Në verën e vitit të shkuar, Noizy dhe MatoLale publikuan këngën “Adrenalinë”, e cila u prit shumë mirë nga publiku. Mirëpo më vonë marrëdhënia e tyre u kris dhe vetëm së fundmi, MatoLale i ka bërë një diss.
Ai ka publikuar një këngë, të titulluar “Resto”, ku mes të tjerash shprehet:
“Ti je egoist, ty egoja jote ka me t’v ra. Unë t’kam dasht me zemër, ti e di t’kam dasht si vlla. Ju nuk jeni grup me burra, po me gra. Si m’paske bo mu diss, po mu m’ka bo bukë nëna jote! Unë të kam përmend në intervistë, të kam përmend në spote”.
Nga ana tjetër, Noizy nuk ia ka vonuar një përgjigje. Ai ka publikuar në rrjete sociale bisedat me të, një ditë para se të publikohej kënga e tyre. Noizy shkruan se ndonëse në atë kohë MatoLale kishte shokun në spital, mendjen e kishte vetëm te kënga.
“Shokun ta bon për spital dhe s’të pl a si shumë…mendjen e kishe te kënga me Noizy-n. Të kam mësuar dhe për shoqnin se si t’i rrish korrekt, se ke qenë dhe je i papjekur ende. Kam aq shumë materiale për ty sa që edhe vet do habitesh.
Mos e harroni asnjë moment kë keni të bëni. Rrenat e juaja zgjasin 2 ditë, mbas kësaj hype që more nga emri im dhe ti do vd es ësh do përfundosh te gjithë llumi… dhe ti e din mirë këtë se e ke thonë dhe vetë, se kush të del kundra ty (Noizy) përfundon tek të shumtit. Të kujtohet? Numëro ditët dhe shife si v d es emri yt në heshtje me pambuk. Shokun e kishe në spital t’u lu f tu me jetën… mendjen e kishe te kënga me Noizyn. Ndërkohë flet boti për besprem”, ka shkruar reperi./albeu