I arrestuar dhe dëbuar, shqiptari s’heq “dorë” nga Londra, vihet në pranga për herë të tretë

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Britanisë, pasi akuzohet për vepra të ndryshme penale.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Hazir Lale, i cili ka qenë edhe më parë disa herë i arrestuar dhe u dënuar.

Ai ka qenë arrestuar në 2016, pasi drejtonte mjetin pa dokumentacion dhe akuzohej për falsifikimin e disa dokumenteve.

Ai u arrestua sërish në Mbretërinë e Bashkuar në shtator 2019 për vepra të krimit të organizuar të imigracionit të kryera në Belgjikë.

Më vonë ai u urdhërua të ekstradohej dhe të kthehej në Belgjikë në vitin 2020, ku u dënua për trafikim njerëzor dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Ai u ekstradua a në Shqipëri në gusht 2020, por arriti të dalë sërish nga Shqipëria dhe të shkonte në Britani. Prej disa muajsh policia ishte në kërkim të tij.