Furtunë e madhe në Stamboll: Era shkul çatitë dhe rrëzon pemë, 2 të vdekur dhe shumë të plágosur (Video)

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 8 të tjerë janë plágosur pasi stuhi me erë të fortë ka përfshirë Stambollin.

Dhjetra ndërtesa kanë mbetur pa çati, pasi era i ka shkulur si të ishin prej letre. Gjithashtu raportohet për rrëzimin e dhjetra pemëve, ndërsa janë përmbysur edhe kamionë përgjatë rrugës.

Një nënë ka humbur jetën pasi u ngjit katin e sipërm të ndërtesës për të shpëtuar fëmijën e saj, raportojnë mediat vendase.

Në Çatalca, era e fortë ka rrëzuar kullën e orës të ndërtuar pranë një mbikalimi.