Kosova mposhtet nga Suedia në miqësore (VIDEO)

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur minimalisht 0-1 nga Suedia në miqësoren testuese të zhvilluar të dielën pasdite në Doha të Katarit.

Trajneri Bernard Challandes, për këtë miqësore ka ftuar numër të madh lojtarësh nga Superliga e Kosovës, por për formacionin startues përzgjodhi këta lojtarë: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Aliti, Lirim Kastrati, Loshaj, Shala, Ibrahimaj, Bytyqi, Rashani, Flamur Kastrati

Në minutat e parë të ndeshjes, Kosova ishte më dominuese, ku synohej të arrihej sulmuesi Flamur Kastrati, i cili udhëhoqi fazën ofensive të ‘Dardanëve’.

Suedezët patën një mundësi serioze në minutën e 19’, kur Adam Andersson provoi pas një harkimi nga krahu, për fatin e mirë të Kosovës, goditja e tij shkoi jashtë portës së Visar Bekajt.

Kosova u kundërpërgjigj menjëherë Suedisë me një rast të mirë në minutën e 22, kur pas një harkimi të Herolind Shalës, Flamur Kastrati provoi me kokë, por portieri Peter Abrahamsson, bëri një pritje tejet të bukur.

Nuk kaloi as një minutë, dhe ‘Dardanët’ ishin sërish afër golit, kësaj here përmes mbrojtësit Fidan Aliti.

Në minutën e 31’, Bernard Challandes bëri zëvendësimin e parë, duke e inkuadruar 19 vjeçarin Ismet Lushaku në vend të Florian Loshaj.

Deri në fund të pjesës së parë, Kosova provoi edhe disa herë, por nuk ishte e sukseshme në realizimin e golit, për të shkuar në pushimin prej 15 minutave, me rezultatin 0-0.

Kosova e nisi pjesën e dytë me disa zëvendësime, duke i inkuaduar në lojë futbollistët nga Superliga e Kosovës, si Jetmir Topalli, Valmir Veliu, Blendi Baftiu, Lapidar Lladrovci, Arbër Hoxha. Në pjesën e dytë u inkuadrua edhe Anel Rashkaj.

Minutat e parë të kësaj pjese të dytë, gjithashtu i takuan Kosovës, e cila edhe pse bëri disa zëvendësime duke inkuadruar lojtarë nga Superliga, ruajti vazhdimësinë e pjesës së parë, nga mënyra e lojës së aplikuar.

Një vendosje jo e mirë në mbrojtje i kushtoi me gol Kosovës, kur Simon Hedlund shënoi në minutën e 75’, për t’i dhuruar epërsinë Suedisë.

Deri në fund të ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshuar, me Suedinë që e mposht 1:0 Kosovën.

Shqipëri-Itali, vjen goli i parë në “Air Albania”, shënojnë italianët (VIDEO)

Është zhbllokuar sfida mes Shqipërisë dhe Italisë. Miqtë kanë shënuar në minutën e 10 me autor Esposito.

Ndërkohë kjo ndeshje luhet për bamirësi dhe marri pjesë lojtarët legjendarë të Shqipërisë dhe Italisë për të grumbulluar para për të dëmtuarit nga tërmeti.

Plas në Itali, nisin hetimet për Juventus, Milan dhe Inter

Autoritetet e kontrollit financiar në Itali kanë nisur hetimet për 9 klube të futbollit italian duke përfshirë Juventusin, Milanin, Interin, Romën, Atalantën etj mbi kontratat e dhënies së biletave për ndeshjet e kampionatit italian dhe abonimin vjetor.

Autoriteti i Konkurencës në Itali bëri me dije se po kryhen hetime të thelluara mbi fenomenin në fjalë.

Dyshohet se këto klube nuk kanë pranuar të shlyejnë tifozë apo qytetarë të caktuar për ndeshje të pezulluara dhe në rastet kur mbyllet stadiumi.

Klubet nuk iu janë përgjigjur kërkesave të organeve hetimore italiane që në muajin maj të vitit të kaluar.

Ibrahimovic zbarkon në Milano (VIDEO)

Zlatan Ibrahimovic ka ateruar në Milano, ku do t’i kryejë testet mjekësore para se ta kompletojë kthimin në Milan.

Ai u prit nga tifozët kuqezinj dhe drejtori i Milanit, Zvonimir Boban në aeroport, teksa po kthehet në klub pas nëntë vjetëve.

38-vjeçari ateroi në aeroportin e Milanos mëngjesin e sotëm pas mbërritjes nga Stokholmi me aeroplan privat.

Ai do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore sot gjatë ditës, ndërsa të premten në mbrëmje do të prezantohet si lojtar i Milanit.

Raportohet se ai do të marrë pagë 3.5 milionë euro në sezon te klubi nga Serie A, pas transferimit si lojtar i lirë.

Sulmuesi suedez e kishte veshur fanellën e Milanit nga vitit 2010 deri më 2012, duke i shënuar 56 gola në 85 paraqitje.

Inter – Genoa, formacionet zyrtare

Dhurata më e mirë për tifozët, për festat e fundvitit, do të ishte triumfi në “Giuseppe Meazza”.

Interi do të kërkojë të mbyllë vitin 2019 me fitore, kur të përballet nga ora 18:00 me Genoan në “Giuseppe Meazza” sfida e fundit në Serie A për vitin që po lëmë pas dhe më pas, futbollistët do të jenë të lirë disa ditë.

