Një automjet i dytë i përfshirë në ate.ntat? Gazetarja Lala jep detaje: Policia po heton…

Një ate-ntat me ar-më zj-arri ka ndodhur sot në Mbikalimin e Shkozetit, ku si pasojë është pla-gosur ndër të tjera edhe prokurori Arjan Ndoja.

Nga pamjet e publikuara nga JOQ nga vendngjarja, ku nxirreshin personat e plagosur shihej pranë “Benzit” dhe një mjet tjetër luksoz, për të cilin policia nuk ka dhënë asnjë detaj. Nga pamjet e publikuara, shihej se dyert e automjetit me ngjyrë të zezë ishin të hapura. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje drejtpërdrejtë me “News 24” jep detaje në lidhje me automjetin e dytë të dyshuar në vendngjarje, si dhe shpreh arsyet ps mund të ketë ndodhur at-entati.

“Policia po heton pasi ka dyshime për një automjet të dytë që është parë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, automjeti ku udhëtonte prokurori do të mbahet sot në vëzhgim, për të këqyrur provat. Ndërkaq, duhet thënë se prokurorët dhe gjyqtarët, krahas të tjerave, do të duhet të japin llogari edhe për kontaktet që kanë me lidhjet e papërshtatshme. A mund të thuhet se Arjan Ndoja ka kontakte të papërshtatshme? Kjo duhet parë pas hetimeve, që kanë nisur tashmë.

Ndoja është marrë në mbrojtje nga policia. Prokuroria është duke parë si pistë kryesore atë të një atentati ndaj prokurorit Ndoja. Arjan Ndoja më herët është aku-zuar nga avokati Ilia Ilia se është goditur nga persona që kanë lidhje me prokurorin. Ndoja gjithashtu ka pasur në dorë çështje për pronat”, tha gazetarja Lala.

Debutoi me Shqiperine ndaj Moldavise, Selahin e shpallin mesfushorin me te mire ne “Eredivisie”

Lindon Selahi ishte mesfushori që arriti të debutonte me Shqipërinë në ndeshjen e fundit ndaj Moldavisë. Megjithëse pak minuta, por është talent i prespektivës. Në ndeshjen e shkuar ka arritur të shënojë edhe golin e parë në elitën e futbollit në Holandë për Tëente.

Atje kishte luajtur gjithmonë si titullar, megjithëse i mungonte gjetja e rrjetës. Së fundmi një vlerësim i madh vjen nga mediat në Holandë. Lindon Selahi shpallet si mesfushori më i mirë në “Eredivisie” dhe kjo nuk është pak.

Renditja është bërë në bazë të ndërhyrjeve dhe luftës së fortë që bëhet nga mesfushorat në fushë. Atje janë bërë 38 ndërhyrje të tilla nga Selahi dhe 23 prej tyre kanë rezultuar të sakta, me 61% që është njëkohësisht më e larta se të gjitha lojtarët e tjerë. /Sport Ekspres/

Shqiperi e ushqyer vetem me “skandale”, por edhe me “Arenen Kombetare”?

Në një vend si Shqipëria, e cila nuk shquhet për ndonjë mirëqënie të madhe ekonomike dhe me probleme në të gjitha aspektet e jetës, edhe “ushqimi” që vjen nga mediat, nuk është më i miri i mundshëm. Kur gjithçka që ofrohet është “e zezë”, atëherë kjo shtyn edhe më tepër njerëzit për të dalë në përfundimin se ky vend, nuk do të bëhet kurrë. Sigurisht që problemet janë aty dhe nga më të shumëllojshmet, por njëkohësisht edhe gjërat e mira që tashmë shihen gjithmonë me dyshime dhe prapaskena. Ky lloj edukimi dhe mënyrë e të menduarit ka prekur edhe “Arenën Kombëtare”.

Një stadium që është një luks i madh për t’u pasur në Shqipëri, pasi është nga më modernët në Ballkan. Por dëshira për të gjetur problematika në çdo gjë, sigurisht që lë vend për kritika edhe mbi këtë arenë. Madje edhe vetë disa prej lojtarëve të Kombëtares dhe që luajnë në elitat e futbollit të Europës, janë të emocionuar që do të zbresin në një stadium të tillë. Së fundmi një tjetër “skandal”, mes “skandaleve” të shumta që na serviren, vjen për mënyrën sesi do të shiten biletat ndaj Francës.

