Braçe shkruan i revoltuar për kompanitë e urbanëve në Tiranë: Po përdorin njerëzit për qëllimet e tyre

Deputeti socialist Erion Braçe, shkruan i revoltuar për përgjysmimin e urbanëve në Tiranë, nga kompanitë përkatëse. Ai thotë se të luash me jetën e njerëzve në pandemi është kriminale, dhe aq më tepër për të fituar.

“Ti themi gjerat sic jane: Kjo qe operatoret private po bejne me autobuset ne #Tirane, eshte kriminale! I kam degjuar privatet ne ligjerime me pashe neper tv; Kam kuptuar qe “halli” i tyre eshte ekonomik-ka lidhje me fitimin, kontraktual”, shkruan Braçe ndër të tjera.

Prej katër ditësh në Tiranë kompanitë përgjegjëse për transportin urban kanë vendosur të kushtëzojnë lëvizjen, duke përgjysmuar numrin e urbanëve, dhe në rast se kërkesat e tyre drejtuar Bashkisë nuk plotësohen, ata janë shprehur se mjetet do reduktohen më tepër.

Shkruan Erion Braçe:

 Ti themi gjerat sic jane: Kjo qe operatoret private po bejne me autobuset ne #Tirane, eshte kriminale! I kam degjuar privatet ne ligjerime me pashe neper tv; Kam kuptuar qe “halli” i tyre eshte ekonomik-ka lidhje me fitimin, kontraktual.

E kuptoni diferencen? Qendrimi i tyre konkret, ne linja autobusesh, per nje #fitim kontraktual, eshte i njenashem e kriminal; Ne #Tirane, ata, po qarkullojne autobuse qe jane doemos bomba infeksioni.

Te perdoresh NJEREZIT qe levizin me autobuse per te arritur qellimet e fitimit kontraktual, eshte KRIMINALE ne kushtet e nje #PANDEMIE. Eshte perhapje e qellimshme e infesksionit. Kaq per tani.