Pas fitores së Juves ditë më parë, që ka shkuar në 42 pikë, edhe ekipi i Antonio Contes është i detyruar të fitojë, për ta barazuar me pikë ‘Zonjën e Vjetër’ dhe për t’i dhënë një tjetër hijeshi festave.

FOTO / Përditësohen vlerat e merkatos, ja 10 futbollistët më të kushtueshëm të Shqipërisë

Afron fundi i vitit dhe si zakonisht, portali i njohur për vlerësimin e kartonëve të futbollistëve, “transfermarkt”, ka përditësuar të dhënat rreth shumë prej futbollistëve shqiptarë. Viti 2020 do të fillojë me një emër të ri në krye të listës, duke ulur nga froni Elseid Hysajn pas 4 vitesh dominim.

Thomas Strakosha, falë paraqitjeve të tij me Lacion ka parë t’i rritet vlera e kartonit në 25 milionë euro, duke qenë tashmë lojtari shqiptar më i vlerësuar nga portali i njohur ndërkombëtar. Hysaj zbret në vendin e dytë, me vlerën e tij që ka shkuar tashmë në 16 milionë euro, pasi ka humbur ndjeshëm terren si pasojë e mosaktivizimit të rregullt.

Ndërkohë, pas tij vijnë në kuotën e 10 milionë eurove Berat Gjimshiti dhe Marash Kumbulla, me këtë të fundit që ka kapur shifra të pabesueshme brenda pak muajsh mes profesionistëve. Etrit Berisha dhe Emanuele Ndoj, dy futbollistë të tjerë të Serisë A, vijojnë me vlerësimin e tyre prej 3 milionë eurosh.

Vendi i 7 i përket Taulant Xhakës me 2,5 milionë euro, i ndjekur nga Amir Abrashi me 2 milionë euro, Eros Grezda me 1,35 milionë euro dhe Bekim Balaj me 1,3 milionë euro që plotësojnë 10-shen e futbollistëve shqiptarë me kartonin më të vlefshëm sipas “transfermarkt”. Në total janë 16 futbollistë shqiptarë të cilët vlerësohen me të paktën 1 milion euro nga portali i njehur. /vipsport.al/

Si do ta ndalësh Messin? Ja çfarë thotë Zidane para ‘El Clasicos’

Zinedine Zidane ka folur një ditë para “El Clasicos”.

Kjo ndeshje konsiderohet si shumë e rëndësishme pasi i gjen të dy skuadrat me të njëjtën kuotë pikësh në krye të La Ligas.

Në konferencën për shtyp, Zidane është pyetur se si do ta ndalë Lionel Messin, i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme.

“Është një lojë futbolli, jemi njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë, mund të ketë ndryshime por e dimë me kë po përballemi”, është përgjigjur fillimisht Zidane.

“Ne e dimë se çfarë lojtarë kanë ata, kanë Messin, por edhe ne i kemi “armët” tona. Ne duam të bëjmë një lojë të mirë kundër Barcelonës. Skuadra nuk duhet të përqëndrohem tek individët…”, përfundoi trajneri francez.

Të mërkurën në orën 20:00 Barcelona do të presë në “Camp Nou” skuadrën e Real Madridit në “El Clasicon” e parë për këtë sezon.

Formacionet zyrtare të “El Clasicos” Barcelona-Real Madrid

Mbrëmjen e sotme të gjithë sytë janë drejtuar nga “Camp Nou” aty ku përballen mes njëra-tjetrës dy skuadrat më me histori në Spanjë, Barcelona dhe Reali i Madridit.

I njohur si “El Clasico” i futbollit, ky 9o minutësh vjen në kohën e duhur për dy skuadrat, pasi kryesojnë së bashku klasifikimin e La Liga.

Ndërkaq, janë publikuar edhe formacionet zyrtare të këtij takimi.

Barcelona: Marc-Andre ter Stegen; Nelson Semedo, Gerard Pique, Clement Lenglet, Jordi Alba; Sergi Roberto, Sergio Busquets, Frenkie de Jong; Lionel Messi, Luis Suarez, Antoine Griezmann

Real Madrid: Thibaut Courtois; Dani Carvajal, Raphael Varane, Sergio Ramos, Ferland Mendy; Fede Valverde, Casemiro, Toni Kroos; Isco; Karim Benzema, Gareth Bale

Florian Marku triumfon në Londër!

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka mundur të sigurojë fitoren gjatë një përballjeje në Londër.

27-vjeçari u gjend kundër boksierit Nathan Bendonit. Më poshtë gjeni videon e” përplasjes” së dyshes.

“Prehuni në paqe”, mesazhi prekës i tifozëve të Teutës për viktimat e tërmetit

Ndeshja Teuta-Skënderbeu është ngjarja e parë që përpiqet të rikthejë në shinat e së përditshmes një qytet të rrënuar nga dhimbja pas tërmetit të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 vetë dhe qindra familje mbetën jashtë shtëpive të tyre për shkak të dëmëve që pallatet pësuan nga shkundja e tokës prej 6.4 ballësh.

Tifozët durrsakë kishin shpalosur një banderolë kushtuar 51 viktimave të tërmetit, ku shkruhej “Prehuni në paqe”, shoqëruar nga numri 51 dhe krahët e engjëjve. Gjithashtu u ngritën në qiell edhe 51 balona, në kujtim të tyre, balona që fluturuan drejt qiellit të Durrësit.