Gattuso “blindon” Elseid Hysaj, rinovimi me Napolin tani është i sigurtë

Bashkë me sezonin e Napolit ka ndryshuar edhe statusi i Elseid Hysaj. Nëse deri përpara pak javësh, kapiteni i kombëtares shqiptare kishte bërë gati valixhet, tashmë ai është shumë pranë rinovimit të kontratës. Të sigurta për këtë janë mediat italiane. Sipas tyre, mbrojtësi i ka hapur rrugë bisedimeve me klubin, që përpara ndërprjes së kampionatit dukeshin të pamundura. Njeriu që ka ndryshuar mëndjen e Hysaj dhe Napolit është Genaro Gattuso.

Trajneri që përmbysi sezonin zhngënjyes të napolitanëve, duke i dhuruar edhe trofeun e Kupës së Italisë këmbëngul që mbrojtësi shqiptar duhet të qëndrojë. Këtë ia ka bërë të ditur edhe vetë Hysaj, që me zëvendësuesin e Carlo Ancheloti ka rigjetur hapësira në formacion. Gattuso e konsideron të rëndësishëm në projektin për të ardhmen e Napolit, që Elseid Hysaj pritet ta “përqafojë” duke firmosur rinovimin e kontratës.
(balkanweb)

Test dhe shpresë për futbollin, Bundesliga “vret” frikën e Covid-19 dhe kthehet sot në fushë

Pritja merr fund. Të gjithë prozhektorët dhe sytë e tifozëve në të gjithë botën drejtohen nga Gjermania, ku Bundesliga vret frikën e Covid-19 dhe rikthehet në fushë për të mbyllur sezonin pas 64 ditësh pushim. Pa tifozë dhe me një protokoll të rreptë sanitar dhe shëndetësor që duhet respektuar, duke nisur nga ora 15:30 e ditës së sotme janë në program gjashtë ndeshjet e javës së 26-të. Futbolli gjerman jo vetëm që zbret I pari në fushë pas alarmit të pandemisë që pushtoi Europën, por do të shërbejë edhe si një model për të gjitha Ligat e tjera.

Pikërisht për këtë arsye pritshmëritë janë të mëdha. Kjo konfirmohet edhe nga faqet e para të gazetave më të mëdha sportive europiane. Disa e cilësojnë rikthimin e Bundesligës si një test, të tjera si një shpresë e madhe që ndizet për futbollin në kontinentin e vjetër.

Jo vetëm kaq, pasi kampionati gjerman prezantohet menjëherë me një ndeshje të madhe siç është derbi i Ruhrit mes Borussia Dortmund dhe Schalke. Bundesliga ka në program edhe dy ndeshje të dielën, ku në fushë kthehet Bayern Munich, kryesues i renditjes me katër pikë më shumë se Borussia Dortmund.

Georgina ‘tërbon’ fqinjët dhe bën xheloz Ronaldon: Del në verandë dhe nder rrobat vetëm me bikini (foto)

Georgina Rodrigues, duke qenë bashkëshorja e yllit portugez Cristiano Ronaldo, është ndër femrat më të komentuara të botës së showbiz-it. Balerina 23-vjeçare, tashmë nënë, është shumë e përkushtuar pas sportit dhe stërvitjes, njësoj si Ronaldo.

Tepër aktive në Instagram, ku poston foto nga përditshmëria dhe e saj me familjen e madhe, Georgina ka arritur të fitojë zemrën e shumë fansave. Së fundi ajo ka publikuar një foto “wow”, e cila nuk mund të kalojë pa u vënë re.

Me kapele në kokë, me një hoodie, me atlete e çorape të bardha, Georgina ka dalë në verandë dhe po nder rrobat. Mirëpo ajo që ka bërë përshtypje është se balerina bukuroshe nuk ka veshur as pantallona dhe as fustan, por ka dalë vetëm me të brendshme. Format bombastike me siguri i kanë lënë komshinjtë “me gisht në gojë”, dhe Ronaldo patjetër do jetë bërë xheloz.

