Kreshnik Spahiu: Demokratët vjellin vrer kundër “Rrugës së Arbrit”, socialistët hodhën baltë kundër “Rrugës së Kombit”, ta dinte Ismail Qemali çfarë mentaliteti kemi

Inagurimi i Rrugës së Arbrit ëhstë përshëndetur edhe nga themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili shprehet se pas 100 viteve shtet, lindja dhe perëndimi i Shqipërisë afrohen 45 në minuta.

Por Spahiu ka kritika për demokratët që po vjelin vrer kundër kësaj rruge dhe socialistët që për 10 vite hodhën baltë për Rrugën e Kombit, vetëm pse i ndërtuan kundërshtarët e tyre politikë.

Sipas tij, po ta dinte Ismail Qemali çfarë mentaliteti kemi, do kishte ngritur një flamur BardheZi dhe jo Kuqezi.

Postimi i Kreshnik Spahiut:

Rruga e Arbërit

Pas 100 vitesh shtet lindja dhe perëndimi i Shqipërisë afrohen 45 minuta. Shkupi, Tetova, Dibra, Bulqiza, Burreli, Klosi janë më afër se Saranda.

Deri dje ishte 6 orë sikur udhëtoje në mesjetën e Arbrit.

Sot mijëra demokrat po vjellin vrer kundër rrugës duke akuzuar për gropa, ngushtësi, lartësi, butësi, shtrenjtësi, vetëm prej faktit se rrugën e shtruan socialistët.

Edhe socialistët identik hodhën baltë 10 vjet kundër rrugës Kombit, vetëm pse e shtruan demokratët.

Ta dinte Ismail Qemali çfarë mentaliteti kemi, do kishte ngritur një flamur BardheZi dhe jo Kuqezi.