“Na jep urgjent 100 mijë €”, detaje nga grabitja e noterit ‘problematik’ në Sarandë: Ishte nën hetim nga prokuroria

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me grabitjen e apartamentit të noterit Thoma Kaçi mëngjesin e sotëm në Sarandë. Prej më shumë se tre orësh policia po monitoron zonën rreth pallatit 7-katësh, ku ka apartamentin noteri por ende asnjë gjurmë nga dy grabitësit e armatosur. Mësohet se dy grabitësit që hynë brenda me kall ashn ikov, i kërkuan noterit plot 100 mijë euro por noteri iu dha atyre vetëm 20 milionë lekë të vjetra që kishte aty.

Pas kësaj ata i kanë marrë çelësat e një mjeti “Range Rover” Vogue dhe një automjeti “Mercedes-Benz”, në pronësi të noterit, por kur kanë dalë nga banesa, nuk i kanë marrë mjetet. Në momentin që ka ndodhur grabitja, noteri ka qenë brenda në banesë me bashkëshorten e cila më parë kishte punuar në bankë dhe djalin e tij. Gra.bitësit e arm.ato sur i kanë lidhur me litar në karrige me më pas iu kanë marrë lekët. Një pistë tjetër ku policia po heton është edhe ajo për shkak të detyrës, pasi noteri Kaçi i cili ishte shumë i njohur në Sarandë ishte nën hetim nga Prokuroria e Sarandës për “shpërdorim detyre” si i përfshirë në disa shit-blerje të paligjshme dhe të falsifikuara apartamentesh në Sarandë.