Shqipja nxjerr foton tjetër të Beartit me Tean

Shqipja akuzon Tean se është e lidhur me Beartin dhe nuk ndalet së provuari këtë. Fillimisht Shqipja postoi një foto ku Tea shfaqej e veshur me një bluzë me dizajn ushtarak dhe tregonte se bluza është e Beartit dhe shkruante se ata janë çift.

“Për këdo që ka dyshime çifti i vërtetë prapa skenave, por nuk dua të nxjerr foto private…”, shkruante Shqipja duke paralajmëruar se do nxjerrë edhe materiale të tjera.

Më vonë, Shqipja publikoi një foto ku pretendonte se në të janë Tea dhe Bearti duke dalë nga një hotel.

Sot Shqipja ka marrë sërish vëmendjen duke treguar se edhe ndjekësit tashmë e besojnë pasi sipas tyre i kanë parë Tean dhe Beartin bashkë.

“Çifti i parë që u përputh jashtë emisionit. Andi e ka lënë në emision o Fation Kuqari se vërtet ta hodhi fundin ty, por shigjeta ishte diku tjetër. E the mirë janë bërë dashnorë me njëri-tjetrin. Faleminderit që jeni tallur me të gjithë ne. Unë kam folur gjithmonë me fakte, por çfarë të bëjmë që ka njerëz sipër tyre që i mbulojnë”, shkruan Shqipja duke nxjerrë edhe mesazhet nga ndjekësit.

/meganews.al

Kejvina Kthjella poston foton joshëse, i shkruan Ronela Hajati: Ma jep me qira këtë trupin tënd që të…

Modelja Kejvina Kthjella ka trazuar rrjetin me postimet e saj të fundit në rrjete sociale.

Si në raste festash, ajo publikoi një foto me të brendshme të kuqe mjaft provokuese, duke nxjerrë në pah linjat trupore. Dhe jo vetëm djemtë, por komplimentet kanë qenë të shumta dhe nga koleget e saj vajza.

Ka qenë këngëtarja Ronela Hajati ajo e cila ka komentuar te fotot e Kejvinës, duke shprehur dëshirën që të ketë trupin e saj.

Dhe pse me forma të kolme, duhet thënë se këngëtarja Hajati ka një trup tejet joshës.

Geti dhe Ermali burra të përkushtuar, i bëjnë urime speciale grave të tyre (FOTO)

Ditën e djeshme moderatorja e dashur për publikun Marina Vjollca, ka festuar ditëlindjen, e sigurisht nuk mund të mungonte urimi i ëmbël nga partneri i saj Getoar Selimi.

Reperi ka pritur mesnatën për të uruar Marinën. Në një foto të publikuar në ‘Instagram’, ai shfaqet pranë moderatores, ndërsa bashkangjitur shkruan: Gëzuar ditëlindjen gruas që ende ma bën zemrën të më rrahë fort.

“Do vdes unë për husband-in tim më të mirin në botë”, shkruan Marina në postimin në fjalë.

Dje edhe gruaja e Ermal Fejzullahut ka festuar ditëlindjen, nën shoqërinë e tij dhe fëmijëve. E ndërkohë ermali i ka bërë një dedikim të veçantë gruas së tij Arianës, me rastin e ditëlindjes së saj. Ai ka publikuar një fotografi të Arianës bashkë me fëmijët e tyre në rrjetet sociale, duke e uruar atë dhe duke e falënderuar për 4 fëmijët.

“Urime ditëlindjen zemra jem i bofsh edhe 100 bashkë me krejt të mirat në jetë. Faleminderit që mi ke dhuru 4 yje. Të duam shumë. Babi, Arti, Buna, Era dhe Ana.”, ka shkruar ai përkrah fotografisë së postuar.

‘Janë rikthyer’, Kejsi e ‘mbush’ Instastorin me këngën e re të Stresit, i poston zemra (Foto)

Stresi ka publikuar pak orë më parë këngën e tij më të re të titulluar ‘Loco’.

Në vetëm dy orë kënga është pëlqyer shumë nga fansat, por ajo që bën habi është veprimi i Kejsit.

Partnerja e Stresit e ka publikuar disa herë këngët e tij në ‘Instastory’ dhe i ka shtuar edhe disa zemra.

Kjo tregon qartë që marrëdhënia mes tyre është rregulluar.

