Georgina dhe nostalgjia për Italinë: Më pëlqente të jetoja në Torino

Me rastin e publikimit të dokumentarëve, partneri i Ronaldos ka treguar detaje të tjera për jetën me CR7.

Georgina Rodriguez është gati të mahnisë të gjithë: më 27 janar, ditën e ditëlindjes së saj të njëzet e tetë, do të publikohet në Netflix “Soy Georgina”, filmi dokumentar për partneren e Cristiano Ronaldos.

Nga fëmijëria në adoleshencë, deri në takimin me CR7, njeriun që ndryshoi jetën e modeles: do të ketë gjithçka në serial.

Me rastin e debutimit të saj në TV, Georgina ka dhënë një intervistë për The Sun, për të cilën ka treguar shumë detaje nga jeta e saj përkrah kampionit portugez, raporton TuttoSport.

“Herën e parë që shkova në shtëpinë e Cristianos humba duke kërkuar kuzhinën. Ndonjëherë më duhej gjysmë ore të kthehesha nga dhoma e ndenjes sepse nuk e dija rrugën. Ishte shumë e madhe. Më duheshin gjashtë muaj për të kuptuar se ku ishte gjithçka”, – zbuloi Georgina.

Georgina dhe jeta në Torino

Dokumentarët “Soy Georgina” u filmuan në 2020-2021, kur Ronaldo ishte ende lojtar i Juventusit. Dhe duke folur për jetën torineze, Georgina nuk e mohoi se kishte pak nostalgji:

“Më pëlqente të jetoja në Torino. Gjithçka është afër: bora, nëse doni të bëni ski, Principata e Monakos të shkoni në det, një ditë plot modë është Milano”, ka rrëfyer e dashura e CR7. /abcnews.al/

“Ruaja lopët në mes të qytetit dhe pse u shkollova për aktrim”, Arjola rrëfen një tjetër histori nga jeta e saj

Loja me sekrete ka ngjallur reagime mes banorëve në shtëpinë e Big Brother VIP. Egzona tregoi se ajo kishte ndihmuar nënën e saj që të pastronin shtëpi shumë vite më para. Por pas përfundimit të spektaklit, Egzona shpërtheu në lot pasi mendon se nëna e saj mund të jetë prekur që ka zbuluar këtë sekret.

Ndërsa Donaldi dhe Arjola po e ngushëllonin, kjo e fundit tha se nuk është turp të tregosh punën që ka bërë. Aktorja nga Tropoja tregoi mes të tjerash se dhe asaj i është dashur që moshën 10-vjeçare të ruajë lopët edhe pse ka kryer 16 vite shkollë për aktrim.

“Kam mbaruar 16 vjet shkollë për aktore, kur kam qenë 10 vjeçare jam detyruar të ruaj lopë në mes të qytetit, lindur e rritur në qytet për shkak se dëshirën e kisha që të qëndroj tek dajat. Kam ruajt lopët në mes të qytetit tre muajt e verës”, u shpreh Arjola./abcnews.al

Një shqiptar në Eurovision për Maqedoninë e Veriut? Këngëtari: Nuk ka barriera

Jon Ajdini është një i ri shqiptar nga Shkupi, i cili prej disa vitesh po korr sukses në industrinë e muzikës në rajon. Së fundmi ai ka zbuluar se do të jetë në garë për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në Eurovision. I ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, Yon Idy tha se për të është privilegj dhe shpresoj shumë të jetë artisti fitues.

“Është kënga më e mirë që mendoj se kam shkruar deri më tani. Do të ishte rasti i parë që një artist si akt solo shqiptar do të përfaqësonte Maqedoninë e Veriut.” – shprehu kantautori. Por a mendon ai se fakti që është shqiptar nuk e favorizon?

“Shpresoj se nuk do të jetë pengesë. Vetë fakti që jam në finale më tregon se nuk ka barriera.” – tha Ajdini për Abc News Albania. Nëse Ajdini del fitimtar në garën që do të mbahet përgjatë javës tjetër në Maqedoninë e Veriut, do të jetë një tjetër shqiptar që performon në skenën madhështore të Eurovision së bashku me përfaqësuesen e Shqipërisë, Ronela Hajatin.

Këngëtari shprehu se kënga e Ronelës është “një këngë mjaft e bukur dhe i uroj sa më shumë fat pasi do të ishte bukur të ishim dy shqiptar në Eurovision këtë vit.” /abcnews.al

Fitore për ambientalistët, qeveria shpall lumenjtë Vjosa dhe Shala zona të mbrojtura në nivelin Park Natyror

Qeveria ka shpallur zona të mbrojtura lumenjtë e Vjosës dhe Shalës. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

Vendimi vjen pas protestave të shumta brenda dhe jashtë vendit për ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve përgjatë Vjosës, që konsiderohet si lumi i vetëm i egër në të gjithë Europën.

Ndërsa lumi i Shalës në parkun Nikaj-Mërtur është bërë mjaft popullor gjatë viteve të fundit për bukuritë natyrore që ofron.

