Britania ‘pushtohet’ nga përmbytjet, uji i ‘tërbuar’ nuk kursen as vilën MILIONA $ të George Clooney (Foto)

Prej një jave Britania e Madhe ndodhet nën ujë, ku përmbytjet dhe lumenjtë e “tërbuar” kanë marrë para njerëz, makina e shtëpi.

Këtij “tërbimi” të motit nuk i ka shpëtuar as vila luksoze e aktorit të famshëm të Hollywood-it, George Clooney.

Clooney dhe gruaja e tij avokate, u transferuan në vilë në vitin 2016.

Britania po përballet me përmbytjet më të rrezikshme prej 200 vjetësh, ndërsa janë ende edhe 79 paralajmërime të tjera për përmbytje, ku situata pritet të përkeqësohet pasi parashikuesit thanë se do të ketë reshje të dendura shiu edhe gjatë fundjavës.