Te gjithë të shqetësuar për gjendjen e Beatrix, Sara tregon kontaktin e fundit

Blogerja Sara Berisha njihet tashmë si ish-banore e “Big Brother VIP” e cila përjetoi një histori dashurie me DJ PM.

Ajo ka pasur marrëdhënie të mirë me Beatrix, e cila nuk është mirë emocionalisht dhe nuk ka reaguar aspak as në rrjetet e saj sociale që pas daljes nga shtëpia.

Në një pyetësor Sarën e pyetën nëse ka pasur komunikim me Trixën dhe aio tha se vetëm me mamanë e saj.

“Me Trixën personalisht jo, por kam shkëmbyer dy mesazhe me mamanë e saj për ta pyetur për gjendjen e Trixës”,– ka shkruar Sara.

Sara është shprehur dhe në “Fan Club” rreth trekëndëshit Bora-Beatrix-Donald.

Ajo ka thënë se, edhe pse e kishte parë puthjen midis Donaldit dhe Borës, ajo vuri re kiminë midis tij dhe Beatrix për një kohë të gjatë,

“Kur je aty brenda shihen gjërat ndryshe. Kam parë dhe para puthjes një lloj kimie midis Donaldit dhe Trixës. Nuk dua të flas për ndjenjat as të Donaldit, as të Trixës, por di që ata kanë patur shikime herë pas here me njeri-tjetrit dhe bënin ngacmime që dukeshin që nuk ishin aq miqsore.”- tha ajo.

Ndërkohë, moderatorja Dojna Mema i ka drejtuar një pyetje blogeres se kush mendon se do ta fitojë garën sipas saj.

“Do të doja që garën ta fitojë Donaldi ose Beniada; mendoj që do ta fitojë Donaldi. Ai ka qenë miku im më i mirë brenda shtëpisë dhe më ka mbështetur gjithmonë, ndaj tani do të jem unë mbështetja e tij kryesore, krahas familjes së tij.”- u përgijgj ajo.

Ish bomberi i Anglisë dhe Sauthemptonit elozhe Brojës: Është një sulmues brutal

Peter Krauç është i fun dit në radhën e legjen dave të futbollit anglez që vlerëson Armando Brojën për formën e tij këtë sezon te Sauthemptoni. Sulmuesi i huazuar nga Çelsi, ishte sërish protagonist për skuadrën e tij të shtunën në sfidën kundër Mançester Sitit, duke ndihmuar “Shenjtorët” për t’u marrë barazimin e dytë sezonal kampionëve të Anglisë në Premier Ligë.

Talenti 20-vjeçar mendoi se kishte shënuar, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, ashtu siç nuk mundi dot të fitonte një penallti për të njëjtën arsye. Në dy rastet e tjera, njëherë u bllokua nga Laport përpara se të godiste portën e Edersonit dhe në rastin e fundit portierin brazilian e shpëtoi shtylla.

Talenti i Kombëtares shqiptare i hapi shumë probleme skuadrës së Guardiolës dhe këtë gjë e pranoi edhe vetë trajneri i “Qytetarëve”. Ish-sulmuesi i Sauthemptonit, Peter Krauç, beson se skuadra e tij meriton elozhet për mënyrën se si iu qas ndeshjes ndaj kryesuesve të cilët vinin pas 12 fitoreve radhazi në kampionat.

Në komentin e tij për “DailyMail”, Krauç shkruante:

“Mançester Siti tregoi se është njerëzor. Ose është kjo, ose Ralf Hazenyhtel ka një kod sekret se si t’u marrë pikë atyre. 12 fitoret radhazi nuk do të bëheshin 13 në Sauthempton dhe kjo i jep një rreze shprese garës për titull. Me Sitin ti je me fat nëse të lejohet të kesh topin për një periudhë kohe. Ralf Hazenhytel e tha përpara ndeshjes se ai shpresonte për 35% kontroll të topit dhe kjo flet sesi rivalët e tjerë kanë vuajtur ndaj skuadrës së Guardiolës”.

