PREJ MUAJSH NË QELI, KEISI LË KANADANË PËR TË TAKUAR STRESIN NË BURG (FOTO)

Prej disa muajsh reperi i njohur Stresi vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, vazhdimisht bashkëshortja e tij, Keisi e kujton herë pas here në rrjetet sociale.

Ajo jeton në Kanada, ku dhe ndjek studimet, por vjen shpeshherë në Shqipëri.

Së fundmi, bukuroshja ka postuar disa foto në ‘Instastory’, në të cilat tregon se është nisur drejt Fushë-Krujës për të takuar bashkëshortin e saj Stresin në qeli.

‘Të hënat janë ditët të cilat mezi i pres’, shkruan Keisi në një postim.

“Jam gati të përballem me Berishën”, motra e ‘Vëllezerve Haklaj’, Zylfie Haklaj lëshon “b ombën”

Zylfije Haklaj, motra e vëllezërver Haklaj thotë në rrjetet sociale që është gati që nga ky moment të përballet me ish-kryeministrit Sali Berisha.

Haklaj, konsiderohet si një nga personazhet që ka akuzuar në jo pak raste Berishën për ngjarjet që kanë ndodhur në Tropojë.

Reagimi në rrjetet sociale:

Jame e gatshme nga ky moment ne cilendo studio televizive te perballem me Berishen. Ne se deshiron le ta zgjedhe vete studion televizive. Meqense Sali Berisha kurre nuk na dha nje mundesi sqarimi ose arsyetimi familjes tone, i kerkoje debat televiziv ku te gjithe ata qe jane te interesuar do ta mesojne te veteten e rrjedhes se ngjarjeve deri ne ditet e sotme ne mes te familjes tone dhe Sali Berishes. Dua qe dhe vete Berisha te mesoje qe kurre nuk e diti nga kush u perdore kunder familjes tone.

Zbulon tradhëtinë e bashkeshortit dhe e fëlliq keq në rrjetet sociale (Foto)

Një histori tradhëtie totalisht e pazakontë vjen nga Anglia dhe protagonist është futbollisti i Charltonit, Christofer Zebroski.

31-vjeçari trardhtoi gruan e tij, teksa kjo e fundit e zbuloi, duke e fëlliqur më pas keq fare në rrjetet sociale

Pasi i zbuloi pasuordin e profilit, ajo u fut aty dhe publikoi në “Twitterin” e futbollistit foto dhe biseda me të dashurëne tij, një vajzë me emrin Lejla.

Bashkëshortja e Zebroskit nuk nguroi të postonte edhe një foto të sajën me mbishkrimin: “Si ndihesh kur e kap bashkëshortin duke tradhtuar”.

Ndërkohë që postimet e saj nuk kanë reshtur. “Kur tradhton gruan tënde me një grua të shëmtuar dhe të shëndoshë që quhet Lejla”, shkruan bashkëshortja.

Padyshim një mësim i mirë për lojtarin, ndërsa profili i tij tani është mbyllur përfundimisht.

Pas pushimeve në Venecia me Krenarin dhe Getoarin, Luana jep më në fund lajmin e bukur

Moderatorja Luana Vjollca vetëm pak javë më parë publikoi bashkëpunimin me Danin, një këngë që u pëlqye shumë dhe menjëherë u kthye në një hit. Pas suksesit të këngës “Sonte”, Luana u nis për disa ditë pushimi në Venecia të Italisë, ku dhe u kap mat me menaxherin Krenar Coçaj.

Ata u fotografuan teksa po shëtisnin dhe së bashku me ta ishin edhe Marina me Getoarin. Mirëpo, pas përfundimit të pushimeve siç duket Luana nuk ka ndërmend të ndalet dhe së fundmi ka dhënë një lajm të bukur për të gjithë fansat.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, bukuroshja bjonde ka lajmëruar se shumë shpejt do të sjell projektin e saj të radhës. “Së shpejti, shumë e lumtur”, ka shkruar Luana në postimin e saj.

