TË KAPUR DORË PËR DORE, DJALI I ARNOLD SHVARZENEGER FOTOGRAFOHET ME TË DASHURËN SHQIPTARE

Djali i Arnold Zhvarzenegerit, Jozeph Baena, është fotografuar sërish me të dashurën e tij shqiptare, Niki Dodaj, në Uest Hollivud.

Ata janë shfaqur të kapur dorë për dore dhe duken tepër të dashuruar.

Niki Dodaj është një vajzë me prindër shqiptarë, të cilët kanë emigruar në SHBA që në vitet ’90. Ajo është po ashtu 21 vjeçe, dhe është diplomuar për menaxhim biznesi në Kaliforni.

Joseph Baena është fëmija që Shvarzeneger e pati me një punonjëse te shtëpia e tij. Aktori e pranoi atësinë në vitin 2011 dhe vihet re një ngjashmëri shumë e madhe.

ALBAN RAMOSAJ ZIHET ME VAJZËN E BIZNESMENIT DELIJORGJI? KËNGËTARI I MËRZITUR MESAZH PUBLIK NË RRJETET SOCIALE

Prej disa kohësh tashmë këngëtari Alban Ramosaj është në një lidhje me Niki Delijorgjin, vajzën e biznesmenit Mihal Delijorgji.

Lidhjen e konfirmoi vetë këngëtari teksa ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, ndërsa pranoi se ka rënë kokë e këmbë në dashuri.

Mirëpo duket se dyshja janë zënë me njëri-tjetrin, pasi Albani ka publikuar një foto me nerva në rrjetet sociale. Ai shihet i mërzitur, ndërsa pyet “Ku je?”.

Mendohet se ky është një mesazh për të dashurën e tij, e cila mund të mos i ketë treguar se ku ndodhet nga inati. Nëse është kështu shpresojmë të jetë një zënkë momentale.