Është vendosur që të blihet edhe bileta me Andorrën, për të qenë të pranishëm në të dyja përballjet, pra edhe me Francën. Këtu bëhet edhe një ndarje mes tifozëve besnik dhe atyre “turistë”. Kjo është një politikë që ndiqet, por që në fakt nuk ka shumë alarm në vetvete, madje për tifozët besnik të Kombëtares nuk shihet fare e tillë. Pra, një sportdashës i cili ka kërkuar të shkojë në kryeqytet vetëm për të parë në “Arenën Kombëtare” sesi janë mbyllur punimet apo se përballë kuqezinjëve është Franca, kurrsesi nuk mund të gjejë vendin përpara një sportdashësi që bën kilometra të pafundme për djemtë e Kombëtares edhe kur ajo luan me kundërshtarë si Moldavia dhe Andorra. /Sport Ekspres/

Njihuni me shqiptaren që kandidon për postin e prokurores në SHBA

Shqiptarja Buta Biberaj është kandidate për prokurore në qarkun Loudon, Virginia, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është konfirmuar nga gazeta prestigjioze amerikane “The Washington Post”, e cila i ka dedikuar një artikull të veçantë shqiptares së suksesshme në SHBA.

Gazeta e vlerëson shqiptaren si një prokurore të aftë që u ka shërbyer qytetarëve. Biberaj ka më shumë se 25 vite përvojë në fushën juridike, ka punuar si avokate dhe për 11 vjet radhazi ishte angazhuar edhe si zëvendësgjykatëse në këtë qark.

“Avokati i Commonwealth Loudoun, Jim Plowman është duke u larguar nga detyra që ka mbajtur që nga viti 2003. Në vend të tij emërohet avokatja Buta Biberaj. Zonja Biberaj, e cila është marrë me praktikimin e ligjit në Loudoun për më shumë se 25 vite dhe ka shërbyer si gjyqtare zëvendësuese në gjykatën e qarkut, e njeh mirë Virxhinian.

Axhenda e saj e fuqishme përfshin përfundimin e lirimit me kusht, sigurimin e më shumë mbështjeje për viktimat dhe kontributin që ka dhënë për shkollimin në burgje përmes partneriteteve me shkollat, zyrtarët e komunitete dhe drejtuesit e bizneseve”– shkruan gazeta.

Gjatë vitit 2014-2015, ajo u zgjodh presidente e Shoqatës së Avokatëve të qarkut Loudoun “LCBA”, ku së bashku me një grup avokatësh vendas dhe nxënës të shkollës “Douglas” përpiloi programin “Ligji rrugës” (Street Laë) që synonte këshillimin e nxënësve për të drejtat e tyre për sa i përket punësimit, si dhe për t’i njohur ata me ligjin penal dhe civil të Amerikës.

Zgjedhjet për këtë post do të zhvillohen javën e ardhshme më 5 nëntor.

Buta Biberaj ka lindur në Mal të Zi dhe është me prindër shqiptarë. Ajo u rrit në Bronx të New York City që nga moshat 2-vjeçare deri në 20 vjeç, kohë kur u transferua në Fairfax County, Virginia. Buta u transferua nga Fairfax në Qarkun Loudoun në 1996 dhe aktualisht banon në rrethin Blue Ridge. Ajo është një nga tetë fëmijët në një familje të madhe që ka 19 nipër dhe mbesa.

Shumica e familjes Biberaj banojnë në Qarqet Loudoun dhe Fairfax. /abcnews.al

Po shkëlqen me Veronën, Juventusi ndjek nga afër talentin shqiptar

Marash Kumbulla po kalon një formë, jashtë të gjitha pritshmërive. Mbrojtësi shqiptar po shkëlqen me Veronën, duke u bërë në një nga titullarët e padiskutueshëm në ekip.

Për shkak të paraqitjeve të shkëlqyer me Veronën, Kumbulla ka tërhequr edhe vëmendjen e ekipeve të mëdha. Një nga skuadrat që po ndjek mbrojtësin shqiptar është Juventusi.
Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, bardhezinjtë e pëlqejnë 19-vjeçarin dhe në të ardhmen mund të nisin një ofertë në drejtim të tij.

Madje raportohet se të dielën kur Verona të luajë në shtëpi me Breshën, do të ketë skautë të Juventusit në “Bentegodi”, për të ndjekur nga afër pikërisht Kumbullën.

PANORAMASPORT.AL

Anglia do ta deportojë, 11 mijë veta i dalin në krah të riut shqiptar, bashkohet aktori i njohur

Në Britaninë e Madhe ka nisur një fushatë kundër përpjekjes së Ministrisë së Jashtme për të deportuar një 18-vjeçar shqiptar nga toka britanike për shkak se ka mbërritur si refugjat.

Historia e Samet Matës ka tërhequr dhe vëmendjen e aktorit anglez Joe Sims, i cili ka bërë thirrje publike që djaloshi shqiptar të fitojë të drejtën e shtetasit anglez. Për të hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Jashtme, është firmosur një peticion me 11 mijë firma.

