Një festë e madhe për Anila Gjebrean dhe fjalë zemre nga Joni, ja si ka festuar ditëlindjen bashkëshortja e Arditit

Anila Gjebrea ka festuar ditëlindjen mes njerëzve më të dashur një natë më parë. Arditi, Joni, Ana kanë qenë pranë saj për t’i dhuruar momente mjaft të gëzuara në këtë ditë të veçantë.

Ndërsa Joni nuk ka hezituar ta urojë edhe publikisht.

“Gëzuar mbretëreshë”, shkruan ai në foton ku shfaqet pranë Anës, Arditit dhe Anilës, e cila po fryn qirinjtë.

Në festën e madhe nuk kanë munguar edhe personazhe të njohur si Erion Veliaj, Ajola Xoxa, Venera Lumani, Lind Islami, Eni Çobani, Juliana Pasha etj.