E sulmuan pafund për ‘Taramelen’, Alketa Vejsiu bën ‘premtimin’ e madh nëpërmjet këtij postimi të papritur (Foto)

Alketa Vejsiu mesa duket ka një moto që e ka ndjekur në gjithë karrierën e saj. Ajo ka ndarë një shkrim në gjuhë të huaj, që e ka paraqitur si filozofinë e jetës së saj. Vetëm pak kohë më parë, shumë nga personazhet publikë dhe jo vetëm, e sulmuan për mënyrën se si e trajtoi çeshtjen e Xhejson Baftit.

“Premtoni vetes të jeni kaq të fortë sa asgjë nuk mund të prishë paqen e mendjes suaj. Të flasësh për shëndetin, lumturinë dhe prosperitetin për çdo person që takon. Për të bërë të gjithë miqtë tuaj, të ndjejnë se ka diçka të bukur tek të gjithë. Të shikosh anën e diellit të gjithçkaje dhe të realizosh optimizmin tënd. Të mendosh vetëm për të mirën, të punosh vetëm për të mirën dhe të presësh vetëm më të mirat. Të jesh po aq entuziast për suksesin e të tjerëve saç jeni për suksesin tuaj. Të harrosh gabimet e së kaluarës dhe të fokusohesh mbi arritjet më të mëdha të së ardhmes”- është një pjesë e shkrimit që ka postuar Alketa Vejsiu në profilin e saj në Instagram.

EKSKLUZIVE/ “Panuçi nuk diti të menaxhonte”, “skaner” i Lalës: Ja si e shoh Shqipërinë e Rejas

Kombëtarja është zhvendosur dje në Gjermani, ku do të përgatitet debutimi i trajnerit Edi Reja në krye të kuqezinjve në transfertën me Islandën. E kush më mirë nga toka gjermane sesa ish-kapiteni Altin Lala mund të analizojë se çfarë po ndodh me Shqipërinë dhe futbollin shqiptar në tërësi!

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Lala komenton largimin e Panuçit, sjelljen e lojtarëve me trajnerin e ri, Rejan dhe fatet e Shqipërisë për kualifikimin. Një koment edhe për Partizanin apo edhe si menaxher për lojtarët e spikatur të Superiores.

Lala, si e shihni Kombëtaren në prag të ndeshjeve me trajnerin e ri?

E kam ndjekur situatën, grumbullimin, listën dhe shpresoj se i gjithë pozitiviteti që ekziston mes ekipit të kthehet në rendiment.

Shumë lojtarë shprehen se me Rejan kanë gjetur lirinë e munguar me Panuçin. Rrezikon skuadra t’i kthehet në bumerang e gjithë kjo liri?

Jo, nuk besoj. Në Kombëtare duhet gjetur një rrugë e mesme për të gjitha. Natyrisht që disiplina duhet, por me masën e duhur. Ky është edhe arti i trajnerllëkut. Të kesh disiplinën dhe në fund të marrësh maksimumin nga lojtarët. Panuçi nuk ka pasur shumë eksperiencë si trajner dhe për këtë nuk mund t’i vesh shumë faj. Ndërsa Reja është një tip krejt ndryshe, me shumë eksperiencë. E kam dëgjuar edhe unë që lojtarët ndihen më mirë dhe janë më të lirshëm.

Lala, sipas jush, nuk ishte Panuçi i duhuri për Shqipërinë pas Europianit, apo Kombëtarja nuk ishte gati për një trajner të tillë?

Unë nuk kam asnjë interes, si me apo pa Panuçin, por nuk kam dëshirë të jap idenë sikur po dal dhe po e kritikoj atë. Unë shoh vetëm interesin dhe ecurinë e Kombëtares. Ama, me çfarë kemi parë, Panuçi nuk ka ditur të menaxhojë grupin. Pikë, mbaroi! Trajneri i mirë është ai që merr maksimumin nga ata që ka, ndërsa Panuçi ishte si të thuash, agresiv. Nuk ishte i qetë. Nuk ka lidhje Shqipëria, mund të shkonte kudo. Mund të shkojë në Kinë apo në Itali e kudo që të jetë, ka lidhje me personin dhe filozofinë e tij të të bërit skuadër. Të thuash “mos qesh, mos kap telefonin”, s’e di… Në 2019, të thuash mos “kap telefonin”, është torturë. Ai e ka pasur me veten sesa me të tjerët.