View this post on Instagram

Paños al aire 🍑💣💥 @aloyoga

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

Dybala për herë të 4-t pozitiv ndaj COVID-19

Futbollisti njohur Paulo Dybala ka rezultuar sërish pozitiv ndaj testit për koronavirusin.

Sipas ‘dailymail’ 26-vjeçari, sulmuesi i Juventusit disa ditë më parë foli për përvojën e tij për luftën me koronavirusin ku pohoi se ndihej më mirë dhe se nuk ka më asnjë simptomë.

Por, për herë të katërt në gjashtë testime, Dybala ka rezultuar sërish pozitiv ndaj COVID-19.

Kujtojmë që sulmuesi konfirmoi në 21 mars se ai dhe e dashura e tij Oriana Sabatini ishin të infektuar me COVID-19.

“Marrdhëniet Shqipëri-Itali i kanë rrënjët e thella”, rrëfehet Lorik Cana: Kam debutuar 19-vjeç te PSG, Ronaldinjo ishte… special

Kapiteni i legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, ka kujtuar me nostalgji në këtë përiudhë izolimi aventurat e suksesshme me Lacion dhe PSG-në. Në një prononcim për median italiane “Tuttomercatoëweb”, Loriku ka folur edhe për situatën aktuale për shkak të Koronavirusit, duke u shprehur:

SITUATA- Jam transferuar në Romë së bashku me familjen që prej shtatorit. Ne jetojmë këtu duke respektuar rregullat dhe duke bërë detyrën tonë. Kam 2 fëmijë në shtëpi dhe përpiqemi që ata mos e përjetojnë këtë situatë. Ne jemi një komunitet shumë i përhapur, kam të afërm në të gjithë botën. Mundohem të jem në kontakt me të gjithë. Kur je jashtë Italisë, shikon numrat e frikshëm të humbjes së jetës dhe të gjithë shqetësoheshin. Italia ka shërbyer për të kuptuar se çfarë mund të bëjë ky virus. Sidoqoftë, unë nuk kam parë shumë organizim midis vendeve të Unionit.

NDIHMA E SHQIPËRISË PËR ITALINË – Ndihem krenar. Kam marrë qindra thirrje dhe mesazhe dashurie nga miqtë italiane. Mundohem t’u them njerëzve, që të mbajnë mend lidhjet midis të gjitha kombeve. Mes Italisë dhe Shqipërisë, marrdhëniet kanë rrënjë të thella. Ne nuk kemi qenë në Itali vetë në këto 30 vite. Pas 1990 Italia u bë shtëpia jonë e dytë, në një periudhë të ndërlikuar për vendin tonë. Është një betejë e vështirë, por kjo ndihmë duhet të bëhej, për të treguar dashuri dhe mirënjohje për Italinë.

FUTBOLLI- Është situatë tepër e ndërlikuar. Ndoshta pas Pashkës mund të rifillojë sezoni duke u luajtur me dyer të mbyllura. Është e vështirë të flasësh për futboll kur ka mijëra njerëz të infektuar. Futbolli është për njerëzit. Nëse ata mendojnë vetëm për t’u kujdesur për veten dhe për të ndihmuar të dashurit e tyre është e kotë të mendosh për futbollin.

E SHKUARA SI FUTBOLLIST- Kam debutuar 19 vjeç te PSG dhe kisha atje lojtarë si Ronaldinjo, Poçetino, Gabriel Hajze dhe Anelka. Ronaldinjo ishte special, por edhe Okoça ishte mbresëlënës.

PËRVOJA NË ITALI – Finalja e Kupës së Italisë së 26 majit kundër Romës. Një derbi në finale e Kupës, aty e kemi kuptuar të gjithë sa ishte i rëndësishëm për tifozët.

E ARDHMJA – Kam krijuar një fondacion për të promovuar sportin në Shqipëri dhe në Kosovë, janë të përfshirë një mijë fëmijë tani. Shpresoj që të bëhem një drejtues në botën e futbollit më shumë se një trajner.”