Së fundmi, raporti i çiftit ka qenë shumë i luhatur, por mesa duket gjërat mes tyre janë përmirësuar dhe të gjithë po presim një foto të tyren së bashku.

Dafina Zeqiri nuk ‘fshihet’ më, poston foto duke u PUTHUR me Dj Geek: T’du

Marrëdhënia e këngëtares së famshme Dafina Zeqiri me Dj Geek, prej kohësh ka qenë temë debati në media, pasi ata asnjëherë nuk e kanë pranuar publikisht se janë në një lidhje dashurie.

Të dy postojnë shpesh foto nëpër rrjete sociale, por janë treguar të kujdesshëm, pa e kaluar cakun.

Së fundmi Daffy ka publikuar në ‘Instagram’ një foto tepër të ëmbël me Dj Geek, ku shfaqen duke u puthur e shumë të lumtur.

‘T’du’, shkruan Dafina krahas fotos.

View this post on Instagram

Tdu’du!

A post shared by (@dafina.zeqiri) on

Wanda Nara e tepron, tregon tatuazhin pranë pjesës inti me (FOTO)

Wanda Nara, partnerja e futbollistit të PSG, Mauro Icardi, nuk e ka problem të tregojë më shumë seç duhet në fotot që poston, por këtë herë duket se e kaa tepruar.

E veshur me një ‘body’ të kuq, në foton mjaft sensuale duket edhe tatuazhi që ajo ka pranë pjesës intime.

Wanda njihet për format e bukura të trupit dhe i ekspozon në foto gjithmonë, ndërsa duket se është në superformë dhe mjaft tërheqëse, edhe pse është nënë e dy vajzave.

Jennifer Lopez i rikthehet palestrës, kush është mashkulli që e puth me pasion (Emri+Foto)

Pasi shkëlqeu me performancën e saj në ‘Super Bowl’, Jennifer Lopez u kthye të enjten në Miami, për të filluar sërish palestrën.

Me një bluzë të bardhë me mëngë të ngritura, të mbledhur në mes, me streçe që i tregojnë format bombastike, Lopez nuk iu ka shpëtuar fotografëve.

50-vjeçarja, yll i muzikës dhe kinematografisë, dukej tepër në formë, ndërkohë që mori një mirëseardhje shumë pasionante nga trajneri i saj personal, Dodd Romero, i cili e puthi në faqe.

Me krahët e tonifikuar, kërthizën e nxjerrë jashtë dhe me linjat perfekte, Lopez i ka lënë të gjithë kalimtarët me gojë hapur, ndërkohë që shumë media kanë aluduar se cili është personi që e ka puthur në faqe.

22 vjeç, miliardere dhe seksi…(FOTO)

E re, e pasur dhe seksi…Kylie Jenner duket se i ka të gjitha që do të dëshironte një 22 vjeçare.

Pavarësisht se është mamaja e të voglës Stormi, e duhet të kujdeset për një “perandori” të tërë kozmetike që ka krijuar vetë, ylli i reality show di si të duket bukur edhe para paparacëve.

Miliarderja Jenner është fotografuar më në formë se kurrë e veshur me një fustan të shkurtër lëkure ngjyrë gri, teksa po dilte nga makina e saj në Calabasas, Kaliforni.

“Gjejeni pak kush do të martohet këtë verë”- Luana jep lajmin që të gjithë prisninI

Pas 6 vitesh lidhje, duket se Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj kanë vendosur ta finalizojnë atë në martesë.

Është vetë Luana ajo që jep lajmin, nëpërmjet një postimi në Instagram, ndërsa shkruan: “Gjejeni pak kush do të martohet këtë verë”, duke mos dashur të japë të tjera detaje.

E dashura “bombë” e Martinez sfidon të ftohtin gjysmë e zhveshur (VIDEO)

Agustina Gandolfo, e dashura seksi e Lautaro Martinez gjithmonë di të tërheqe vëmendjen e fansave, shkruan Albeu.com.

Së fundmi modelja ka sfiduar të fthohtin në det me temperaturat që variojnë 5 gradë.

E dashura e yllit të interit është mjaft aktivë në rrjetet sociale ku shpesh herë provokon me pozat e saj.

Ndërkohë Agustina numuron 530 mijë ndjekësa në Instagram por për gati 1 viti fanasat i janë shtuar kjo për shkak se është e dashura e një futbollisti. /albeu.com/