Bora e pret jashtë/Donaldi nuk i ndahet Beatrixit, pas dushit, përqafohen në oborr

Gjatë këtyre ditëve Donaldi dhe Beatrix janë parë shumë të afërt e kjo nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga banorët e tjerë. Edhe ditës e sotme teksa po qëndronin në oborr ata janë përqafuar me njëri-tjetrin, pas dushit që bënë dje në mbrëmje. Donaldi me Beatrixin janë parë edhe në momente të tjera gjatë këtyre ditëvë. Ata kanë qëndruar jashtë në shi, ashtu sikurse edhe janë kapur dorë për dore.

Nuk e dimë çfarë do të ndodhi me marrëdhënien e tyre. Kujtojmë se Donaldi i ka premtuar edhe moderatores Bora Zemani se do të sqarojnë marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin kur të dalë jashtë.