Samet Mata u soll nga disa elementë kriminalë në Bristol në moshën 15-vjeçarë si refugjat. Mata e ndëpreu shkollën, por më pas vendosi të bëhej zdrukthëtar duke ndjekur kolegjin në Filton. Gjatë kësaj kohe, Mata mësoi se qeveria angleze kishte refuzuar apelin e tij për të mos u deportuar nga Britania e Madhe.

‘’Ishte një kënaqësi e madhe të takoja Sametin. Do të nxisja këdo që ta ndihmonte këtë djalë, i cili ka kaluar shumë peripeci, që të realizojë ëndrrën e tij që të qëndrojë këtu dhe të bëhet një zdrukthëtar i zoti’’, shprehet aktori Joe Sims pas takimit me djaloshin Mata.

Rasti i Samet Matës pason atë të Stiven Bregut, por mësuesit e tij falë një fushatë gjerë publike arritën të detyronin autoritetet angleze të lejonin Bregun të fitonte nënshtetësinë britanike. Njësoj si Mata, Bregu kishte mbërritur si refugjat në moshën 14-vjeçare, ai u birësua nga familje dhe më pas ndoqi studimet në ‘’St. Mary Redcliffe’’.

Emocionet dhe kërcënimet, tifozët e Arsenalit ndryshojnë pasi dëgjojnë Granit Xhakën

Menjëherë pasi Granit Xhaka bëri gjeste e pahijshme duke nxitur tifozët e Arsenalit për vërshëllimat, të gjithë ishin në një mendje: “Të përjashtohet”. Tifozët e Arsenalit nuk kënaqeshin vetëm me heqjen e shiritit të kapitenit, por donin edhe largimin e mesfushorit me origjinë shqiptare.

Derisa erdhi reagimi i djeshëm i Xhakës ku shprehej se kishte marrë kërcënime për gruan, veten e tij apo edhe njerëz që uronin kancerin për vajzën e porsalindur. Në kushte të tilla edhe tifozët e Arsenalit kthehen në njerëzor dhe në rrjetet sociale ka pasur mbështetje në orët e fundit, për ta kthyer Xhakën në formacion. /Sport Ekspres/

Merr bukë me vete në punë, Renato Mekolli tregon arsyen (Foto)

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli është gjithmonë aktiv në rrjetet sociale.

Ai tregon herë pas here momente të ndryshme nga jeta publike, ku nuk mungon as përditshmëria.

Së fundmi, Renato është duke ngrënë me stafin e “Hell’s kitchen” dhe shkruan se ka një arsye pse e merr bukën me vete.

‘Në plazh po e po që bukë me vete marr, por bukë me vete marr edhe në xhirimet e Hell’s Kitchen, jo për gjë por kaq inat sa më kanë konkurentët nuk e di se cfarë mund të mi hedhin ushqimit brenda’, shkruan Renato dhe në fund fton fansat ta ndjekin sot në emision.

Kujtojmë që Renato edhe më herët, ka treguar se bën një jetë të thjeshtë duke marrë bukë edhe në plazh.

Presim kualifikimin! Liste e frikshme nga Shqiperia e Dedes, merr 3 lojtare nga U-21

Trajneri i Kombëtares U-19, Nevil Dede ka zbardhur listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore që do të zhvillohen gjatë këtij muaji, teksa kuqezinjtë luajnë ndaj Islandës, Belgjikës dhe Greqisë. Ai ka dalë dhe në konferencë për shtyp ku ka folur për këto sfida, si dhe gjendjen e skuadrës.

Marrëveshje me dy sulmuesit? “Të jem i sinqertë, kemi punuar shumë, jemi munduar të bëjmë diçka të mirë. Broja, Bullari dhe Ndreçka kanë qenë pjesë e kombëtares U-21, kanë luajtur mirë dhe kanë lënë gjurmë. Kjo është një marrëveshje mes drejtorit teknik, presidentit të Federatës, trajnerit U-21 dhe atë të Kombëtares A, ku është vendosur që të jenë pjesë e Kombëtares U-19. Kjo tregon për pritshmëritë tona dhe atë që ne kërkojmë. Ne shkojmë aty për t’u kualifikuar, pasi kemi një brez shumë të talentuar. Shpresoj që kjo të jetë një gjeneratë e mirë për Kombëtaren A. Kjo na bën që të kemi pritshmëri të mëdha”.

