Juristja seksi godet futbollistët shqiptarë: S’kanë as famë, as pushtet, as lekë (FOTO+VIDEO)

Njihet si “juristja më seksi shqiptare”, edhe pse nuk e ushtron profesionin e saj. Është fjala për Redona Koçin, e cila në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen me luksin e saj dhe me fotot e “nxehta”.

Së fundmi, modelja ka qenë e ftuar në “Proçesin Sportiv”, ku gjatë emisionit, moderatorja Alesia Bami i bëri Redonës një pyetje lidhur me futbollistët e huaj dhe shqiptarë.

“Në botë shohim shumë futbollistë edhe modele çift kurse këtu në Shqipëri nuk shohim shumë, pse mendon se ndodh kjo?”, u pyet ajo.

“Doja të jepja një përgjigje diplomatike, por po e them më mirë drejtpërdrejt. Mendoj se ata kanë më shumë lekë dhe pushtet”, tha Redona.

“Nuk kanë, po normalisht që nuk kanë as pushtetin, as famën, as lekun”, shtoi modelja seksi kur u pyet nëse mendon se futbollistët tanë nuk kanë para. /albeu

Nga një fizik i dobët te Chelsea deri te muskujt e formësuar te Liverpooli – Salah befason me transformimin e tij

Në momentin që shënoi golin ndaj Manchester Unitedit mbrëmë, Mohamed Salah e hoqi fanellën e tij për të festuar.

Gjatë kohës sa festonte, kemi arritur të shohim një trup tejet të formësuar të egjiptianit, që mund t’u ketë befasuar edhe ju.
Salah më parë kishte një fizik të dobët dhe muskujt e tij nuk vëreheshin shumë, por me kalimin e viteve, ai ka arritur të ndërtojë një fizik të mrekullueshëm.
27-vjeçari në kohën kur ishte te Chelsea ishte shumë i plogësht dhe Jose Mourinho e kishte lejuar atë të kalonte te Fiorentina e më pas te Roma.

Nga aty, egjiptiani ka punuar shumë me trupin e tij dhe tani te Liverpooli mund të vërehen qartë muskujt në stomakun e tij.Puna e tij në palestër ka dhënë rezultatet e para dhe tani Salah mund të hyjë në duele me lojtarë kundërshtarë pa pasur ndonjë problem.
Anëtari i skuadrës angleze nganjëherë na dhuron nga një foto nga palestra dhe mund të shohim qartë se si ka ndryshuar trupi i tij nga koha kur ishte te The Blues e deri te Liverpooli.

/Telegraf

Marash Kumbulla reagon pas dëmtimit, mesazh për tifozët

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, i qetësoi të gjithë tifozët e Veronës se dëmtimi që pësoi në barazimin e sotëm kundër Bolonjës 1-1 nuk do ta mbajë larg fushave.

19-vjeçari shprehet i gëzuar për rezultatin e verdhebluve dhe karakterin e fortë të shokëve të skuadrës, ndërsa thekson se do të rikthehet shpejt në fushë, por pa saktësuar se në çfarë momenti.

“Një tjetër provë karakteri dhe vendosmërie. Mund të kishim marrë më tepër nga kjo ndeshje. Më vjen keq që u largova shpejt nga takimi, pasi pata një lëndim jo të lehtë, por do të kthehem shpejt”, deklaroi Marash Kumbulla.

Rey Manaj kalon vizitat mjekësore, nesër prezantohet tek skuadra e re

Pritjes për të parë përfundimisht Rey Manaj si lojtar i Barcelonës po i vjen fundi.

Këtë të hënë, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë do të prezantohet si blerja e re e skuadrës së dytë të Barcelonës, që merr pjesë në Segunda Division.

Manaj ka kaluar tashmë kontrollin mjekësor dhe gjithçka është përgatitur që ai të pozojë me fanellën e Barçës.

22-vjeçari shqiptar u afrua në klub për të zëvendësuar Abel Ruiz, i cili orët e ardhshme do të prezantohet te Sportingu në Portugali.

Manaj kishte një kontratë me Albaceten deri në vitin 2024, por ai nuk ishte në planet e Luis Miguel Ramis dhe vendosi që largimi ishte opsioni më i mirë.

Sulmuesi shqiptar prej disa ditësh ndodhej në Barcelonë, i shoqëruar nga shokët e tij, ku ndoqi “live” edhe një ndeshje të Barcelonës B, atë ndaj Gimnastic.

Lojtari do të jetë në gjendje të debutojë fundjavën e ardhshme, në “Estadi Johan Cruyff”, kundër Ejeas.

Dy milion euro për sekond, shuma stratosferike që fitoi McGregor në Las Vegas (VIDEO)

Conor McGregor ka fituar 1.5milionë funte për sekondë për shkatërrimin që i bëri Donald Cerrones në rundin e parë, thotë Piers Morgan.

Triumfi brenda 40 sekondave në Las Vegas kundër Donald Cerrones, ka vlerën e 60 milionë funteve, që do të derdhen në arkat e Conor McGregor.