“Kurorëzohet me dy vendime të Këshillit të Ministrave një punë shumë e gjatë e Ministrisë së Kulturës për të bërë një rishikim të të gjitha zonave ekzistuese të mbrojtura, duke pasqyruar gjithçka ka ndodhur në territor në 30 vitet e fundit, ku shpeshherë nuk janë respektuar këto koordinata.

Ky proces, pasi ka kaluar në të gjitha institucionet, u përfundua me të gjitha saktësimet dhe hartat përkatëse me dy vendime.

Me këtë proces kemi jo vetëm përditësim, por edhe shpallje të zonave të reja, siç është lumi i Vjosës dhe lumi i Shalës, të cilat do të jenë zona të mbrojtura në nivelin park Natyror.

“Kemi edhe një lajm të mirë që është shpallja e Parkut të Alpeve të Shqipërisë, një riorganizim të disa zonave duke i përfshirë në një territor më të gjerë gati 20 mijë hektarë, sot nga 18% e territorit të zonave të mbrojtura janë 21%”, u shpreh ministrja e Turizmit.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë me një lojtar të Shqipërisë, ofertë e çmendur për Armando Brojën me…10 ndeshje

Armando Broja duket se do të thyejë çdo rekord si sulmuesi më i mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Nëse me statistikat e golave të shënuara ka ende punë dhe kohë përpara, në shifrat, ka nisur menjëherë shkëputjen. Tuttomercatoweb raporton se Newcastle ka dërguar një ofertë stratosferike për sulmuesin shqiptar duke ofruar 40 milionë euro për të pasur kartonin e tij.

Për t’u veçuar është fakti se Broja ka luajtur thuajse vetëm 10 ndeshje me Southamptonin në Premier League dhe kartoni i tij është rritur në mënyrë të frikshme. Kjo pasi në shumë ndeshje në fillim Broja është aktivizuar vetëm pak minuta, deri në momentin që shfaqi veten për të fituar besimin e trajnerit Hasenhutl. /Sport Ekspres/

“Farë komuniste”, mbesa e Enver Hoxhës pritet me “këmbët e para”: Nuk i harrojmë vuajtjet nga gjyshi jot dhe këlyshët e tij

Mbesa e Enver Hoxhës, Valbona Hoxha, gjatë ditëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes. Kjo pasi është shfaqur për herë të parë në rrjetet sociale në një profil Instagrami i cili ka në qendër shërbimet psikologjike që ofron Valbona, si mjeke psikoterapiste.

Fakti që është mbesa e ish diktatorit, Enver Hoxha nuk ka qenë e papërfillshme nga ndjekës të shumtë të cilët ia kanë përmendur duke kujtuar edhe plagët që i ka lënë regjimi i tij.

Një komentuese përmes një komenti në foton e saj i ka kujtuar Valbonës vuajtjet që i ka shkaktuar gjyshi i saj popullit shqiptar, madje komentuesja e krahason Hoxhën me Hitlerin.

“Sa i çuditshemeshte fati. Dje rastësisht pashe diku foton tuaj. Mu kujtu menjehere ajo Vajza qe shihja tek blloku me nje qen ne dore shume vite me pare. Ti ZONJE qenke bere dhe doktoresh “urime”. Une dhe shume si une qe u rritem dhe qe vinim nga familje shume te degjuara Tiranase,nuk patem fatin te studionim. Per gjyshin tend dhe kelyshet e tjere komunizmit, ne nuk duhet te shkolloheshhim.

Sa ironik eshte fati. Ne patem mundesi te shkolloheshim ne Emigrim me vonese, po me mire vone se kurre. Dhe gjithe kete vuajtje vetem per hire te gjyshit tend dhe klysheve te tij. Gott sei Dank qe femijet Tane nuk Kan fatin tone. Do te thuash ti cfaj kam une. “” Jo, jo “” nuk ke por desha te them Sa me fat ishe ti. Dhe Hitleri beri shume krime podhuajse njesoj si gjyshi jot, por njerzit distanzohen. Ka shume femij ne gjermani qe Jane distanzuar nga familjet e Tyre nasiste. Kurse juve kurre po kurre nuk kerkuat falje. Me leket e gjyshit Tim qe I dha me valzhizhe me florinj qe I fitoi me djerse e tij se ishte I shkolluar , jetuat juve dhe jetoni sot si pashallare. Kaq kish shkurt dhe schmerzlos. Schönen Abend noch Fr Doktor.”

“Normal kta njerëz të kësaj fare komuniste duhet te kishin per jetuar atë qe per jetuan ato familje qe u maskruan nga gjyshi I saj. Pastaj do ta kuptonin care ishte ajo kohe barbare. Ne gjermani historia e Hitlerit mesohet me te madhe qe njerzit. Mos të harroj  kurrë çka bere ai. Se Kur harrohen gjërat perseritet prapë” , përfundon komentuesja.

Abuzimi me tenderat, KLSH kallëzon ish-drejtorin e Portit të Durrësit dhe 6 punonjës

KLSH ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ish drejtorin e përgjithshëm të autoritetit Portual Durrës dhe gjashtë punonjës të tij.

