Geti dhe Ermali burra të përkushtuar, i bëjnë urime speciale grave të tyre (FOTO)

Ditën e djeshme moderatorja e dashur për publikun Marina Vjollca, ka festuar ditëlindjen, e sigurisht nuk mund të mungonte urimi i ëmbël nga partneri i saj Getoar Selimi.

Reperi ka pritur mesnatën për të uruar Marinën. Në një foto të publikuar në ‘Instagram’, ai shfaqet pranë moderatores, ndërsa bashkangjitur shkruan: Gëzuar ditëlindjen gruas që ende ma bën zemrën të më rrahë fort.

“Do vdes unë për husband-in tim më të mirin në botë”, shkruan Marina në postimin në fjalë.

Dje edhe gruaja e Ermal Fejzullahut ka festuar ditëlindjen, nën shoqërinë e tij dhe fëmijëve. E ndërkohë ermali i ka bërë një dedikim të veçantë gruas së tij Arianës, me rastin e ditëlindjes së saj. Ai ka publikuar një fotografi të Arianës bashkë me fëmijët e tyre në rrjetet sociale, duke e uruar atë dhe duke e falënderuar për 4 fëmijët.

“Urime ditëlindjen zemra jem i bofsh edhe 100 bashkë me krejt të mirat në jetë. Faleminderit që mi ke dhuru 4 yje. Të duam shumë. Babi, Arti, Buna, Era dhe Ana.”, ka shkruar ai përkrah fotografisë së postuar.