EKSKLUZIVE/ “Blindohet” Tirana, mbi 1600 forca për Francën. Zbulohet plani për ndeshjen

E gjithë vëmendja sportive në vendin tonë është përqendruar në vizitën e radhës të kampionëve të botës në Shqipëri. Vëmendje e shtuar edhe për faktin se ndeshja kualifikuese e fundit për këtë edicion ndaj “Gjelave” do të luhet në stadiumin e ri kombëtar.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar në rrugë zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit edhe planin paraprak të masave që është caktuar deri më tani. Stjuartë, forca policore dhe jo vetëm kaq. Në këtë ndeshje, Federata Franceze e Futbollit ka bërë edhe një kërkesë për numrin e tifozëve që do të ketë të pranishëm në bazë të përqindjes si tifozëri mike prej 5% të kapacitetit, i cili korrespondon me 21 200 (neto), nga 22000 bruto.

MASAT – Ndeshja ndaj Francës është konsideruar një sfidë e rëndësisë së veçantë, nisur jo vetëm nga kundërshtari që në fushë do të jenë kampionët e botës, por edhe nga fakti që të pranishëm në inaugurimin e stadiumit të ri kombëtar do të jenë krerët e shtetit shqiptar si dhe kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, si dhe shumë drejtues federatash të ndryshme europiane.

Gazeta ka mësuar se do të jenë të paktën 1650 forca që do të angazhohen për sigurinë, ruajtjen e rendit si dhe kontrollin dhe drejtimin e tifozëve që nga mbërritja në perimetrin rrethues e deri në shkallët e stadiumit apo sistemimin në stolat përkatës

OLSI TUJANI

(LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”)

Ishte në makinë me vëllain, si u për plas për vd ekje i riu në Durrës duke folur në telefon (FOTO)

Dalin detaje të reja në dritë nga vd-ekja e të riut në Durrës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se vik-tima e Erjon Beli, 30 vjeç, nuk ishte vetëm në makinë në momentin e për-plasjes.

Raportohet se së bashku me të ka qenë edhe i vëllai, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lënd-ime. Dy vëllezërit ishin duke udhëtuar me makinë dhe po flisnin me kamer në telefon në momentin e përp-lasjes.

Beli ka humbur kontrollin e makinës tip “Renault Clio” me targa AA 477 YN me të cilën po udhëtonte dhe është për-plasur me trafikndarësen. I riu nga Kavaja kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Italia, pasi jetonte me familjen atje, ndërsa punonte si këngëtar në lokale nate.

“Më datë​ 01.11.2019, rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, Durrës, mjeti tip ”Renault”, ka humbur kontrollin dhe është për-plasur me trafikndarësen, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi mjetit shtetasi E.B., 30 vjeç, banues në Kavajë. Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aks-identit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Makina e te ndjerit:

Video/ “Jemi si një familje”… këngëtari serb këndon për miqësinë me shqiptarët

Një i ri nga Serbia ka publikuar një këngë ku flitet për miqësinë e shqiptarëve dhe serbëve.

Aleksandar Milosavljevic dhe ai është një djalë i ri me origjinë serbe që jeton në Cadenazzo, të Italisë.

I riu serb njihet me emrin e artit “Aki Aki”, dhe është shumë i njohur tek të rinjtë e Ticino me single-in e tij “Cani sciolti”.

Në klipin e këngës shihen disa makina si dhe tre flamuj: ai i Shqipërisë, i Zvicrës dhe i Serbisë.

Në një frazë të këngës ai thotë:

“Jemi si një familje dhe kjo dihet, niset njëri dhe nisen të gjithë, ose futet njëri futen të gjithë, bashkë me shqiptarë e serbë, ti e di”.

Tronditet Korça, tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.2 “shkund” qytetin juglindor

Është rikthyer paniku i tërmeteve në qytetin e Korçës, këtë mëngjes.

Një lëkundje e fuqishme me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter ka tronditur qytetin juglindor, në orën 07:25. Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Boboshticë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth.

Nga të dhënat e para, gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se nga tërmeti ka dëme materiale, ndërsa është krijuar dhe panik i madh te qytetarët.

(d.ç./BalkanWeb)

Tërmeti i fortë shkund Korçën, lëkundjet ndjehen në disa qytete

Raportohet që një tërmet i fuqishëm është shënuar para pak minutave në zonën e Korçës.

Mësohet se lëkundjet kanë qenë të forta me magnitutë deri 5.2.

Lëkundjet u dëgjuan edhe në disa qytete të tjera si Tiranë, Elbasan, Gjirokastër. Gjithashtu lëkundjet u dëgjuan dhe në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.