Saimiri e zgjodhi, por Meri ka dy fjalë për të: Nuk e mendoja kështu…

Mbrëmjen e djeshme princi i spektaklit “Love Story”, Saimiri dha vendimin e tij të shumëpritur duke zgjedhur një nga vajzat konkurrente. Bukuroshja që i rrëmbeu zemrën Saimirit është Meri Murrizi, për të cilën ai i kishte shprehur ndjenjat me kohë.

Pas vendimit të Saimirit, ndoshta nga emocionet, Meri nuk tha as edhe një fjalë, gjë që u kritikua në rrjete sociale. Por bukuroshja ka folur sot me një postim në Instagram, ku ka dy fjalë për Saimirin.

“Kur nisa kete rrugetim te njohjes me ty ne Love Story, nuk e mendoja se perfundimi do ishim une dhe ti! Mbase ishte e destinuar te njiheshim ne kete menyre dhe ndoshta fati ka rezervuar dicka te bukur per ne te dy! Ende me duket sikur jam ne enderr! Mendoj qe eshte nje nder gjerat me te bukura qe ndjenjat tona u bashkuan ne kete menyre”, shkruan Meri.

Rama poston videon: Nuk është ‘Game of Thrones’, është kalaja e Beratit

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga kalaja e Beratit, e cila duket e ndriçuar nga drita shumëngjyrëshe.

Sipas Ramës, pas projektit të përfundimit të ndriçimit artistik, kalaja e vjetër e qytetit historik do të duket kaluar ‘Game of Thrones’.

“Nuk është Game of Thrones, po Kalaja e Beratit pas përfundimit të projektit të ndriçimit artistik”, shkruan Rama krahas videos.

VIDEO/ “Po na pret veni shprese”, ushtari dardan motivoi Markun para ndeshjes

Florian Marku është për momentin boksieri shqiptar më në zë, teksa lushnjari po bën maksimumin për të kapur majat e boksit në Angli, për të synuar më pas një titull kampion bote.

9 ndeshje asnjë humbje deri më tani. E fundit ishte para pak ditësh ndaj Rylan Carlton, një tjetër boksier i pamposhtur deri në ndeshjen me Markun. Anglezi u dorëzua në raundin e tetë.

Pas ndeshjes Marku ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe sot ai ka publikuar një tjetër video, ku shfaqen momentet e fundit para se ai të hyjë në ring.


Këngët janë gjithmonë një mënyrë efikase motivimi dhe Marku nuk mund të bënte pa një të tillë para ndeshjes. Ai motivohet me një këngë për një fshat në kufi të Kosovës me Serbinë, Tërnovcin, e kënduar nga një ushtar i forcave të Kosovës, gjatë luftës së përgjakshme të vitit 1999. /abcnews.al

U vaksinua shoferi i ambulancës, Urgjenca Kombëtare sqaron rastin: Edhe ata janë njësoj të rrezikuar

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar sot pas lajmit të publikuar në rrjetet sociale për vaksinimin e një shoferi të këtij institucioni.

QKUM ka sqaruar se vaksinimi i shoferëve që janë aq të ekzpozuar ndaj virusit të rrezikshëm, në përballje direkte me pacientë me COVID, është domosdoshmëri.

Institucioni deklaron se edhe shoferët janë pjesë e QKUM-së, ndaj i përkasin personelit, që në total sot ishin 80 persona, në radhë për t’u vaksinuar.

Reagimi i plotë i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore:

PSE DUHEN GODITUR INSTITUCIONET KU PUNOHET!

Puna e personelit mjekësor dhe mbështetës të QKUM ka një vit që është përqëndruar te shërbimi ndaj pacientëve me Covid-19. Dua të sjell në vëmendjen e qytetarëve, se fjala “shofer” e redukton tej mase punën e jashtëzakonshme që këta persona kanë bërë në një vit pandemi. Ata janë dhënës të ndihmës që kanë qenë njësoj të angazhuar si mjekët dhe infermierët e Urgjencës Kombëtare. Të gjithë shoferët e Urgjencës Kombëtare, në këtë periudhë pandemie janë në shërbim me autoambulancat për shkak të emergjencës së situatës.

