Falsifikonin testet e COVID dhe garancitë për në Gjermani, arrestohen 4 të rinj nga Tirana, u merrnin udhëtarëve nga 600 euro (DETAJE)

4 persona janë arrestuara nga Policia e Tiranës pasi falsifikonin testet për Covid-19 dhe garancitë për të shkuar në vendet e BE, kryesisht në Gjermani.

Sipas Policisë, është finalizuar operacioni policor i koduar “Shtegtimi”, si rezultat i të cilit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Ergys Vejseli, 34 vjeç, Gentiana Konini, 44 vjeçe, Klotilda Çela, 32 vjeçe dhe Petrit Cara, 37 vjeç, të katërt banues në Tiranë, me aktivitet tregtar biznes privat agjenci udhëtimi. 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.