Zbardhet shkaku i sherrit me dorezë hekuri mes ‘Kapos’ së ‘Portokallisë’ dhe Hazizajt: Si më ‘përzuri’ nga spektakli

Zbardhet shkaku i sherrit me dorezë hekuri mes dy aktorëve të humorit, Ledio Lako i njohur ndryshe me emrin “Kapo” për shkak të rolit në “Portokalli” me aktorin tjetër Gentian Hazizaj.

Bëhet me dije se sherri ka ndodhur për shkak se Hazizaj e akozon Ledion se ky i fundit e ka larguar nga spektakli i “Portokalli”. “Më largoi nga puna”.

Kujtojmë se Ledio është një nga aktorët me peshë në “Portokalli” dhe njihet për rolet e ndryshme që ka luajtur. Nga ana tjetër Gentian Hazizaj mbahet mend për monologjet që bënte.

Dje aktori Ledio Lako, 40 vjeç, në orën 12:15, në bulevardin “Gjegj Fishta”, ka goditur me përforcues grushti, metalik, aktorin Gentian Hazizi dhe Elton Myftiun.
/newsbomb.al

Al Paçino sot ka ditëlindjen, ‘më i madhi’ i kinematografisë botërore feston 80-vjetorin

Alfredo James Paçino, ose siç e njohin të gjithë Al Paçino, sot feston 80-vjetorin e lindjes. Ai lindi më 25 prill 1940 në Nju Jork të SHBA-ve, nga prindërit James dhe Rose Paçino. Është aktor, regjisor dhe producent filmash, lindur në Amerikë, por me origjinë nga italiane.

Pas Marlon Brando, Al Paçino është konsideruar si aktori më i mirë në kinematografinë hollivudiane.

Paçino kaloi një fëmijëri të vështirë, si nga ana sociale dhe ekonomike. Problemet në shkollë ishin të shpeshta për të, madje ka qenë edhe ngelës. Nga fundi i viteve 60 filloi të studioj për aktrim në tetaër me Lee Stasberg, i cili dalloi një talent të veçantë të Paçinos në recitim. Ai vuri re se djaloshi kishte një zell të madh për t’u bërë dikush në jetë dhe për t’u larguar nga jeta e varfër.

Me filmin ‘Me Natalie’ shënon fillimin e karrierës së tij, ndërkohë pas tre vitesh, në 1972 realizoi filmin të cilin e futi “kokë e këmbë” në kinematografi, duke i premtuar një karrierë të suksesshme. Ishte filmi ‘The Godfather’, ku ka luajtur së bashku me Marlon Brando. Triologjia ‘The Godfather’ është ndër më të njohurat në të gjithë botën.

Aktrimi i Paçinos në serinë e parë të ‘Kumbarit’ ishte premtues, duke ardhur dy vite më pas, në 1974 me serinë e dytë. Ishte një aktrim brilant i Paçinos, aktrim që i dha atij biletën për t’u ngjitur në majë, me më të mirët e hollivudit.

Pas nëntë vitesh, Al kishte realizuar pesë filma, jo shumë të bujshëm. Në 1983 ai u bë ylli i televizionit në të gjithë botën. Padyshim filmi Scarface e bëri Al Paçinon “princin” e kinematografisë botërore, duke vijuar më tej me shumë filma të tjerë.

Al numër plot 56 filma të realizuar, ku i fundit është në vitin që lamë pas 2019, ‘The Irishman’, me kolegun e tij, të madhin Robert de Niro.

Neritan Liçaj: Unë, Enver Hoxha i parë në film

Aktori i njohur rrëfen përjetimet e diktatorit në filmin “Gjirokastra”, bazuar në historinë e shkruar nga Ismail Kadare.

Neritan Liçaj “ringjall” Enver Hoxhën me në krah Nexhmijen, për herë të parë në një film artistik me titull “Gjirokastra”.

Ka romancë dhe dramë, pasi filmi trajton temën e ashpërsisë me të cilën diktatura goditi familjet e krijuara mes martesave ruso-shqiptare. Prej 40 ditësh, qyteti i gurtë u kthye në sheshxhirim, ku artisti i famshëm rus, Juri Arabov, bashkautor me shkrimtain Ismail Kadare realizuan skenarin që mban emrin e qytetit të tij lindjes.

