‘Janë rikthyer’, Kejsi e ‘mbush’ Instastorin me këngën e re të Stresit, i poston zemra (Foto)

Stresi ka publikuar pak orë më parë këngën e tij më të re të titulluar ‘Loco’.

Në vetëm dy orë kënga është pëlqyer shumë nga fansat, por ajo që bën habi është veprimi i Kejsit.

Partnerja e Stresit e ka publikuar disa herë këngët e tij në ‘Instastory’ dhe i ka shtuar edhe disa zemra.

Kjo tregon qartë që marrëdhënia mes tyre është rregulluar.

Së fundmi, raporti i çiftit ka qenë shumë i luhatur, por mesa duket gjërat mes tyre janë përmirësuar dhe të gjithë po presim një foto të tyren së bashku.