“Çfarë po ndodh me Florin? A është i lidhur?” Eneda Tarifa jep përgjigjen që s’na pëlqeu

Eneda Tarifa u shpall fituese e festivalit “Kënga Magjike”, ku konkurroi me një këngë të Flori Mumajesit! E ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora ajo foli gjatë për këngën e saj në “Këngën Magjike”, për kontekstin që mori pas tërmetit të 26 nëntorit dhe për polemikat e shumta që u ngritën.

Duke u veçuar pak nga kënga e Enedës, Sonila Meço e pyeti atë edhe për Florin. “Çfarë po ndodh me Florin?” “A është i lidhur?” apo “Kur do martohet?” ishin pyetje që të gjithë duan të dëgjojnë përgjigjen por këngëtarja u tregua shumë e rezervuar.

“Unë kam një marrëdhënie tepër korrekte me të, është shumë distante për të folur për të tilla gjëra, por di që Flori është një njeri tepër diskret dhe të gjithë energjinë e tij nuk e harxhon nëpër intervista apo panele, por për të bërë dhe për të lënë këngë të mrekullueshme me gjithë paragjykimet që e kanë ndjekur Florin dhe unë gjithmonë i them, të dhëntë jeta fuqi dhe energji për të bërë dhe për të lënë këtë art që bën ti”.

Pra me sa kuptuam, edhe nëse Flori do të ishte në një lidhje romantike, nuk do ta tregonte këtë publikisht!

Eneda tregoi gjithashtu se e ëma e saj ishte skeptike që ajo të fitonte festivalin duke qenë se Flori fitoi një vit më parë.

“E para që kontestoi këtë pjesëmarrje timen ishte ime më. I thashë mami do marr pjesë në “Këngën Magjike” me Florin, e më tha po Flori fitoi vjet dhe s’ke për të marrë çmim me këtë këngë. Harroje çmimin e parë. I thashë nuk më intereson fare, unë do kem një këngë të mrekullueshme nga Flori dhe nuk jam futur fare më këtë mendim”, u shpreh Eneda.