Aktorët Neritan Liçaj dhe Linda Jarani vijnë nën lëkurën e çiftit historik të komunizmit. Ngjarjet e filmit lidhen me vuajtjet që kaluan me dhjetëra familje shqiptaro-ruse pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961. Filmi artistik shqiptaro–rus vjen nga bashkëpunimi i producentëve Loreta Mokini dhe Ella Arkangelskaia.

Në qendër të historisë është një arkeolog shqiptar, që dashurohet me një nga vajzat ruse, që Kadareja në mënyrë simbolike i ka emërtuar “Sorkadhet e trembura”.

Për përjetimet e Enver Hoxhës së parë që do të shfaqet në ekranin e madh të kinemasë, skenat intime me Nexhmijen dhe si u ndje nën lëkurën e Hoxhës që u largua nga kjo botë kur Neritani ishte 17 vjeç, aktori i njohur i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Rimishëron Enver Hoxhën në filmin e ri me metrazh të gjatë, “Gjirokastra”. Si e prite rolin dhe t’u desh kohë për ta përvetësuar si karakter?

Neritan Liçaj: E prita me përgjegjësi të madhe. Sepse është hera e parë që figura e Hoxhës shfaqet në një film me metrazh të gjatë. Gjithashtu sepse është një figurë historike, e cila ende është shumë e freskët në mendjen e shqiptarëve.

Pra, ka shumë ndjeshmëri të ndryshme me këtë figurë. Për shembull, nëse i madhi Sandër Prosi portretizoi Isamil Qemalin, që ishte një figurë shumë e bukur historike, por pak e largët për shqiptarët e kohës kur u xhirua filmi (fakt që paraqet dhe vështirësi për aktorin, prandaj Sandri ishte i madh), Hoxhën shumë shqiptarë e kanë të freskët si figurë.

Kështu, materiali qoftë historik, apo qoftë viziv ishte më i bollshëm. Kur ka ndërruar jetë Enver Hoxha, unë për shembull kam qenë 17 vjeç, pra e kam pranë si figurë.

Ndjetë kimi me Linda Jaranin dhe sa t’u përshtat si gruaja jote autoritare në film Nexhmija?

Neritan Liçaj: Patëm një bashkëpunim shumë të frytshëm dhe të mirë me Lindën. U krijua një kimi shumë e mirë dhe u përshtatëm shumë mirë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që personazhi yt s’jeton më, bashkëshortja Nexhmija është ende gjallë. E morët në konsideratë faktin që ky film mund të përballet me syrin kritik të Nexhmijes?

Neritan Liçaj: Sigurisht që i mora për bazë, jo vetëm me bashkëshorten e Hoxhës, por dhe me fëmijët, nipërit, mbesat dhe pjesëtarë të tjerë të familjes që e kanë pasur pranë, si dhe persona të tjerë që jetojnë ende.

Personazhet tuaja janë pozitive apo negative në këtë film?

Neritan Liçaj: Nuk i klasifikoj dot në personazhe pozitive apo negative. Kjo mbetet një reminishencë e realizmit socialist. Përveç kësaj, filmi nuk merr përsipër të bëjë as histori, as opinion mbi ato figura. Në skenar janë skena jopolitike, por skena të jetës së tyre jopolitike. Besoj do ta kuptoni kur të shihni filmin.

Ngjarjet zhvillohen rreth çiftit shqiptaro-rus, që interpretohet nga aktorët Besmir Bitraku dhe Polina Liske. A mund të na zbulosh një sekuencë nga takimi i tyre, që vë në lëvizje zhvillimin e subjektit?

Neritan Liçaj: Çifti interpretohet nga Besmir Bitraku dhe aktorja ruse, Polina Liske, e cila luan rolin e Katerina Andrenjevës. Takohen rastësisht në Galeri të Arteve dhe bisedojnë…

Duke intepretuar, e ke ndjerë magjinë e pushtetit dhe peshën e të qenit “diktator?” Çfarë ndjesie ishte?

Neritan Liçaj: Jo. Magjinë e pushtetit s’e kam ndjerë, sepse ajo ndihet kur e ke. Përveç kësaj, e shpjegova më lart që skenat janë shumë intime, pra nuk ka skena politike si figurë.

Kjo është hera e parë që një aktor intepreton Enver Hoxhën, ndihesh me fat?

Neritan Liçaj: Po, hera e parë dhe pa diskutim që përgjegjësija është shumë e madhe, sepse sigurisht do të shikohet me shumë ndjesi të ndryshme kur filmi të shfaqet në kinema. Dhe natyrshëm, kjo të vë para një përgjegjësie të konsiderueshme.

