Murinjo zbulon taktikën e veçantë me Kumbullën: Hyri me buzëqeshje për të markuar… portierin

Marash Kumbulla kishte sot mundësinë të luante pak minuta në fund të ndeshjes mes Romës dhe Torinos. Aktivizimi i tij në minuta shtesë të sfidës të Serisë A fillimisht u mendua se ishte thjesht një vonesë kohe nga Murinjo. Por ka qenë vetë trajneri ai i cili ka shpjeguar se e kishte hedhur me një detyrë shumë të qartë e të veçantë në fushë mbrojtësin shqiptar.

Me sa duket, detyra e Kumbullës ishte që në ato minuta, të markonte portierin kundërshtar, Milinkoviç- Saviç, i cili falë shtatlartësisë së tij do të dilte në sulm në momentet e fundit kur do të kishte goditje standarte apo harkime të gjata. Kumbulla, i cili shquhet për një lojë të mirë në ajër, iu duk trajnerit si zgjidhja e këtij problemi.

“Kumbulla hyri në fushë në minutën e 94-t vetëm për të markuar Milinkoviç dhe e bëri me buzëqeshje, Nuk është ndeshja e kthesës, do të ketë gjithmonë humbje gjatë sezonit, ndaj them se nuk është e kthesës. Por është ndeshja e krijimit të një lloj mentaliteti. Më pëlqen të fitoj 4-0, por fitore si këto më pëlqejnë edhe më shumë.

Mendova në fund të ulja në stol Zanilo e Abraham që të pushonin, por pastaj mendova që kisha nevojë që Kumbulla të markonte Milinkoviç, ndaj nuk i ndërrova”, shpjegoi Murinjo detyrën specifike për mbrojtësin kuqezi në ato pak minuta në fushë./PANORAMASPORT.AL