Dakord që ai kishte të metat e tij, por lojtarët kanë shkarkuar fajin krejtësisht te Panuçi. Duhet të mbajnë përgjegjësi për çfarë ndodhi?

Le ta shohim në një këndvështrim tjetër. Është mirë nëse lojtarët thonë këtë gjë. E dini pse? Sepse nuk ka më justifikime për ta. Ndaj, “le t’i japin gaz tani” (qesh…). Indirekt, ata e vënë veten nën presion me këto, ndaj shpresojmë për të mirën e ekipit. Tani ka ardhur një trajner i mirë që të gjithë e pëlqejnë, shpresoj të jenë të gjithë në formë dhe të marrin rezultate. Ose të paktën të krijohet një grup.

Çfarë ka Shqipëria një pikë të fortë që duhet ruajtur edhe me Rejan?

Pika e fortë, që në fund u finalizua me arritjen në Europian, është që të krijohet një grup. Vetëm nga fryma e grupit mund të ecim përpara. Nuk jemi ekip i madh me lojtarë individualë shumë të fortë. Por, është e vërtetë që kemi lojtarë shumë të mirë që luajnë në liga të mira të Europës. Të jemi një dhe me frymë pozitive, si ata në fushë dhe ata jashtë, të kenë një qëllim, një dëshirë për të arritur rezultat, atëherë do t’ia dalim dhe të kemi gjasa për rezultate pozitive

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

Debati i ministrit Lleshaj dhe ish-deputetit Spahia (VIDEO)

Pas protestës së djeshme të opozitës, tension pati edhe te Trauma, aty ku ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkoi të takonte policët e dëmtuar. Në korridoret e spitalit ministri i u përplas me ish-deputetin e PD-së, Bardh Spahinë, i cili e akuzoi atë se po sillet me shqiptarët më keq se sa serbët.

Sipas Spahisë, është e papranueshme që policët dalin në protestë të pambrojtur. Ky i fundit hodhi akuza ndaj ministrit, ndërsa Lleshaj nuk nguroi t’i kthehej duke e quajtur të pafytyrë.

“BalkanWeb” sjell të plotë debatin mes tyre.

DEBATI NË KORRIDORIN E SPITALIT

Spahia: Vjen në spital me një tabor…

Lleshaj: Me çfarë statusi jeni ju këtu?

Spahia: Jemi me statusin e përfaqësuesve të opozitës, të vërtetës jo të atyre që keni bërë ju…

Lleshaj: Se kuptoj se çfarë statusi keni ju

Spahia: Kur u bane ti ministër, imagjino çfarë statusi duhet…me mua flet ti ashtu? Të shkon mendja? Mbaj përgjegjësi aty për dëmtimet e policëve dhe qytetarëve

Lleshaj ikën drejt dhomave

Vazhdon Bardhi: Të përcjellin avokatët e tu… e keni të afërt fundin. Çfarë është kjo, edhe serbët nuk sillen kështu, shikoni çfarë i keni bërë qytetarëve, shko vizitoji, shko vizitoji…

Lleshaj kthehet sërish: Kush iu ka bërë qytetarëve?! Unë iu jap dorën edhe qytetarëve edhe policëve mor i pafytyrë!

DEBATI NE DEREN E NJE PREJ DHOMAVE KU JANE SHTRUAR POLICET

Lleshaj shkon të vizitojë policët, Bardhin nuk e lejojnë të hyjë në dhomë…

Spahia: Për fajin tuaj policët bëhen ashtu. S’të vjen turp i nxjerr pa mbrojte dhe tani bën sikur prekesh

Lleshaj: Hajde ndihmoji…

Spahia: S’të vjen turp, duhet të dalin të mbrojtur këto para turmave, vjen tani e bën shoë këtu. Shko shifi plagët e njerëzve e ke mbushur spitalin em policië

DEBATI PASI DEL LLESHAJ NGA SPITALI

Spahia: Ministri ka mbushur spitalin me civila dhe largon me forcë mjekët, ish-deputetë të opozitës. Ky është pushteti sot, ditët i kanë të numëruara

Lleshaj flet për mediat ndërkohë që bardhi akuzon pas shpinës së tij.