Vëmendjen e Krauçit e tërheq Broja, i cili udhëhoqi linjën e sulmit bashkë me Çe Adamsin. Por pavarësisht se Armando flirtoi me golin e gjashtë në Premier Ligë, ai mori elozhet e të gjithëve për ndeshjen e tij. Dhe sigurisht që nuk mungojnë edhe fjalët e bukura të Krauçit:

“Sauthemptoni luajti shumë mirë. Ata ishin gjithnjë kërcënues kur sulmonin dhe provuan të qëndronin sa më lart që të ishte e mundur në fushë. Armando Broja, i huazuar nga Çelsi, është sigurisht një sulmues brutal, shumë i vështirë për t’u kontrolluar, i cili mund t’u hapë probleme mbrojtësve.

Këta janë lojtarët që të duhen nëse do t’i marrësh diçka Sitit. Dhe Sauthemptoni, nën drejtimin e Hazenhytelit, është më ekspert sesa shumica e rivalëve. Por ky rezultat nuk është shqetësues për Guardiolën. Ata mbeten favoritët për titullin e katërt në 5 vite”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët: “Mbyllen” vizat, takimet e anuluara rikthehen…

Ambasada gjermanë në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë. Në njoftim bëhet me dije se duke filluar nga sot sektori i vizave do të qëndrojë i mbyllur deri më datë 28.01.2022.

Të gjithë atyre që do t’u anulohet takimi, do të njoftohen përmes e-mail-it, ndërsa pritet të zëvendësohen në muajt Shkurt ose Mars.

“Sektori i vizave do të qëndroj i mbyllur nga sot 24.01.2022, deri më 28.01.2022. Të gjithë aplikuesit, të cilëve për fat të keq u anullohet takimi, do të njoftohen me E-Mail. Ne shpresojmë që takimet e anulluara të mund t’i zëvendësojmë sa më shpejt në muajt shkurt ose mars. Dorëzimi i pasaportave të martën pasdite dhe të premten paradite do të zhvillohet si zakonisht. Ditën e mërkurë nuk do të ketë legalizime. Lutemi për mirëkuptimin tuaj! Ju lutemi, kini parasysh, që nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve mbi stadin e aplikimit”, thuhet në njoftimin e faqes së ambasadës.

“Rama është lojtar i paparë shahu”, Luljeta Bozo deputete, Petri Bozo flet për ftesën e kryeministrit: Lëvizje e zgjuar!

Producenti dhe regjisori i njohur Petri Bozo është suprizuar nga e ëma, inxhinjerja dhe deputetja Luljeta Bozo, përmes një video-mesazhi.

Gjatë intervistës gazetari e pyeti atë se si e priti ftesën e kryeministrit Edi Rama që e ëma të ishte pjesë e Partisë Socialiste.

“Mu duk pak habi pastaj mu duk lëvizje shumë e zgjuar e një lojtari shahu të paparë siç eshtë Rama. Sa i përke komenteve në rrjet, le të reagojnë. Nuk i ndalon dot. E kemi më të lehtë t’a paragjykojmë tjetrin se sa t’a vlerësojmë. Me këtë jemi rrahur me vaj e uthull dhe s’na bën përshtypje. Dyshimi ishte tek ime më por në mungesën e babit, pasi kanë qenë të lidhur, e quajti një lajtmotiv më shumë për të kontribuar për shoqërinë dhe për t’i dhënë shoqërisë. Ne nuk na pushtonte telefoni pas tërmetit dhe mami nuk përtonte të shkonte në çdo studio”,  u shpreh ai.

Ndër të tjera ai rrëfeu marrëdhëniet që ka me Ramën dhe se me kryeministrin vite më parë kanë qenë në një fakultet.