Nga “Zekatet”, “Qafa e Pazarit”, te Qendra Kulturore”Musine Kokalari”, kështjella e qytetit dhe Parku Arkeologjik i Antigonesë. Si do të vijë Gjirokastra e atyre viteve në këtë film dhe ku keni xhiruar për të qenë më afër?

Neritan Liçaj: Të them të drejtën, unë nuk kam xhiruar në Gjirokastër, sepse skenat e Enverit ishin të gjitha në Tiranë, prandaj s’di të them. Por regjisori ishte shumë i kënaqur nga xhirimet në Gjirokastër.

Në filmin që pritet të shfaqet së shpejti në kinematë botërore luajnë aktorë të njohur si: Tinka Kurti, Kastriot Çaushi, Myzafer Zifla, Gent Hazizaj, Artan Imami etj. Ke pasur konkurrentë për rolin e Enverit dhe kë?

Neritan Liçaj: Nuk di të të them në kam pasur konkurrentë të tjerë. Di këtë, që roli më është besuar që në kinoprovën e parë, ku në fakt vajta për një rol tjetër, por më kaluan menjëherë te roli i Hoxhës.

Brenda mendjes, trupit dhe shpirtit të një udhëheqësi shteti të Shqipërisë komuniste, si je ndjerë?

Neritan Liçaj: E vështirë të them si jam ndjerë. Ka qenë një kompleksitet emocionesh dhe ndjesish, që s’mund të përshkruhen me fjalë. Por, siç e thashë më parë, përgjegjësia ishte e madhe. /Panoramaplus.al/

“Roza nuk do ishte e çm*ndur nëse do kishte baba”, Rita Lati zbulon ate qe nuk e tha kurre per ish-bashkëshortin

Mbrëmjen e djeshme ishin të ftuara tek “Xing me Ermalin” Rita dhe Roza Lati. Rita ka rrëfyer për sakrificat që ka bërë për rritjen e Rozës dhe mungesën e bashkëshortit. Dëshira e saj ka qenë që Roza të rritej me figurën e babait dhe mbase mungesa e tij e ka bërë moderatoren një vajzë shumë rebele dhe të çme.ndur. Rita gjithashtu tregoi se pavarsisht të gjithave ajo është përpjekur të bëhet dhe nënën dhe baba për Rozën

“Unë u martova si gjithë dynjaja, o merrja burrë o s’ka. Sa shkoja në shtëpi nëna ime thonte se i ngela në derë. Babai i Rozës ishte artdashës, kaluam bukur, por pastaj filluan problemet shëndetësore. Do jetonte po mos të ishte ky problemi. Le të ishim pa njëri-tjetrin, por ai të ishte për Rozën. Duhet figura e babait.

Roza nuk do ishte kaq e çme.ndur po të kishte babain, do mblidhej prandaj them babai është i rëndësishëm në jetën e fëmijëve. Jam munduar të bëj nënën, babain, motrën, vëllain. Kryesorja është që Roza u rrit dhe nuk i mungoi asgjë.

Bëra të pamundurën të bëhej shoqe me mua. Ishte 10 vjeç kur e vija në gjumë me telefon sepse gjithë fundjavat e mia ishin majë avionit. Më paragjykojnë, çfarë mami është kjo thonë, por duhet të dinë që Rita nuk e ka pasur pranë Rozën në asnjë ditëlindje dhe asnjë festë.

Çdo nënë mundohet të plotësojë të gjitha ato që nuk ja ka dhënë dot. Kam bërë plot gabime, por unë jam shumë e lumtur që Roza është vetvetja dhe thotë atë që ndjen”, u shpreh Rita.

Xhim Belushi nxjerr në shitje vilën e tij, ky është çmimi

Aktori dhe komediani amerikan me origjinë shqiptare, Xhim Belushi ka vënë në shitje vilën e tij në Los Angeles, stil mesdhetar për shumën 27 milionë dollarë.

Prona në lagjen Brentwood hidhet sot në treg, pasi u la pezull që prej nëntorit të vitit të kaluar kur u përpoq të shitej për 29.9 milionë dollarë, tregojnë regjistrimet.

Për aktorin Belushi, 64 vjeç, kjo është hera e tretë që mundohet ta vëjë në shitje, kur për herë të parë në vitin 2017 vuri çmimin e kripur 38.5 milionë $.

Ai e bleu pasurinë e patundshme në vitin 2007 për vetëm 8.3 milionë dhe shembi shtëpine e viteve 1950-të që ishtem më parë atje, për të ndërtuar vilën që zotëron aktualisht.