(m.a/BalkanWeb)

Modelja “Eklipsoi” finalen e Champions-it, UEFA i bllokon “Instagram”-in Kinslei Volanskit

Kinslei Volanski tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës gjatë finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpulit dhe Totenhemit. Modelja ruse provokoi duke u futur në fushën e blertë. Kjo skenë kishte si qëllim promovimin e “Vitaly Uncensured”, një faqe në internet që ka përmbajtje erotike.

Volanski është e lidhur me Vitali Zdorovetski, i cili është një personazh i famshëm në rrjetet sociale, ku shfaqet në video dhe foto me femra seksi. Në vetëm disa orë, llogaria e “Instagram”-it të modeles pësoi një tërmet duke shtuar 2.4 milionë ndjekës.

Mirëpo, institucioni më i lartë i futbollit në Europë ka ndërhyrë, duke i dërguar kërkesë “Instagram”-it për ta bllokuar këtë llogari. Pas disa orësh kjo llogari e seksbombës ruse u bllokua. Ndërkohë klikimet në “website”-in e Vitalit ishin në një numër të jashtëzakonshëm që sollën edhe një bllokim të serverit.


Kandidati i PS, aktori Erion Isai del në terren ngushëllon banoret e prekur nga tërmeti (Foto)

Pas tërmeteve që kanë tronditur ditët e fundit zonën e Korçës dhe Kolonjës kandidati i PS-së për kryetar Bashkie në Ersekë Erion Isai, ka vizituar banorët e prekur.

Por teksa ka biseduar me ata, ai me qejf ka ngrënë edhe disa petulla që i janë ofruar nga banorët. Theksojmë se banorët janë në panik pasi ende vijojnë tërmetet.

Nuk ka paqe toka ne Korcë. Sot jane regjisruar se paku edhe dy lekundje te tjera termeti, duke e cuar ne 67 numrin e termeteve qe jane shenuar ne kete zone brenda 30 oresh.

IGJEUM ka regjistruar dy gotitjet e dates 3, qe nisen qe pas mesnate, nderkohe qe tjera u shenua ne oren 03: 06.

Per fat magnituda e goditjes nuk ka qene e madhe, 2.4 dhe 2.1.

35 prej lekundjeve ne total u ndjenë në gjithë rajonin e Korçës, ndërsa tërmeti më i fortë arriti 5.3 të shkallës rihter.

Nderkohe qe 184 eshte numi i banesave të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara, u evidentuan nga ministria e Mbrojtjes pas tërmeteve që prekën Korçën.

Fshatrat më të prekura janë Floqi, Qafëzezi dhe Vidohova. Qindra familje kaluan natën në çadrat e ngritura nga Ushtria, mes të ftohtit dhe reshjeve të shiut në kushte tepër të vështira

3 këshillat që i dha Erion Veliaj Gaz Pajës ditën e martesës, “Gazi, dëgjo vllain”

3 këshillat që i dha Erion Veliaj Gaz Pajës ditën e martesës.
Aktori shumë i dashur për publikun, Gaz Paja u kurorëzua dje në martesë me bukuroshe Ira Seferi në tarracën e Bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj.

Kryebashkiaku ka postuar sot disa foto nga dita më e lumtur e çiftit dhe i ka dhënë 3 këshilla Gazit.

“Gazi, degjo vllain, 3 keshilla:

Fjalet kyc ne nje martese afatgjate jane kater: Ke t’drejte, faji im!

Asnjehere mos qesh me zgjedhjet e gruas tende – se ti je nje prej tyre!

Mos harro kurre, 1 Qershori s’eshte festa e femijeve, eshte pervjetori yt i marteses!

Te trashegoheni vllai im, ju duam shume!” Kujtojmë që në darkë çifti mbajti dasmën madhështore, ku të ftuar ishin shumë personazhe VIP.