Napoli-Barcelona, Setien merr vendimin për Manajn

Rei Manaj nuk është grumbulluar me ekipin e parë të Bracelonës, për ndeshjen që këta të fundit do të luajnë ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.MANAJ

Tekniku katalanas, Kike Setien e grumbulloi Manajn para dy javësh në ndeshjen e kampionatit me Getafen, por megjithatë nuk e aktivizoi asnjë minutë.

Tashmë tekniku i Barcelonës ka vendosur të grumbullojë për ndeshjen e Championsit, afrimin e ri Brethueit, ndonëse nuk është i regjistruar pë këtë kompeticion, duke bërë të qartë kështu se nuk ka vend për Manajn.
BAR

Shqiptari duhet ët punojë akoma më shumë me ekipin B, te Barcelonës për të shpresuar se në një të ardhme të afërt do të luajë për ekipin e parë.

Talentin brazilian e mbysin lotët në prezantim, Reiner: Falë familjes mbërrita te Real Madridi

Pas Viniciusit, një tjetër fenomen i ri i futbollit brazilian zbarkon te Real Madridi. Bëhet fjalë për Reiner, që nuk ka mundur dot t’i mbajë lotët në prezantimin e tij zyrtar përkrah presidentit Florentino Perez.

18-vjeçari Reiner është ngashëryer disa herë teksa fliste për sakrificat e familjes së tij për ta ndihmuar që ai të mbërrinte një ditë këtu. Qau kur klubi shfaqi video të momenteve të tij më të mira me ekipet e moshave të Brazilit dhe Flamengos.

“Falë familjes sime jam këtu”, tha ai duke fshirë lotët. “Ka qenë e vështirë të lija gjithçka pas krahëve që i vogël vetëm për të luajtur”. Një sakrificë e justifikuar. Real Madridi ka paguar 30 milionë euro dhe Reiner ka nënshkruar deri në vitin 2026. Për momentin ai do të luajë tek ekipi B. “Jam gati të bëj çfarëdo lloj gjëje që klubi do të më kërkojë. Do të jap gjithnjë maksimumin”, përfundoi Reiner.

“Guardiola është gati për Juventus”

Dënimi i fortë i vendosur nga Uefa në dëm të Manchester City (dy vjet jashtë kompeticioneve europiane) ka tronditur të gjithë futbollin anglez e, për pasojë, ka rivënë në diskutim të ardhmen e Pep Guardiola, ëndërra e të gjithë tifozëve bardhezinj që nga vera e ardhshme.

Tani historia tenton të përsëritet dhe në opinionin e “Big Sam” Allardyce, ish-trajner i Anglisë e ikonë e futbollit anglez, në intervistën e tij për Mirror, është më e mundur se kurrë.

“Të mendojmë për Pep – ka thënë Allardyce – u befasuam të gjithë kur iku nga Barcellona. Është rritur aty, ka luajtur dhe ka qenë trajner i moshave para se ti besonin pankinën e skuadrës së parë. Fitoi Champions e la Liga me rregullsi, pastaj papritur tha ‘po qendroj pushim një vit’”.

E pas pauzës erdhi Bayern Mynih: “Vendosi që aventura e tij e ardhshme do të ishte në Gjermani e gjëja më absurde ishte se kur mbërriti dinte të fliste gjermanisht. Vitin pushim e kaloi të mësonte gjuhën, kështu që të ishte në gjendje të komunikonte që ditën e parë”.

“Qendroi aty tre sezone e erdhi tek Manchester City ku kaloi vite të mirë – vazhdoi ish-tekniku anglez – Sfida e ardhshme është Italia. Duket sikur thotë: ‘duhet të shkoj në Itali e të vihem në provë, të tregoj se mund të bëj mirë edhe aty’. Do të bëjë si Mourinho: Portugali, Chelsea, Inter, Real e pastaj u kthye në Premier League, kampionati që do më shumë”.

“Mënyra e futbollit që luhet në Itali është shumë negative, shumë difensive, ka qenë gjithnjë kështu. Të fitoje 1-0 ka qenë gjithnjë mjaftueshëm për italianët. Guardiola do të shkojë aty dhe do të revolucionàrizojë Serie A. Imponon lojën e tij kudo shkon dhe do ta transformojë Juventus, nga loja që kanë tani, në rrjetën e tij të pasimeve”.

Shqiptarit i heqin medaljen e artë/ Faull nga gjyqtarja, ndëshkohet atleti

Atleti shqiptar Franko Burraj ishte pranë një arritjeje impresionuese në kampionatin ballkanik të sallave të mbyllura, por fati nuk ishte me sportistin kuqezi.

Talenti shkodran preu finishin i pari në turneun që po zhvillohet në Turqi, por gjyqtarja e garës e skualifikoi për një arsye të diskutueshme.

Franko Burraj mori rezultatin më të mirë me vendin e parë nga 21 shtete në kampionatin ballkanik, por në fundin e garës u zhvlerësua arritja e tij për shkak të prekjes së vizave të korsisë tjetër. Kronometri në Stamboll u ndal në 47.04 cka përfaqësonte një rekord Kombëtar por fatkeqesisht eshte dhene faull nga gjyqtarja.

kështu medalja e artë shkoi për sllovakun Jure Grkman ndërsa kroati Salamon dhe armeni Gabrielian u renditën në shkallët e tjera të podiumit.

