Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare (Foto)

Tashmë nuk jeton më. Ajo ia kushtoi gjithë jetën e saj kukullave dhe në një rol që pati jashtë Teatrit të Kukullave, mbahet mend nga i madh e i vogël.

Mira Minga u nda sot nga jeta, por roli i Kotes është i pav dekshëm në kinematografinë shqiptare, ku me mjeshtëri realizoi figurën e fshtatres ngatërrestare, sherrxhie, thashethemexheshkë e shumë finoke.

Lajmin e hidhur e dha mikesha e saj, aktorja e Teatrit të Kukullave, Shegushe Bebeti e cila ka shkruar edhe disa fjalë prekëse për humbjen e mikeshës së shtrenjtë:

Oh sa dhimbje…oh sa lot…nuk gjej dot fjalë ta përshkruaj…sapo më erdhi lajmi nga Amerika, është ndarë nga jeta mikja ime e shtrenjtë Mira Minga Jupi, aktorja e mrekullueshme e Teatrit të Kukullave, gruaja ideale, nëna e jashtëzakonshme që do t’i mungojë aq shumë familjes.

Mira e talentuar, aq bujare, aq punëtore e zemërbardhë, u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta, e ne nuk kemi mundësi t’i japim lamtumirën e fundit…qofsh e parajsës mikja ime e mirë e dheun e huaj e paç të lehtë.

Do të më mungosh aq shumë e kafenë nuk do ta pimë më bashkë nëpërmjet skype, do të kujtoj gjithmonë me shumë dashuri e dhimbje. Ngushëllime familjes e miqve që të deshën aq shumë“, ishin fjalët e mikeshës së saj Shegushe Bebeti, të cilës hidhërimin ia bën më të rëndë pamundësia për t’i dhënë lamtumirën mikes së saj.

Prej 19 vitesh ajo jetonte në Shtetet e Bashkuara. Mira Minga ose Kotja siç e njohim të gjithë do t’u mungojë familjarëve, kolegëve, miqve, artit, por batutat e saj nuk do të harrohen kurrë.