/panoramasport.al

ZYRTARE/ Merret vendimi drastik për ndeshjet në Itali

Të gjitha ngjarjet sportive në Itali janë anuluar deri më 3 prill.

Ngjarjet sportive në Itali janë suspenduar nga Komiteti Olimpik i Italisë, për shkak të përhapjes së madhe të Koronavirusit.

Për të shmangur turmat e njerëzve si dhe përhapjen e madhe të këtij virusi vdekjeprurës, Komiteti Olimpik i Italisë ka vendosur se të gjitha sportet që mbajnë aktivitete në Itali do të suspendohen.

Kjo nënkupton që ndeshjet e futbollit në Serie A nuk do të zhvillohet për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit.

Megjithatë, ndeshje e Champions League dhe Europa League mund të luhen në Itali, pasi Komiteti Olimpik në Itali s’ka fuqi t’i ndalojë këto gara.

A rrezikohet zhvillimi i Euro2020? Ja si përgjigjet Xhani Infantino!

Frika ndaj coronavirusit ka bërë që të aludohet edhe për moszhvillimin e kampionatit Europian 2020, në program për t’u zhvilluar në 12 qytete të kontinentit, përfshirë edhe Romën. Situata Në Itali është delikate me tre nga rajonet më të mëdha të vendit, si Lombardia, Veneto dhe Emilia Romanja të shpalluza zonë e kuqe nga qeveria.

Frika ndaj coronavirusit ka bërë që të aludohet edhe për moszhvillimin e kampionatit Europian 2020, në program për t’u zhvilluar në 12 qytete të kontinentit, përfshirë edhe Romën. Situata Në Itali është delikate me tre nga rajonet më të mëdha të vendit, si Lombardia, Veneto dhe Emilia Romanja të shpalluza zonë e kuqe nga qeveria.

E PAPRITUR/ Shtyhet ndeshja Maqedoni e Veriut-Kosovë?

Përhapja e koronavirusit në disa shtete të Europës ka detyruar federatat respektive të futbollit të ndëpresin ligat kombëtare ose të shtyjnë ndeshjet.

Frika prej koronavirusit ka prekur dhe Ballkanin, ku në Maqedoni është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. Në mediat e Kosovës qarkullon lajmi se sfida e 26 marsit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikim në EURO 2020 mund të shtyhet në muajin maj.

FIFA e UEFA do të vendosin në ditët në vijim për miratimin e masave për menaxhimin e kompeticioneve futbollistike gjatë kohës që po përhapet koronavirus. /albeu.com

Zyrtare/ Coronavirusi shtyn derbin e Italisë, Juventus-Inter do të luhet më 13 maj!

Pritej ajo që ndodhi dhe që u lajmërua vetëm pak çaste më parë! Me një dekret të qeverisë së Italisë, janë spostuar të pesta ndeshjet e Serisë A që do të luheshin në veri të Italisë në këtë javë, përfshirë dhe kryendeshjen Juve-Inter, që fillimisht u hamendësua se do të zhvillohej pa publik.

Liga Kombëtare Profesioniste e Serisë A, pasi është njohur me dekretin qeveritar lidhur me shtimin e situatës së emergjencave në veri të Italisë, ka vendosur që pesë nga ndeshjet e kësaj jave të vlefshme për Serinë A, që fillimisht do të luheshin me dyer të mbyllura, janë shtyrë për më 13 maj, ndërsa finalja e Kupës së Italisë më 20 maj. Ndeshjet e shtyra janë: Juventus – Inter, Milan – Xhenoa, Parma – Spal, Sasuolo – Breshia, Udineze – Fiorentina.

(Balkanweb)

Tërbohet Tirana, përmbys Partizanin në vetëm 4 minuta (VIDEO)

Tirana ka përmbysur rezultatin ndaj Partizanit, pasi bardheblutë fituan një tjetër penallti.

Telushi ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Calesë dhe Juxhin Xhaja drejtoi dorën drejt pikës së penalltisë.

Batha nuk gaboi sërish ndaj Alban Hoxhës duke realizuar për 2-1.