E PAZAKONTË/ Qytetari lidhet me zinxhir para Bashkisë së Lezhës, proteston se i kanë zaptuar tokat

Një qytetar është lidhur me zinxhir përpara bashkisë së Lezhës, për të protestuar.

Sipas informacioneve, Huanito Martini ka lidhur veten në shtyllën e dritave pranë bashkisë.

Ai ka treguar për mediat se në fshatin Balldren i kanë zaptuar dhjetëra hektarë tokë.

Sipas tij, nuk i është dhënë drejtësi në vendin tonë për problemin e tij.