Vila e cila është e madhe 1300 metra katrorë, ka 6 dhoma gjumi, 11 tualete dhe nje dhomë për shijimin e verës; ka gjithashtu edhe kopshte te stilit mesdhetar, lëndina, oborre, një pishinë dhe një Jacuzzi.

Xhim Belushi është bërë i njohur për publikun me programin “Saturday Night Live’ (në shqip: Mbrëmja e së shtunës live) në mes të viteve ‘80-të dhe serialin “According to Jim” ( në shqip: Sipas Xhimit) i cili u shfaq në televzionët amerikane prej vitit 2001-2009. /albeu.com/

E ftuara i bën gafën në mes të emisionit, ‘shpërthen’ Rudina bën gjestin e papritur (Video)

Kuzhiniera e njohur Tefta ishte e thirrur së fundmi në emisionin shumë të ndjekur të mbasditës ‘Rudina’.

Zonja Tefta po tregonte se si mund të përgatisimin maja në kushte shtëpie, por teksa shpjegonte ajo në vend që të thoshte se majës i duhen nëntë ditë që të përgatitet, bëri lapsus duke thënë duhet nëntë muaj.

Kaq mjaftoi dhe Rudina së bashku me publikun shpërthyen në të qeshura dhe nuk ndalonin dot, siç mund të shihet në videon e mëposhtme. “Se mos prisni vërtetë 9 muaj për majanë, 9 ditë mjaftojnë.”- shkruan Rudina me humor krahas videos.

VIDEO

Lëvizje e bujshme në botën e biznesit shqiptar, ja kush është zv ministrja e rëndësishme që merr drejtimin e Digitalb

TIRANË-Pas shkarkimit të Alban Jahos nga drejtimi i Digitalb, pasuesja e tij është Albana Shkurta. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në mbledhjen e ditës së sotme është vendosur që Shkurta, të marrë drejtimin e njërës prej kompanive më të mëdha në Shqipëri.

Vendi i CEO-s ose drejtorit të Përgjithshëm qëndronte bosh që prej muajit janar kur u shkarkua Alban Jaho. Mediat raportuan se Jaho u shkarkua pasi u kap me shkelje të rënda nga Vjollca Hoxha, një prej aksionereve kryesore të kompanisë.

Kush është Albana Shkurta?

Albana Shkurta ishte një nga zv.ministret e ministrisë së Financave që prej vitit 2017. Albana Shkurta, ka qenë më herët drejtoreshë e “Albanian Distribution and Development” shpk, ose siç njihet ndryshe, kompania që merret me shpërndarjen e pijes energjike RedBull në Shqipëri. E diplomuar përr ekonomi dhe biznes në Universitetin e Vjenës, Shkurta katapultohet kështu në një nga post mjaft të rëndësishëm.

(F.g/dosja.al)

Pikëpyetje mbi jetën luksoze të Ermal Mamaqit, nga vila në ‘Rolling Hills’ deri tek shifrat 2 mijë euroshe për marketing në ‘Xing’

Ermal Mamaqi aktualisht po përpiqet t’i japë jehonë filmit komercial të realizuar së fundmi “2 gisht mjaltë”. Këtë film e solli si një produksion të tijin, të sponsorizuar nga firma dhe kompani të njohura të cilat gjithashtu janë edhe sponsora të emisionit që ai drejton dhe shpesh janë akuzuar për pastrim parash.

Nëse ke një biznes dhe do ta promovosh në “Xing me Ermalin”, moderatori vetëm për një të përmendur të emrit kërkon 2 mijë euro, ndërsa për të qenë pjesë e gjithë sezonit shifrat arrijnë deri në 15 mijë euro.

Nëse je artist i ri dhe do të promovohesh në “Xing me Ermalin”, kostoja që duhet të paguash është 2 mijë euro. Rasti konkret është i këngëtares marokiene e cila dëshironte të promovonte këngën e re në “Xing” dhe moderator i kishte kërkuar këtë shifër marramendëse.

A i di Aleksandër Frangaj këto pazare? Apo i bëjnë në bashkëpunim?

Ermali, aktori i humorit filloi të “lulëzonte” pas njohjes me bashkëshorten, Amarda Toska, moderatore dhe biznesmene. Ermalit “i ra llotaria” me Amin, pasi kjo e fundit kishte një biznes velarie i cili i jepte goxha të ardhura dhe duke qenë i aftë në marketing, diti të përfitonte. Nga dj dasmash dhe aktor humori në “Portokalli”, pas martesës me Amin Ermali po jeton në një nga vilat luksoze të “Rolling Hills”.