Top Channel

Pas Izmir Smajlajt edhe Luiza Gega shpallet kamione Ballkani

Ditwn e djeshme atleti, Izmir Smajlaj u shpall kampion Ballkani nw kwrvim sw gjati por flamurin shqiptar e ka ngjitur nw majw edhe Luiza Gega.

Gega mori medalje ari për të shtatin vit radhazi në garën e 3000 metrave për femra.

Në kampionatin e zhvilluar në Turqi, atletja arriti të përfundojë garën për kohën e 8’ 55’’ 45, ndërsa për të konfirmuar dominimin e saj vlen të përmendet fakti se vendi i dytë ishte rreth 21 sekonda më vonë.

Përveç Luiza Gegës, edhe atleti David Nikolli ngriti flamurin shiqptar, lart, pasi u rendit i treti, ndërsa Franko Burraj mbylli garën në vendin e parë, por nuk mori medalje për një faull teknik.

Edhe një klub italian vihet pas Vedat Muriqit

Anglia nuk është më destinacioni i vetëm i mundshëm për transferimin e Vedat Muriqit.

Lajmet e fundit vijnë nga Italia, konkretisht Lazio.

Është drejtori sportiv i Lacios, shqiptari Igli Tare që dëshiron të vazhdojë transferimin e futbollistëve shqiptarë në skuadrën e tij.

Sipas mediumit turk, “sporx.com”, Lazio synon ta transferojë Muriqin në verë dhe bashkë me të synojë suksesin në Ligën e Kampionëve.

Top Channel

Gattuso nuk ndryshon, gati sa të godasë kamarierin (VIDEO)

Xhenaro Gatuzo njihet si një person agresiv, të cilin nuk e mbajnë aspak nervat dhe këtë e ka treguar shpesh gjatë kohës kur ishte futbollit, kur ka pasur zënka me persona të shumta.GAT

Tashmë në rolin e trajnerit, italiani duket më i “zbutur”. Së fundmi një kamarier ka menduar t’i bëjë një shaka trajnerit të Napolit, por për pak e pëson keq.

Kamarieri afrohet pranë Gatuzos dhe bën sikur i bie filxhani me kafe, në formën e një shakaje. Këtë episod Gatuzo e ka marrë me të qeshur, teksa për pak tenton të godasë kamarierin, por më pas nisë të qeshë.

Modelja shpërthen ndaj shqiptarit: Gomar në fushë dhe në shtrat (FOTO LAJM)

Transferimi i Florian Kamberit nga Hibernian te Rejnxhërs ka lënë shumë të pakënaqur tifozët e ish-skuadrës së tij.

Ajo që ka bezdisur më shumë ata, nuk ishte largimi, por deklarata e Kamberit se që ditën e parë në Skoci kishte pasur si objektiv Rejnxhërs se ata kishin tifozët më të mirë në botë. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer kritikat e sharjet e atyre nuk është shmangur asnjë një “VIP” i revistave rozë në Skoci, Xhejn Park.

Skocezja e cila është e famshme në Britaninë e Madhe se në moshën 17-vjeçare fitoi 1 milion paund në lotari, është një tifozë e zjarrtë e Hibernian dhe për disa kohë, e kishte pikë të dobët Kamberin duke bërë postime për të në rrjetet sociale. Në mediat britanike është aluduar shpesh për një lidhje mes të dyve, gjë që nuk është konfirmuar asnjëherë.

Por postimi i sotëm i saj për sulmuesin në Tëitter i linte pak vend imagjinatës. “Je një gomar në fushë dhe në shtrat. Rrugë të mbarë budalla”, shkruante 24-vjeçarja duke bashkëngjitur deklaratën e sulmuesit më të ri të përfaqësueses shqiptare, i përshëndetur nga mijëra ndjekës të saj në rrjetet sociale. /albeu.com

Frederik Veseli la Empolin për Lë Mansin, francezët prezantojnë shqiptarin “kampion bote”!

Frederik Veseli i ka dhënë fund aventurës së tij në Itali me skuadrën e Empolit, ku gjatë katër sezoneve me fanelën e kësaj skuadre, ka milituar mes Serisë A dhe asaj B, duke fituar njëherë dhe titullin kampion në kategorinë kadete.

Së fundmi, Veseli është transferuar në ligën e dytë franceze te skuadra e Lë Mansit, me këtë të fundit që kërkon të mbijetojë në këtë kategori, pasi aktualisht renditet në vendin e 17-të.

Lë Mansi e ka prezantuar shqiptarin me shumë pompozitet. Veseli, që me fanelën kuqezi ka luajtur në 26 takime, është shpallur kampion bote me 17-vjeçarët e Zvicrës, fakt ky që nuk është lënë pas dore në njoftimin e ekipit të qytetit me të njëjtin emër.

Sportistja ruse që po “çmend” Instagramin

Quhet Yulia Ushakova, është lojtare e hockejit në akull si sulmuese te skuadra ruse e Spartakut të Moskës.

Ajo është një yll brenda dhe jashtë fushe dhe këtë e tregojnë fotot në profilin e saj në “Instagram”, ku Yulia shfaqet gjithmonë shumë sensuale dhe superseksi.