Ndahet papritur nga jeta, kolegët dedikim përl.otës për 27 vjeçarin polici: Sa do të dërgonim në…

Efektivi 27 vjeçar i Policisë Rrugore të Tiranës Mariglen Mestani është ndarë papritur nga jeta dje, pas 12 orë betejë me jetën në spital. 27 vjeçari vuante nga sëmundja e meningjitit por e kishte neglizhuar pasi kishte menduar se kishte simptoma të thjeshta të gripit. Sapo kishte lënë shërbimin në orët e parë të mëngjesit të djeshëm, Marigleni kishte njoftuar kolegët se do të shkonte në spital për të bërë një vizitë sepse kishte dh.imbje koke. Mirëpo, sapo ka mbërritur në spital 27 vjeçari ka rënë në koma sepse i është rritur temperatura menjëherë.

Infeksioni i rëndë që prek cipën e trurit, i shkaktuar nga baktere dhe viruse të ndryshme, nuk i la kohë efektivit të Rrugores së Tiranës që të shkonte për mjekim të specializuar në Turqi, duke mbyllur sytë përgjithmonë mbrëmjen e djeshme, pas 12 orësh në gjendje kome.

Kolegët e 27 vjeçarit, të cilët po bënin gati dokumentet për ta dërguar jashtë vendit, janë shokuar nga vdekja e papritur e tij pasi mëngjesin e 7 janarit kishin qenë bashkë në shërbim.

MESAZHI PREKËS I KOLEGËVE PËR MARIGLEN MESTANIN:

Mariglen Mestani, u prehsh në paqe!

12 orë luftove me vdekjen, për të shpëtuar jetën, ashtu siç e kemi edhe në misionin tonë, por kësaj here luftove për të shpëtuar jetën tënde dhe s’ja dole dot. E sonte, ti miku, shoku e kolegu ynë ndërrove banesë. E dhimbshme, e trishtueshme, pikëlluese për të gjithë ne që të njihnim e që punuam me ty.

6 vite në rrugët e Tiranës, mes pluhurit, erës, borës, ngricës, shiut e diellit, duke shërbyer me ndershmëri e përkushtim në trafikun rrugor. Sa e sa fundjava kemi ndarë bashkë në minus gradë e në 30+, për të parandaluar aksidentet rrugore, në kontrolle me drager për alkoolin.

E ti, sonte, miku ynë, s’je më fizikisht mes nesh. Ikja jote nga një infeksion i papritur dhe vrastar ka shokuar gjithë familjen tonë të madhe, Policinë e Shtetit, e cila bëri çdo përpjekje për të të shpëtuar jetën, por koha e shkurtër që na la në dispozicion e keqja ishte e pamjaftueshme për të të shpëtuar ty miku ynë.

Sot shumë statuse të janë dedikuar ty Marilgen, moshës 27-vjeçare dhe kontributit tënd, por përtej respektit pas vdekjes, ikja jote është dhe një kambanë për të zgjuar ndërgjegjen e të gjithëve, që puna dhe sakrifica e punonjësve duhet vlerësuar më shumë nga të gjithë kur jemi gjallë, kur jemi në detyrë duke shërbyer, se sakrifikojmë aq shumë, sa e keqja nuk pyet as për moshë e as për vlera.

E di që do ketë edhe nga ata që kur ta lexojnë këtë status, do heshtin për të respektuar zakonin, edhe pse mund të jenë të pakënaqur për punën apo sjelljen e ndonjërit prej nesh, por gjithsecili të mos harrojë se dhe ne jemi pjesë e juaja, lindur, rritur e zhvilluar në proporcion të drejtë me zhvillimin e shoqërisë, por kemi një gjë më shumë se ju, rrezikun për jetën e në respekt të jetës, meritojmë më shumë respekt, vëmendje, besim, bashkëpunim e mirëkuptim, që së bashku të bëjmë më të mirën.

Buzëqeshja jote, ngushëllim për të gjithë ne. Lumturinë Mariglen Mestani. Zoti të deshi pranë e aty u prehsh në paqe.