Piers, gazetari i njohur, ka bërë share një postim të UFC në ‘Tëitter’ për McGregor dhe ka shkruar: “40 sekonda… 2 milionë dollarë për sekondë”.

3.8 milionë funte ishin ndarë për fituesin e këtij meçi, por pasi të mblidhen gjitha paratë e reklamave, të drejtave televizive dhe gjërave tjera, pritet të shkojë ashtu siç thotë Piers, deri në 60 milionë.

Dëshira e McGregor është të bëhet miliarder dhe thotë se do ta arrijë këtë në moshën 35 vjeçare.

McGregorit i mjaftuan vetëm 40 sekonda për të mposhtur Donald “Coëboy” Cerrone në eventin UFC0-246, zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas, sfidë e vlefshme për peshën “Welterweight” (pesha 71-77kg).

Irlandezi i befasoi të gjithë me startin që i bëri kësaj sfide, përfshi edhe rivalin e tij, që u dorëzua shumë shpejt.

Që në momentin që nisi dueli McGregor goditi Cerrone me shpatull në fytyrë, duke bërë që “kaubojsi” amerikan të gjakoset.

Kjo i dha zemër irlandezit të vijojë sulmet dhe brenda pak sekondash Cerrone është në tapet, duke u goditur nga grushtet e McGregor, deri në momentin që gjyqtari vendos të ndalë sfidën.

Kontrata e Rrahmanit me Napolin, media italiane zbulon detaje të reja

Transferimi i Rrahmanit nga Verona, Napolit i kushtoi 14 milion euro plus 1.5 milionë në shpërblime.

Kontrata gjatë ditës së djeshme është zyrtarizuar, kurse detaje të teja janë zbuluar gjatë ditës së sotme nga “Gazzetta dello Sport”.

Sipas këtij mediumi ajo që nuk është ditur deri më tani ka qenë koha e përfundimit të kësaj kontrate, e që sipas tyre është deri në vitin 2024.

“Amir Rrahmani ka nënshkruar kontratën që do ta lidhë atë me Napoli deri në vitin 2024, me një pagë prej 1.8 milion në sezon. Është përcaktuar operacioni me Veronën, i cili kushtoi 14 milionë plus 1,5 bonuse, por mbrojtësi do të arrijë vetëm në qershor” shkruajti mediumi italian.

Gattuso ka disa fjalë për futbollistin shqiptar

Elseid Hysaj po tregon një formë shumë të mirë te Napoli, pikërisht nga koha kur drejtimin e skuadrës e ka marrë Gennaro Gattuso.

Mbrojtësi shqiptar është shndërruar nën drejtimin e trajnerit të ri, nga i cili ka edhe një mbështetje maksimale.

Pikërisht Gattuso, në konferencën e dhënë para ndeshjes me Fiorentinan ditën e nesërme, ka thënë se Hysaj po tregon një paraqitje të shkëlqyer. “Ka pak lojtarë që luajnë aq mirë në repartin e Hysajt. Shqiptari po tregon ndeshje shumë të mira këto kohë. Për shumë vite ai ka luajtur në një mbrojtje me katër, dhe ka treguar paraqitje të mira.”, u shpreh Gattuso.

Ofertë 2 milionë euro, Baren e duan në La Liga

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat spanjolle. Bëhet fjalë për të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares, Keidi Bare.

Sipas prestigjiozes “Marca”, një tjetër klub ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit. Bëhet fjalë për Getafen, e cila është duke bërë mjaft mirë në La Liga.

Oferta e spanjollëve të cilët militojnë edhe në Ligën e Europës, mësohet të jetë tepër joshëse. Bëhet fjalë për plot 2 milionë euro.
Një shans i shkëlqyer për fierakun për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierë. Në këtë operacion pritet të përfshihet edhe futbollisti tjetër i Malagas Antonin, i cili së bashku me Baren, pritet të kalojë te Getafe.

Pritet që në ditët e ardhme, palët të vendosin në lidhje me të ardhmen e futbollistit shqiptar. Në dukje oferta duket tepër joshëse, por janë drejtuesit e Malagas atë që do të vendosin nëse do e shesin Baren ose jo.

VIDEO/ Hysajt nuk i del inati për penalltinë e akorduar, proteston keq te arbitri dhe duhet ndërhyrja e Gatuzos për ta qetësuar

Napoli mposhti Peruxhian në ditën e sotme në Kupën e Italisë, me rezultatin 2-0, falë dy golave të Lorenco Insinjes me penallti.

Titullar në këtë ndeshje për të kaltrit ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, i cili u bë edhe protagonist i një rasti të diskutueshëm në fundin e pjesës së parë.

Mbrojtësi shkaktoi një 11-metërsh për kundërshtarin për një prekje me dorë, i cili sipas Hysaj nuk duhej akorduar penallti dhe me të drejtë pasi topi e kap në trup. Për fatin e tij të mirë penalltia u prit nga portieri Ospina.

Megjithatë shqiptarit nuk i dilte inati për penalltinë e akorduar nga arbitri, dhe pas përfundimit të pjesës së parë, shkoi te gjyqtari duke protestuar gjithë inat. Është dashur ndërhyrja e trajnerit Gatuzo që Hysaj të largohej dhe të qetësohej.

