Gënjeu, nuk kam garë me Mesin për Top të Artë”! Ronaldo akuzon keq organizatorin se mashtroi publikun

Cristiano Ronaldo nuk është present në mbrëmjen gala të “Topit të Artë”, por portugezi nuk ka ngurruar të jetë përsëri protagonist. Në një postim në Instagram, CR7 ka reaguar ndaj organizatorit të Topit të Artë, Pascal Ferre,i cili kishte deklaruar se “ambicia e vetme” e superyllit portugez ishte që ta përfundojë karrierën me më shumë Topa të Artë sesa Lionel Messi. Ai gjithashtu akuzoi se organiztori Pascal Ferre gënjeu për mungesën e 36 vjeçarit ditën e sotme, duke trilluar një karantinë inekzsistente.

“Pascal Ferre deklaroi se ambicia ime e vetme është të fitojë më shumë Topa të Artë se Lionel Messi. Ky njeri e përdori emrin tim për të promovuar veten dhe median në të cilën ai bën pjesë. Është e papranueshme që një person përgjegjës për ndarjen e një çmimi aq prestigjioz mund të gënjejë në këtë mënyrë, me një mungesë respekti absolute për dikë që gjithmonë e ka respektuar France Football dhe Topin e Artë.

Ai gënjeu sërish sot duke e justifikuar mungesën time me një karantinë të pa vërtetë. Unë gjithmonë fitoj për vetveten dhe klubet që i përfaqësoj, fitoj për veten dhe për ata që më duan. Nuk fitoj kundër askujt. Ambicia më e madhe në karrierën time është që të fitoj tituj shtetërorë dhe ndërkombëtarë për klubet që i përfaqësoj dhe për ekipin tim kombëtar”- u shpreh Cristiano Ronaldo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/