Doli në kafe me Andin dhe Melisën? Shqipja reagon për herë të parë

Ditën e djeshme në rrjet qarkulluan lajme se Shqipja ka dalë në kafe me Andin dhe Melisën, pas çdo fjale që ka thënë për ta. Ajo ishte e para që hodhi akuzën se dyshja janë të lidhur.

Këto lajme nisën nga një video e publikuar nga Melisa në lokalin e Andit. Në sfond dëgjohej zëri i ish-konkurrentit, bashkë me një zë tjetër për të cilin u tha se ishte i Shqipes.

E ftuar në “Shqipëria Live”, ajo ka deklaruar se nuk ka dalë në kafe me dyshen.

“Kam qenë në Top Channel të premten me Arbrin që kam dhënë një intervistë. Nuk kam pirë kafe me Melisën dhe Andin. Ishte zë burri, nuk ishte i imi. Zëri im është shumë karakteristik ashtu edhe qeshura, nuk mund ta kenë të gjithë. Nuk më pëlqente si fliste dhe qeshte, ishte shumë e shëmtuar”, është shprehur Shqipja.

Ana 1 kapet mat me konkurrentin e ‘Përputhen’

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana 1 prej disa kohësh nuk është më pjesë e programit, por ajo vazhdon të jetë në vëmendjen e mediave e rrjeteve sociale.

Sot “Kryefjala.com” ka kapur ish-konkurrenten në shoqërinë e Erlindit, djalit i cili ra në sy së fundmi për shkak të takimit me Jasminën dhe dhuratën që i bëri.

Në foto Ana dhe Erlindi shfaqen duke biseduar me njëri-tjetrin, teksa ish-konkurrentja mban një buqetë me lule në duar.

Nuk dihet nga njihen Ana dhe Erlindi dhe çfarë ka mes tyre, por kjo mbetet për t’u zbuluar.

Saimiri nuk e zgjodhi, Enxhëll bëhet nuse

Enxhëll ishte një nga vajzat e preferuara të publikut gjatë kohës që ishte pjesë e “Love Story”. Por një vendim i saj i nxituar bëri të humbte mundësinë të fitonte zemrën e Saimirit. Enxhëll u shpreh e penduar për vendimin e saj për t’u larguar dhe kërkoi rikthimin në spektakël, mirëpo Saimiri tha se kjo nuk do të ishte gjëja e duhur.

Pavarësisht se nuk u rikthye, Enxhëll vazhdoi të ishte aktive në rrjete sociale ku shpeshherë edhe komunikon me ndjekësit.

Së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen me një foto ku shfaqet me fustan nusërie. Foto është realizuar në Gjirokastër dhe Enxhëll ka marrë komplimenta të shumta, mirëpo të gjithë kanë qenë kuriozë për arsyen pse është bërë nuse. Mos ka gjetur dashurinë e jetës apo ndonjë set fotografik?

Nuk është i dashuri, këngëtarja shqiptare kapet me një mashkull tjetër

Rita Ora prej disa javësh po qëndron në Sidney, Australi ku është pjesë e jurisë së “The Voice”. Pas 14 ditëve në karantinë, tashmë ajo është e lirë që të dalë dhe të enjten, këngëtarja shqiptare ka vendosur që të shijojë rrezet e diellit dhe detin.

Rita është fotografuar me një mashkull misterioz teksa merrte rreze dielli e argëtohej në det.

Këngëtarja kishte veshur një palë bikini jeshil dhe dukej shumë e lumtur.

Ndërkohë Rita është fotografuar për herë të fundit me të dashurin e saj 39-vjeçar, Romain Gavras, në nëntor të vitit të kaluar. Regjisori francez i filmit ka hedhur poshtë lajmet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Sipas tij, ata janë ende së bashku dhe se marrëdhënia e tyre është në rrugën e duhur.

Gati për Eurovision, Anxhela Peristeri mahnit me veshjen

Anxhela Peristeri do të na përfaqësojë këtë vit në “Eurovision”, me këngën “Karma”, e kompozuar nga Kledi Bahiti dhe me tekst nga Olti Curri.

Së fundmi Anxhela ka realizuar disa fotografi me veshje tradicionale për transmetuar në botë kulturën dhe origjinën shqiptare. Fotot janë publikuar edhe nga faqja zyrtare e “Eurovisionit”

“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo u bën dedikime shqiptarëve në të gjithë botën”, kanë shkruar faqja zyrtare e “Eurovision”-it teksa Anxhela ka marrë komplimenta të shumta për pamjen e saj.

Ana dhe Riniani takim me krevat, konkurrentja trembet dhe bën atë që s’e priste askush

Në takimin e dytë me Anën, Riniani ishte kujdesur që të ketë shumë intimitet mes tyre. Kjo nuk i pëlqeu shumë Anës, gjë që e vuri në dukje dhe gjatë bisedës.

Ana: Është vetëm takimi i dytë dhe është shumë intimitet.

Riniani: Pse, të trembi krevati? Mos u tremb. Nuk e prisja të më zgjidhje në takim të dytë kur vazhdova takimin me Jasminën.

Ana:Të pashë në marrëdhënie me një vajzë, pastaj të mora prapë. Unë nuk kam të drejtë të dyshoj?

Riniani:Po ke të drejtë dhe më vjen mirë që dyshon. Pse nuk e merr ta shijosh Rinianin?

Ana:Unë dua ta zbuloj njëherë, pastaj ta shijoj.

Riniani:Si mendon ta zbusim pak?

