Kam mbajtur në 37 ndeshje shiritin në kombëtare”, tregon ai me krenari, ndërsa kujton edhe etapën kur u mundua të ndryshonte futbollin shqiptar. “Kam qenë trajner në Shqipëri për 6 muaj. Por nuk është e thjeshtë kur ke patur mundësinë të punosh jashtë që të ndryshosh mentalitetin në shtëpi”, pranoi ai. /vipsport.al/