Edhe pse të gjitha këto burime e ndihmojnë të bëjë një jetë të mirë dhe të ketë një status të favorshëm ekonomik, kurrsesi nuk mund të justifikojnë jetën e luksit që ai bën. Prandaj ne kemi shumë pikëpyetje lidhur me këtë fakt.

A paguan taksa në shtet Ermal Mamaqi? Si arriti ta ndryshonte kaq shpejt nivelin e jetës? A do të jemi ndonjëherë të qartë për burimet e të ardhurave të Ermalit, vilën luksoze, biznesin e gruas, dhe shtëpinë e produksionit që ka hapur së fundmi?

Në portalin online që ai drejton jo vetëm që ka lajme të pa vërteta por gjithashtu të kopjuara. Së fundmi kemi arritur të konstatojmë lajmin e lidhjes së Erik Fullanit me vajzën e ish deputetes Majlinda Bregu. Lajmi ka kohë që po qarkullon në media, por së fundmi Pamfleti kishte publikuar vajzën të cilën Eriku e kishte braktisur për Kejdën. Ermali mire që e kishte publikuar, por kishte gënjyer edhe për burimin e vërtetë të lajmit.

Ah more Ermal djali, po të merr koka erë nga “suksesi”! Kush ti ngroh kaq shumë shpatullat që ndihesh kaq i sigurtë? Nuk mund ti mbash kaq shumë “kunguj” nën sqetull se do bukosesh, do të bëhesh edhe vetë kungull pastaj.

Burimi: @pamfleti

“Taken by Albania”, gazetari i njohur: Spot “katunar”, nuk kanë gjetur kohën se kur duhej bërë dhe spoti ishte komplet …

Spoti “Taken by Albania” është kritikuar nga mediat ndërkombëtare.

Sipas tyre, nuk dihet nëse ky spot do të arrijë rezultatin e kërkuar, pasi slogani i përzgjedhur nuk është ai i duhuri.

Në lidhje me spotin foli edhe gazetari Andi Bejtja nga studio e “Opinion”.

Ai tha se spoti është pak katunar dhe do të ishte mirë të debatohej përpara se të dilte në qarkullim.

Sipas tij, spoti duhej të ishte prodhuar në momentin që doli filmi.

Bejtja tha:

Mirë ishte që debati të bëhej para se të bëhej spoti. Mua nuk më shqetëson shumë një film që ka për personazh një tropojan. Është pak spot katunar. Nuk ka pse më bën mua impresion një film e ta kthej këtë për një spot për turizmin. Mund të kishte ndodhur atë vit që doli filmi, se po ta kërkosh në google del filmi Taken e pastaj del spoti.
Ndërkohë ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, tha se spoti është parë mbi 1 milion herë dhe ja ka arritur qëllimit.

Në spot shfaqet aktori i njohur i humorit, Florian Binaj, i cili fton aktorin irlandezo-verior, Liam Neeson, që të vijë në Shqipëri dhe të zbulojë anët e bukura të saj.

Taramelja ‘godet’ përsëri, nuk do ta besoni se çfarë i thotë Florian Binajt para emisionit

Xheison Bafti është vogëlushi që rrëmbeu zemrën e publikut.

Vogëlushi u bë i njohur në emisionin e ‘Në Kurthin e Piter Pan’ dhe për faktin pasi ai s’mund të shqiptojë dot shkronjën ‘K’.

Pasi u shpreh se ‘Janë shumë të mira taramelet se çokallatat të prishin dhëmbët’ Xheisonit i nglei nofka ‘Taramelja’e Piter Panit.

Dhe në puntantën e sotme të emisionit janë të thirrur aktori i humorit Floraina Binaj dhe këngëtarja e njohur Juliana Pasha.

Në vidoen promo të publikuara nga regjizorja e njohur e këtij programi Vera Grabocka shohin që ‘taramelja’ kërkon ti bëj një pyetje Florit.

‘Kush e ka totën( kokën) më të madhe ti apo tryeministri( Kryeminsitri)’ është shprehur Xhesison që shkaktoi të qeshura.

‘Totën më të madhe e ke ti’ i është përgjigjur me humor Flori.

Për më shumë nga intervista e Florit dhe Julianës me fëmijët pritet të shihet sonte në darkë.