1. Çdo ditë trajtohen dhe asistohen 24/24 orë pacientë me COVID, të cilët meren në banesë dhe dërgohen në spital.

2. Çdo ditë transportohen dhe asistohen të gjithë pacientët që dalin nga spitalet Covid dhe dërgohen në banesë.

3. Çdo ditë transportohen dhe asistohen pacientët kritikë me Covid-19 nga spitalet në aeroport, kur çdo qytetar ka vendosur të kurohet jashtë shtetit.

4. Çdo ditë trajtiohen dhe transportohen pacientë kritikë nga banesa në aeroport kur qytetarët kanë vendosur të kurohen jashtë shtetit.

5. Çdo ditë transportojnë dhe asistojnë pacientët që vijnë në aeroport nga shtetet ku janë trajtuar dhe i çojnë drejt spitaleve ose në banesë.

6. Çdo ditë kryhen transferimet midis spitaleve Covid 1,2,3,4 nga ky personel mjekësor dhe mbështetës.

Sot ishte radha e institucionit të QKUM-së të bënte vaksinën. Nga personeli i përbërë nga 26 mjekë, 36 infermierë dhe 18 shoferë. Total 80. Nga këta kanë bërë vaksinën sot 12 mjekë, 13 infermierë dhe 10 shoferë. Në total 35 persona. Pjesa tjetër e personelit ose është e sëmurë duke kaluar sëmundjen në forma të ndryshme, ose e ka kaluar para pak kohësh dhe nuk mund ta bëjnë vaksinën. Siguroj qytetarët se çdonjëri prej të vaksinuarve nga Urgjenca Kombëtare sot, duhej të vaksinohej. Mbrojtja e jetës së tyre do të thotë mbrojtje e jetës së qindra e mijëra pacientëve. Është detyrë e shtetit, është detyrim i institucionit që unë drejtoj, të garantojë jetën e këtij personeli të vijës së parë. Vlerësojeni Ju të nderuar qytetarë nëse kemi vepruar gabim duke i vaksinuar! Kujtoj se një nga shoferat e ambulancave të urgjencës gjatë pandemisë humbi jetën! Bashkëngjitur lista e personelit të QKUM i vaksinuar te stadiumi.

Prek me rrëfimin Arjan Konomi, tregon pse nuk u martua dhe s’ka fëmijë: Kam jetuar në fshat dhe ullinj kam mbledhur

Arjan Konomi është një nga personazhet më të dashura në Shqipëri. Atë e kemi parë në rolin e opinionistit në ”Përputhen”.

Shpesh herë ai deba ton dhe madje edhe qau kur u zbulua se Tea dhe Andi kishin bërë sikur ishin çift. Por së fundmi Arjan Konomi në një intervistë ka treguar më shumë rreth jetës së tij personale.

Në emisionin ”Koshija Show” ai tregoi se nuk është i martuar dhe me sa la të kuptohej nuk ka as fë mijë.

Po ashtu Arjani tregoi se ka jetuar në fshat, ka mbledhur ullinj dhe se ka bërë reportazhe për Kosovën. Gjithashtu ai tha edhe se ka shkruar dy libra, që janë një nga punët e tij më të mira.

Makina del nga rruga, ky është 22-vjeçari i cili humbi jetën

Një 22-vjeçar ka humbur jetën në një aks ident mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Laç-Patok

Policia njofton se drejtuesi i mjetit tip “Opel” Redon Zefi, 22 vjeç, banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vd ek jen.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë më të cilën lëvizte i riu.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Laç-Patok ,drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi R.Z.,22 vjeç,banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga ,ku për pasojë ka gjetur vdekjen .