Jeni si të barabartë me ekipet që do përballeni? “Informacionin e kemi të plotë, madje ne njohim çdo kundërshtar, tashmë është bërë çdo gjë e thjeshtë. Ne kemi një gjeneratë shumë të fortë dhe jemi në vazon e katërt në grupin tonë. Ne jemi pretendentë. Belgjika, Greqia dhe Islanda janë kundërshtarët tanë. Për mua ky është grupi më i ekulibruar. Grekët dhe belgët kanë një koefiçent më të lartë sepse kanë bërë mirë vitet e fundit. Islanda është një vend që është gjithmonë është në rritjen dhe e tregojnë rezultatet”.

Fitorja me Poloninë? “Vet lojtarët para asaj ndeshje, e dinin që Polonia ishte e barabartë me kundërshtarët që ne kemi në grup dhe ky është një sinjal i mirë dhe i vërtetë që ne morëm. Ka të bëjë me moralin dhe me atë që jemi në gjendje të bëjmë. Grupi është i njëtë me atë ndeshje, janë vetëm emrat e rinj që vijnë nga U-21”.

Ernest Muçi? “Po të shohësh listën e U-19, vetëm dy lojtarë janë ata që nuk kanë minutazh të plotë, pasi janë në ekipet e para, janë Ernest Muçi dhe Ledio Beqja. Është fat që lojtarët e tjerë luajnë titullarë aty ku ata ndodhen dhe ky është avantazh i madh. Rritja e Muçit është e madhe, në çdo ndeshje ai është determinant dhe jo pa qëllim është kapiten. Kjo e bënë atë më të fortë. Minutazhi është i pakët, por ai është pjesë e Tiranës dhe duke ditur si stërviten aty, dhe paraqitjet që bën është e drejë thirrja e tij. Në momentin që ai do të ketë probleme në formë, i përket klubit pasi varemi nga klubi”.

Mbrojtja? “Jemi munduar të shohim shumë mbrojtësa, kemi ndryshuar emra nga lista në listë dhe jemi munduar të zgjedhim më të mirët. Pici është një lojtar që vjen nga ekipet zinxhir të U-17. Rendësi ka si do mbrojmë si skuadër. Nëse ne do të arrijmë ta bëjmë mirë si ekip, nuk gjykoj që do goditemi. Në futboll është edhe fati brenda, por mos të harrojmë që janë mosha delikate. Mbrojtësat do të jenë pjesë e prespektivës”.

Precedentë me lojtarë që kthejnë mendje? “Vetëm një rast kishim në mars-prill. Ishte Ardian Bajrami, erdhi me ne pastaj zgjodhi të shkonte me Zvicrën. Në rastet e tjera nuk ka ndodhur. Mundohemi të zgjedhim lojtarë që nuk janë të dyjëzuar. Jam munduar të mos shkojmë tëk ata. Rastin e Andrea Ndoj,nuk e njoh, mund të jetë i datëlinjes 2000. Mentaliteti ynë është të fitojmë dhe mos të kemi frikën të humbasim,. Do t’i tentojmë të gjitha”.

/PANORAMASPORT.AL/

Humbi jetën në maternitet pasi lindi djalin, mjekët dënohen me 400 mijë lekë gjobë për vde.kjen e gruas së Alban Hoxhës

Dënohen me 400 mijë lekë gjobë mjekët e aku-zuar për vd-ekjen e Doriana Hakës, bashkëshortes së ndjerë të portierit të Partizanit Alban Hoxhës.

Mësohet se pas denoncimit të familjarëve të Doriana Hakës sipas të cilëve ajo vd-iq për shkak të moskujdesit dhe neglizhencës së mjekëve, gjykata ka gjo-bitur dy mjekët e maternitetit Elona Burba dhe Petrit Rexhepi.

Ekspertët mjekoligjorë kanë konstatuar se dy mjekët nuk ishin prezantuar me problemet që ajo kishte me zemrën dhe nuk kishin kryer konsulta mjekësore, duke shkelur kështu procedurat mjekësore.

Gjendja shëndetësore e Dorianës është përkeqësuar nga tromboza totale e sinuseve kavernoze të trurit në anën e majtë, gjë që mund të ketë shkaktuar arrest kardiak.

“Gjykata në përfundim të gjykimit konkludoi në vendimin e saj që mjeket të dën-ohen me nga 400 mijë lekë gjobë. I deklaron fajtorë gjykata për mjekim të pakujdesshëm, por masa e dën-imit është 400 mijë lekë gjobë. Kjo gjobë u vihet të pandehurve në raste kur ka dëm-time dhe jo kur ka hum-bje jete”, tha avokati Bashkim Sulstarova për Tv Klan.

Kujtojmë se gruaja e portierit të Partizanit Alban Hoxha gjeti vd-ekjen në maternitetin Koço Gliozheni pas lindjes së fëmijës së saj të parë.