Një “bomber” i ri për Shqipërinë, sulmuesi kuqezi realizon dopietë me Çelsin

Armando Broja po konfirmohet si sulmuesi i ardhshëm i Shqipërisë dhe njëri prej futbllistëve shqiptarë më të talentuar në Europë. Sulmuesi i Çelsit U18 ishte protagonist i fitores në raundin e tretë të FA Cup për të rinjtë duke mundur Hadërsfilfin 3-0 dhe 18-vjeçari Broja realizoi dopietë.

Futbollisti i Shpresave po konfirmohet si njëri prej lojtarëve më të mirë në kategorinë e të rinjve në Angli. Në kampionatin për 18-vjeçarët, Broja ka realizuar plot 9 herë në 9 takime. Edhe fanelën e Shqipërisë, ai ka shënuar stastika mbresëlënëse duke shënuar 3 gola në 2 ballafaqime.

Nëse vazhdon me këto ritme, Broja mund të përgatitet së shpejti për debutimin në futbollin elitar.