Penalltia e Hysaj on Vidnews.

Thesaret e Igli Tares! Mbreti “Mida” që nxjerr “flori” për Lacion

Igli Tare nuk kishte absolutisht asnjë plan për t’u bërë drejtor sportiv. Ishte fundi i qershorit 2008, kur ai u paraqit në zyrën e Claudio Lotitos në Formello. Ishte 35 vjeç, pas tre sezonesh si sulmues i Lazios, ai po mendonte të dilte në “pension”, por ajo telefonatë nga Presidenti e intrigoi. Lotito po kërkonte zëvendësuesin e Valter Sabatinit. Dhe ai e ndjeu se njeriu i duhur ishte gjigandi shqiptar, që e kishte impresionuar për njohuritë që kishte mbi futbollin ndërkombëtar. Kështu që Lotito “shpiku” Taren, njeriun-merkato.

Metoda

Si Drejtor Sportiv, di se si të lëvizë: flet gjashtë gjuhë. Pesë sezone si lojtar në Gjermani ku takoi gruan e tij, Sandrën. Tare ka një metodë preçize. Një rrjet i dendur kontaktesh me agjentë të besueshëm dhe ish-shokë skuadrsh. Por pa krijuar një grup specifik. Tare preferon të lëvizë në mënyrë të pavarur. Me kalimin e kohës, ai kultivoi marrëdhënie të mira me Mino Raiolan dhe Jorge Mendesin, agjentë kryesorë në skenën ndërkombëtare. Krijoi linjë direkte me Matja Kezman, serb, ish sulmues që brodhi botën, agjent i Milinkoviç. Ka preferencë të veçantë për tregun e Evropës Veriore, por me kalimin e viteve ka shtuar vëmendjen drejt Spanjës. Shikon në Amerikën e Jugut: në Brazil ka kontakte, që shpesh kanë rezultuar të frytshme. Kalon shumë orë duke parë filmime, por shkon personalisht për të parë një lojtar që i intereson. Kërkesa themelore: cilësi që mund të rriten më tej.

Dhe duhet të flasë me lojtarët, për të kuptuar se ç’tipa janë. Kur shkon në një mision, qëllimet e tij mbeten të mbuluara në fshehtësinë më të madhe. Kontaktet personale janë në plan të parë. Në vitin 2011 ai bindi Miro Klosen të vinte në Lazio. Kishin luajtur bashkë tek Kaiserslautern. Në atë verë e sinjalizuan nga Zvicra, për Senad Luliç: kapiteni që shënoi në Super Kupën e fundit, pasi shënoi kundër Romës në finalen e Kupës së Italisë 2013, u pagua për 3 milion. Një vit më parë Tare kishte blerë Hernanes nga San Paolo për 9 , 5 milion Euro, më pas e shiti tek Inter për 20 milion. Në 2013 bleu nga Santos Felipe Anderson për 10 milion: ia shiti më pas Uest Hemit për 30. Tare zbuloi De Vrij para se të bëhej mbrojtësi më i mirë i Kupës së Botës 2014. Keita po ndahej nga Barcelona dhe ai e bëri për vete, për vetëm 360 mijë euro. Do ia shiste më pas Monakos për 30 milion Euro.

Kolonat e Inzaghit

Kishte luajtur në kombëtare me Foto Strakoshën. Tare nuhat menjëherë talentin e të birit, Thomas në portë. Në vitin 2015 fton Milinkoviç në Formello. E kërkonte dhe Fiorentina, por Sergej i kishte dhënë fjalën Igli Tares. Paguan menjëherë 4.5 milion Euro, më pas dhe 9 milion të tjera për ta blerë të gjithë kartonin e tij nga Genk. Sot Milinkoviç vlen 100 milion Euro.

Për 19 milion Euro blen Correan, për 10 milion Immobilen dhe për 5 milion Luis Alberton. Sot janë kolonat kryesore të Lacios së Inzaghit. Ashtu si Acerbi, Lazzari, Leiva, Luiz Felipe (në Brazil ishte mes amatorëve), Parolo dhe Caicedo. Mes goditjeve të shumta, edhe Biglia e Candreva. Në vitin 2016 i dha menjëherë dakordësinë Inzaghit për bankinën. “Kurrë mos hidh hapin më të gjatë se sa ke këmbën”, është motoja e tij. Dhe kështu, Tare ka pasuruar Lacion me talente dhe ambicie. La Gazzetta dello Sport – Bota.al

Me Shqipërinë, 10 gola

Igli Tare, shqiptar nga Vlora, 46 vjeç, u rrit si sulmues tek Partizani i Tiranës. Nga ’94 në 2001 ai luajti në Gjermani dhe nga Kaiserslautern u transferua tek Brescia, ku qëndroi për dy sezone, dy tjerë në Bologna, nga ku arriti u transferua tek Lazio në vitin 2005, duke luajtur deri në vitin 2008, kur Presidenti Lotito i ofroi një kontratë të re si menaxher. Me Shqipërinë, 68 ndeshje dhe 10 gola.

/bota.al/