“Shumë mire. Sot është tjetër pozicion ai. Ne jemi tipa që duhet t’i varemi në qaf dikujt se punën e kemi ngritur me djersën tonë. Kështu që e ruajmë si një raport qe sa herë jemi përballë njeri-tjetrit, salutohemi me mall dhe kaq”, shtoi ai gjatë një interviste për emisionin “Expuls”.

Çfarë po ndodh? Donaldi kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother

Beatrix Ramosaj ishte banorja e cila la përfundimisht shtëpinë e vëllait të madh ditën e premte. Largimi i saj ka mërzitur Donaldin, i cili gjatë këtyre dy ditëve është ndjerë “i vetmuar”.

Si duket ai po kalon një situatë të ngarkuar emocionale dhe sot ka bërë një deklaratë të papritur, ku Donaldi i tha Monikës së dëshiron të lërë shtëpinë e Big Brother.

Donaldi i ka thënë Monikës se do që të ndërpresë rrugëtimin e tij dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP” dhe pas kësaj, Veshaj është thirrur në shtëpinë dhomën e rrëfimit.

Nuk dieht ende nëse kjo kërkesë e Donaldit ka ardhur për shkak të Trixës apo për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit aktori nuk ka qenë mirë nga ana shëndetësore.

Petri Bozo: Ime më ka qenë e famshme, me gjithë idiotët në studio, media u kujtua për Luljeta Bozon

Inxhinierja dhe deputetja Luljeta Bozo është një ndër figurat më të dashura për shqiptarët. Dija dhe këshillat e saj gjatë tërmetit të 2019-ës qetësuan jo pak shqiptarët.

Së fundmi në një intervistë për “Expuls” ka qenë djali i saj, regjisori dhe producenti i njohur Petro Bozo, i cili ka folur mbi projektet e reja duke mos lënë anash as jetën private.

Gjatë intervistës ai tha se e ëma prej 50 vitesh është një person mjaft i njohur nga grupi i inxhinjerëve të cilëve u ka dhënë mësim, teksa theksoi se gjatë periudhës së tërmeteve që goditën Shqipërinë, me të gjithë “idiotët”që qarkullonin nëpër studiot tona televizive ajo u ftua që shqiptarët të kuptonin se çfarë po ndodhte.

“Ime më ishte e famshme se gjithë grupimi inxhinjerik i ndërtimit e cila i ka dhënë prej 50 vitesh leksione e dinin kush ishte ime më. Problemi është që u amplifikua, nëpërmjet kolegëve tanë të mediave të cilët kanë ngrënë bukë nga Lulja dikur në shtëpinë tonë u kujtuan se me të gjithë idjotët që rrotulloheshin nëpër studio thanë të sjellim një njeri të saktë që të marrim vesh se për çfarë bëhet fjalë”, tha ai.

U “zhduk” pas daljes nga Big Brother, Beatrix në gjendje të rëndë psikologjike, dalin detajet e para

Këngëtarja Beatrix Ramosaj pas daljes nga Big Brother Vip ditën e premte është “zhdukur”. Asnjë reagim ska ardhur nga ajo në rrjetet sociale dhe ditën e sotme nuk ishte e pranishme në Fan Club.

Sipas moderatores Dojna Mema ajo ndihet shumë e ngarkuar psikologjikisht dhe në gjendje jo të mirë.

Ndërkohë të ftuarit në studio shprehën keqardhjen, duke thënë se Beatriks nuk ka pse të ndihet keq sepse nuk ka bërë asgjë të keqe dhe për tu ndjerë në faj, referuar marrëdhënies që ajo ndërtoi me Donaldin brenda shtëpisë së BB VIP.

Aulona Musta: Ne e pamë që ajo harroi lojën se iu dha ndjenjës, ajo është e keqja e vetes, është e turpshme kjo urrejtje ndaj saj. Të vetmit të këqij janë ata që kënaqen me gjendjen e keqe të tjetrit.

