Formacionet zyrtare Shqipëri-Andorrë

Janë publikuar formacionet zyrtare të Shqipërisë kundër Andorrës me takimin që fillon në orën 20:45.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikuese e Euro 2020.

Në këtë takim ka disa ndryshime nga takimi i fundit.

Formacioni:

Portier:

Berisha

Mbrojtje:

Veseli, Gjimshiti, Ismajli

Mesfushë:

Trashi, Ramadani, Ndoji, Memushaj, Roshi

Sulmi: Balaj dhe Manaj.

“Kumbulla mund t’i sjell tjetër dimension Kombëtares”, Rudi Vata: Ju tregoj cilësitë e Kamberit

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata është i ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në televizionin “News 24”, teksa foli për situatën aktuale në ekipin Kombëtar, si dhe për të ardhmen e trajnerit Reja, duke u shprehur:

“Ne 2 ndeshjet e fundit treguam vlera të mira. Është një skuadër që po rritet. Trajneri Reja po instalon mentalitetin e tij. Futbollistët po i përgjigjen. Akoma ekipi Kombëtar ka nevojë për stabilitet. Dy ndeshjet e ardhshme do të jenë të rëndësishme për të parë elementët e rinj.

Kumbulla është lojtar me vlera që mund t’i sjellë dimension tjetër Kombëtares. Trajneri Reja akoma nuk ka firmosur rinovimin. Është në rrugë të mbarë dhe do jetë trajneri i ardhshëm. Kombëtarja po fiton besimin dhe po krijohet frymë e mirë që po garanton të ardhmen.

Kamberi është lojtar i kampionatit skocez. Luan me klub të mirë. Sivjet nuk ka shënuar shumë gola. Është një lojtar që do të sjell një energji tjetër. Ka teknikë dhe shpejtësi të mirë. Kjo i bën mirë edhe konkurencës. Reparti sulmues është një repart ku ka shumë konkurencë. Trajneri do të marrë më të mirën e sulmuesve. Kam besimin se do të jetë një plus për ekipin Kombëtar”, u shpreh Vata.

VLLAZNIA QË NA KRENOJË NË “CHAMPIONS LEAGUE”, MERR FITOREN E PARË NË “ARENËN KOMBËTARE”

Vllaznia e ka nisur me këmbë të mbarë inagurimin e “Arenës Kombëtare”, në kampionatin e femrave. Në përballjen ndaj Apolonisë, do të ishin golat e Lufos dhe Bajraktarit që vendosën edhe këtë 90 minutësh.

Ashtu siç edhe pritej në fakt, pasi vajzat që na krenuar me arritjet e tyre në “Champions League” ia dolën edhe këtë herë për të treguar vlerat e tyre dhe për të marrë duartrokitjet e para të tifozëve në stadiumin e ri. Megjithëse nuk ishin në numër të larta, por sportdashësit nuk munguan, me tifogrupin “Power 12” që udhëtuan nga Shkodra për të qenë lojtari i 12 për ekipin edhe në këtë ndeshje,. /Sport Ekspres/

LIVE Edi Reja: Më vjen keq për Çikalleshin, shpresoj të zgjidhim çështjen e Kamberit

Në prag të dy ndeshjeve që Kombëtarja kuqezi ka pas pak ditësh, trajneri Edi Reja ka dalë sot në konferencë për shtyp ku ka folur për dy ndeshjet e radhës. Ai u ndal edhe te lista e bërë publike ditën e sotme dhe ka folur për futbollistët e grumbulluar.

“Çikalleshi? Për Çikalleshin më vjen keq se që kur kam ardhur ka qenë vendimtar por kemi grup të përshtatshëm dhe mund të gjejmë zgjidhje. Jemi në pritje të Kamberit dhe të shohim ta zgjidhim në mesjavë. Se sa më shume alternativa kam, aq më mirë është. Sa i përket ndeshjeve kemi rritje graduale dhe dua që të vazhdojmë.

Objektivat? Mendohet vetëm për Francën e nuk duhet kështu. Kemi bërë pikë. Dua që përqendrimi të jetë për Andorrën, nuk dua të ketë rënie përqendrimi për Andorrën. Andorra humbi në minutën e 90 me Turqinë e nuk dua që të ketë rënie përqendrimi që të vazhdojmë të kemi rezultate të rëndësishme.

Motivimi pa objektiv? Lojtarët që vijnë dua që të krijojnë mentalitetin që të luajnë çdo ndeshje në maksimum. Nuk dua që të luajmë ndeshje mjaftueshëm. Dua të rritemi nga pikëpamja mendore. Dua që lojtarët të kuptojnë rëndësinë. M9tivimi me Francën do të jetë por mua më duhet Andorra. Duhet të ruajmë përqendrimin maksimal më Andorrën se aty shihet rritja e një Kombëtareje dhe një Federate.”, tha Reja.

E FUNDIT/ PUBLIKOHET LISTA E PLOTË E SHQIPËRISË, BËHET REKORD ME FLORIAN KAMBERIN

Shqipëria e ka publikuar listën e saj për dy ndeshjet e radhës kundër Andorrës dhe Francës vetëm pak minuta më parë. Ashtu siç edhe “Sport Ekspres” publikoi në ditën e djeshme, Taulant Seferi dhe Myrto Uzuni e kanë marrë një ftesë në minutat e fundit.

Kjo pasi Sokol Cikalleshi është dëmtuar në ndeshjen e djeshme dhe nuk mund të grumbullohej nga kuqezinjtë. Gjithashtu është konfirmuar përfundimisht edhe mungesa e Armando Sadikut. Nga ana tjetër në kohë rekord është siguruar pjesëmarrja e Florian Kamberi në këtë listë.

Sulmuesi i Hibernianit dhe ku është përqendruar e gjithë vëmendja, do të jetë te Shqipëria që në këto dy takime. Një punë rekord për të mbyllur dokumentat e këtij lojtari brenda një kohe të shkurtër është bërë dhe tashmë do të luajë me Andorrën dhe Francën. Një risi tjetër është edhe afrimi i Enis Cokajt në listën e pritjes së Kombëtares A për herë të parë. /Sport Ekspres/