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Salsano Rrapi qenka i martuar me aktoren e njohur shqiptare dhe ka dy vajza të rritura: Nuk nxjerr foto se m’i marrin më sysh

Përpos një aktor dhe moderator i suksesshëm, Salsano Rrapi është edhe një baba shumë i përkushtuar ndaj vajzave të tij, Marg dhe Ama. Aktori preferon ta mbajë shumë private jetën e tij personale dhe nuk ka asnjë fotografi me vajzat, por mbrëmjen e djeshme ka bërë një përjashtim.

Salsano ka publikuar një video ku shihet se vajzat kanë marrë bojërat dhe kanë nisur ta pikturojnë.
“Para xhirimeve të filmit: Babai indian. Make up artist: Maram”, ka shkruar Salsano.

Asyen pse Salsano përpiqet ta mbajë larg vëmendjes mediatike familjen e tij dhe sidomos dy vajzat e tij, ai e zbuloi në një intervistë në Rreze Dielli:

“Është instiktive pse ne nuk duam t’i nxjerrim vajzat në rrjete sociale. Jam supersticioz, kam përshtypjen se po të nxjerr një foto të vajzave, nesër ato do të sëmuren. Vajza ime e vogël sikur sëmuret pak më shpesh, por të vogla janë.. do të sëmuren.”

Aktori shtoi se në këtë zgjedhje ndikon edhe fakti që si ai, si nëna e fëmijëve të tij, Ejona Kakeli janë personazhe publikë.

Sonda e NASA-s u ul në MARS, publikohen pamjet e reja

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, publikoi pamje të reja nga zbarkimi i sondës Perseverance.

Kamerat ishin të pozicionuara për të kapur momentet kryesore të pajisjeve, nga lëshimi i parashutës supersonike përmes goditjes me ajër të xhamit mbrojtës, e deri ne momementin kur rrotat prekin planetin e kuq.

Nasa kishte shpresuar gjithashtu që të regjistronte tingullin e zbritjes me një mikrofon, por fatkeqësisht kjo nuk pati sukses.

Kujtojmë që hyrja e sondës “Perseverance” në atmosferën marsiane filloi në 3:55 pasdite e së premtes dhe kaloi me sukses një proces shtatë minutësh.

Jo vetëm me kreun e PD, Monika Kryemadhi takim “kokë më kokë” me gruan e Bashës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Aurela Basha janë fotografuar teksa kanë qenë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Ato shihen të ulura në kafe, teksa është Kryemadhi ajo që flet, ndërsa Basha e dëgjon me vëmendje. Nuk dihet se çfarë bisedash kanë bërë mes tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Krymadhi dhe bashkëshortja e Bashës shihen bashkë, pak javë më parë atë u fotografuan në një restorant.

Kjo foto si duket dëshmon se midis PD-së dhe LSI-së gjithçka është më se në rregull.

Kujtojmë që në fillim të marsit skadon afati i regjistrimit të koalicioneve, teksa ende nuk dihet sesi do të vijojnë zgjedhje e opozitave.

VIDEO/ “Nuk kam parë kurrë si ai”, pse Florian Marku e habit menaxherin e tij

Florian Marku mposhti me nokaut teknik Rylan Charlton të shtunën dhe regjistroi fitoren e 8-të në karrierë si boksier, duke mbetur i pamposhtur.

Synimi i tij është t’i ngjitë shkallët e të mund të luftojë për titull. Deri më tani është në rrugë të mbarë, ndërkohë që menaxheri i tij, Sam Jones, veçon diçka nga Marku.

Ai ka postuar një video të boksierit shqiptar dhe mbi të shkruan “Kurrë nuk kam parë një njeri kaq të lumtur për t’u ndeshur”. Marku tani pret duelin e radhës dhe dëshira e tij është të përballet me Conor Benn, një nga boksierët më të njohur të peshës së tij. /abcnews.al