Flavio Qarri: jam zhgënjyer që nuk është këtu, nuk shoh arsye të jetë e ngarkuar psikologjikisht, për mendimin tim edhe historinë me Donaldin duhet ta kishte bërë më fortë, hyri si superstar aty, se ajo është një femrat më të bukura, dhe doli si shtëpiake që pret një djalë tani, ajo ka më shumë potencial se kaq, duhet të ishte më këmbëngulëse.

Aulona Musta: Kush e njeh Beatriksin e di që është shumë e ndrojtur, e paqtë dhe nuk ia do të keqen askujt.

Dagz: Beatriks është shumë pozitive, nuk ia do të keqen askujt, mbështetjen time e ka gjithmonë.

VIDEO/ Në gjendje të rënduar emocionale, ç’ndodhi me Beatrix pas daljes nga shtëpia e famshme

Edhe pas largimit nga shtëpia e Big Brother, Beatrix Ramosaj vijon të mbetet e komentuar. Megjithëse, këngëtarja ka qëndruar larg vëmendjes së publikut që nga eliminimi, ka qenë nëna e saj, Antigona Ramosaj e cila ka thyer heshtjen. Ajo ka publikuar momentin emocionues ku është takuar me të bijën në prapaskenë.

Komentet krah videos kanë qenë të shumta, duke treguar mbështetjen dhe simpatinë për këngëtaren e cila ka shtëpinë e famshme një muaj para finales së madhe. Ndërkohë, pritej që sot të ishte prezente në Fun Club, por nuk ka marrë pjesë.

Dojna Mema ka treguar se Beatrix nuk do jetë prezente në emision për shkak se ajo ndihet keq emocionalisht dhe është shumë e ngarkuar psikologjikisht. Dhe Donaldi është i vetëdijshëm për presionin me të cilin do të përballet Trixa jashtë, pasi i kërkoi që për çdo shqetësim të komunikojë me vëllain e tij, Romeon.

/abcnews.al

“Nuk e lashë të këndonte nga xhelozia”, Sabri Fejzullahu tregon pishmanin e jetës

Sabri Fejzullahu ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka rrëfyer detaje nga jeta personale dhe profesionale. Mes të tjerash, këngëtari i mirënjohur u ndal dhe te bashkëshortja e tij, Nera. I pyetur nga gazetari se për çfarë do t’i kërkonte ndjesë gruas së tij, ai përmendi pishmanin më të madh që ka.

Nera ka pasur dëshirë të merrej me muzikë, ëndërr e cila ka mbetur në sirtar dhe kjo për faj të Sabriut. “I kërkoj falje që i kam ndaluar këngën. Kur ka qenë në moshën 24 vjeçare me atë bukuri me atë zë brilant, nga xhelozia ia ndërpreva. Nuk ia bëj vetes kurrë hallall, jam bërë shumë pishman”, ka thënë Sabriu.

Fantastik në dy ndeshje, Kumbulla i ndryshon mendjen Murinjos: Ka fituar besimin tim

Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, ka qenë një nga protagonistët kryesor në dy fitoret e fundit të skuadrës së tij dhe kjo gjë ka bërë që portugezi Murinjo të ndryshojë mendjen për të.

Në një intervistë, Zhoze Murinjo foli për formën e mirë që po kalon ekipi i tij. Gjithashtu ai foli dhe për mbrojtjen, por në veçanti për futbollistin e kombëtares tonë, Marash Kumbulla, ku nuk munguan elozhet për të.

“Kumbulla po luan mirë tani. Dy apo tre muaj përpara ai nuk e kishte besimin tim, por tani ai e ka fituar totalisht atë me punën e mirë që po bën” u shpreh portugezi.

Roma do të përballet në transfertë me Empolin dhe pritet që Kumbulla të startojë titullarë sërish përballë shokëve të tij të kombëtares.

PANORAMASPORT.AL