Ana:Ke balsam me vete?

Shumë batutë e bukur. E meriton një puthje.

Surpriza e Rinianit u komentua edhe në studio ku pjesa më e madhe e konkurrentëve mendonin se Anës nuk i bëri aspak përshtypje sepse nuk shfaqi emocion.

Ana: Isha pak pa qejf dhe kisha disa gjëra të akumuluara me Rinianin. Më bëri përshtypje sigurisht, por nuk jam njeri që e tregoj, e mbaj nga brenda të gjitha. Unë e vlerësoj shumë Rinianin për çdo gjë që ka bërë.

Konkurrentja i habiti të gjithë kur tha se ka vendosur që t’i japë fund njohjes me Rinianin me një përqafim në studio. Ajo u shpreh se nuk i jep emocion, ndërsa Riniani u shpreh i zhgënjyer nga deklaratat e saj.

Ana: Unë vërtetë ndihem shumë mirë me Rinianin, por nuk e shoh dot si partnerin tim. Jam munduar që ta shoh. Vërtetë ndihem shumë mirë, por nuk më përcjell emocionin që të dridhem.

Arbenita konfirmon lajmin e shtatzënisë, publikon foto me barkun e rrumbullakosur

Fero dhe Arbenita janë çifti më i dashur i showbizzit. Ata i dhanë fund beqarisë dhe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë pak ditë më parë.

Dyshja publikoi një foto nga ceremonia ku shkruhej “të sapo martuar”. Lajmi për martesën e menjëhershme bëri bujë.

Mirëpo më pas u tha se Arbenita ishte shtatëzënë për herë të parë dhe në pritje të një vajze.

Së fundmi këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë modelja. Ajo ka publikuar për herë të parë edhe foto me barkun e rrumbullakosur, teksa shihet e veshur me një bluzë të thjeshtë dhe xhinse.

“Jam shtatëzënë” shkruan ajo në postimin e saj duke konfirmuar kështu lajmin për pritjen e ëmbël.

Eneda konfirmoi largimin, zbulohet prezantuesja e re e ‘Portokallisë’

Tre ditë më parë me anë të një postimi në Instagram, Eneda Tarifa konfirmoi largimin nga “Portokalli”, duke u shprehur se tani e tutje do të jetë e fokusuar tek projektet muzikore.

Ditën e sotme në media po shkruhet se Nevina Shtylla do jetë prezantuesja e re e “Portokalli”. “Revista Who” bën të ditur se Nevina është parë shpesh në mbledhje me stafin e programit pak para nisjes së emisionit.

Detaje të tjera priten të zbulohen në vazhdim.

/dailyxing.com

Ardit Gjebrea dhe Albërije Hadërgjonaj nuk flasin më: Ja si ka nisur zënka

Këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj ishte së fundmi e ftuar në “NIN”, me Alaudin Hamitin. Gjatë intervistës ajo tha se nuk flet me Ardit Gjebrean.

Albërija tha se dyshja kanë debatuar, pasi ajo është shprehur se nuk i pëlqen mënyra e votimit te “Kënga Magjike”. Këngëtarja shtoi se nga kjo moderatorit i ka ngelur hatri dhe sot nuk flasin më, megjithatë shprehu vlerësimin e saj për të si artist.

“Me Arditin kemi pasur një debat për “Këngën Magjike” se unë e thashë që nuk më pëlqen votimi, atij i ka ngelur hatri. Unë me Arditin nuk flas më sepse i ka ngel merak pse e kam thënë unë atë gjë. Unë e kam thënë sepse nuk më pëlqen ai votim, jo që për shembull larg qoftë pse fitoi ky apo ai, e fituan sepse janë artista të mëdhenj. Mua nuk më pëlqen votimi se futet Albërija, Aurela, Flori, Elvana tjetri-tjetri, këto të rinjtë pastaj dhe nëse kanë ndonjë super këngë ngelen mbrapa. Kjo gjë nuk është në rregull. Unë Arditin e vlerësoj jashtë mase, është një burrë i zgjuar, artist i mirëfilltë por mua nuk më duket normale që unë të votoj dikë. Ka qenë ndoshta një keqkuptim”, tha ajo.

‘Ti dridheshe kur më puthe mua’, Atdheu çohet dhe puth Sarën për inat të Anës

Në puntatën e djeshme të “Përputhen Prime”, Atdheu i dhuroi një puthje konkurrentes së re, Sarës.

Ish-konkurrentja e programit, Ana, e cila ishte në rolin e opinionistes tha se nuk kishte ndjenja në puthjen e Atdheut dhe se ai ishte dridhur kur ka puthur atë, ndryshe nga puthja me Sarën.

Ana: Unë e di kur Atdheu është i emocionuar dhe ai e di më mirë se unë që nuk ka emocion. Le ta puthi 10 herë, nuk përbën sens, kupton? Rrugëtimi ynë është mbyllur me kohë por në rastin konkret është më mirë t’i bësh gjërat kur i ndjen. Ti dridheshe kur më puthe mua. Kurse tani ti je thjesht…

Atdheu: Sara dridhesha unë?

Ana: Po unë të shoh m se i kam sytë në ballë

Atdheu u çua dhe shkoi drejt Sarës. Dyshja u puthën sërish në studio.

Sara: Po dridhet i tëri

Ana: E njoh Atdheun, e kam pasur para teje e dashur, ai mund të çohet të puthi 10 goca nuk përbën ndonjë ndryshim