“Konkretisht nga auditimi i kryer lidhur me procedurën e prokurimit “Shërbim konsulence”, me objekt “Libri i tarifave” janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish të ndërmarra me veprime aktive nga ish Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Përgjegjësi i Prokurimeve, dy Përgjegjës Sektori, një jurist dhe dy specialist”, njofton KLSH.

Në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzimin penal që i atriubohet shtatë funksionarëve të Autoritetit Portual Durrës për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar respektivisht nga neni 258 dhe 248 i Kodit Penal.

Njoftimi i KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e institucionit më të lartë të kontrollit ekonomik dhe financiar të organeve të pushtetit qendror dhe vendor, ka ushtruar  auditim përputhshmërie dhe rregullshmërie në subjektin Autoriteti Portual Durrës (APD) për periudhën e veprimtarisë 01.07.2018- 31.12.2020.

Konkretisht nga auditimi i kryer lidhur me procedurën e prokurimit “Shërbim konsulence”, me objekt “Libri i tarifave” janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish të ndërmarra me veprime aktive nga ish Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Përgjegjësi i Prokurimeve, dy Përgjegjës Sektori, një jurist dhe dy specialist.

Veprimet e ish Titullarit të APD dhe punonjësve të tij janë kryer në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore që normojnë detyrën e tyre funksionale, si dhe rregullat e prokurimit publik, duke sjellë për pasojë keqpërdorim të fondeve publike. /abcnews.al

Shqipëria nuk është bërë më e lirë për të jetuar në vitin 2022, kostot e jetesës, si renditen Tirana dhe Prishtina në botë

Në raport me Nju Jorkun, kosto e jetesës në Tiranë në janar 2022 rezultoi 5 pikë përqindje më e lirë se vitin e kaluar, sipas përllogaritjeve të “Numbeo” databaza më e madhe në botë për kostot së jetesës.

Shqipëria u rendit në vendin e 99 në 136 vende, me përmirësim 10 vende nga janari 2021 (numri 1 është më i shtrenjti).

Përllogaritjet e këtij viti tregojnë se në Shqipëri kostot e jetesës janë sa 35,5 % e shpenzimeve që duhen për të jetuar në Nju Jork (pa përfshirë Tiranën ishin sa 40.5% e mesatares së Nju Jork -ut).

Në raport me vetveten, Shqipëria nuk është bërë më e lirë për të jetuar në vitin 2022, por çmimet në Nju Jork janë rritur me ritme më të shpejta se në Shqipëri.

“Numbeo” përllogarit kostot e jetesës kudo në botë në raport me qytetin e Nju Jorkut, që do të thotë se për qytetin e Nju Jorkut, çdo indeks duhet të jetë 100 (%). Nëse një qytet tjetër ka, për shembull, indeksin e qirasë 120, kjo do të thotë që mesatarisht në atë qytet qiratë janë 20% më të shtrenjta se në qytetin e Nju Jorkut. Nëse një qytet ka indeksin e qirasë prej 70, kjo do të thotë se qiraja mesatare në atë qytet është 30% më e lirë se në qytetin e Nju Jorkut.

Në raport më rajonin, Shqipëria ishte vendi më i shtrenjtë pas Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës, teksa më të lira se Shqipëria ishin Maqedonia e Veriut dhe Kosova (shih grafikun bashkëngjitur).

Kosova, në vendin e 134, është më e lira në Europë dhe ndër 6 më të lirët në botë, me 27% të mesatares së Nju Jorkut.

Numbeo përllogarit se kostot mujore të një familje me katër anëtar në Shqipëri janë 167,392 lekë pa qiranë.

Kostot mujore për një person të vetëm janë 47,720 lekë pa qiranë.

Në krahasim me SHBA, kostoja e jetesës në Shqipëri është mesatarisht 49.05% më e ulët, ndërsa qiraja në Shqipëri është mesatarisht 79.41% më e ulët se në Shtetet e Bashkuara.

Në Tiranë, kosto e jetesës në janar 2022 përllogaritet 7.5% më e lartë se mesatarja kombëtare, pasi kostot mujore të vlerësuara për një familje prej katër anëtarësh janë 179,619.35 lekë pa qira dhe kostot mujore për një person të vetëm janë 50,941.26 lekë, pa qiranë.

Tirana është 61.05% më e lirë se Nju Jorku (pa qira). Qiraja në Tiranë është mesatarisht 88.73% më e ulët se në Nju Jork .

Indeksi i kostos së jetesës (pa qiranë) është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë ushqimet shpenzimet për restorantet, transportin dhe shërbimet komunale.

Indeksi i kostos së jetesës nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose hipoteka. Nëse një qytet ka një indeks të Kostos së Jetesës prej 120, kjo do të thotë se Numbeo ka vlerësuar se është 20% më i shtrenjtë se Nju Jorku (me përjashtim të qirasë).

Në botë, 10 vendet më të shtrenjta janë Bermuda, Zvicra, Norvegjia, Islanda, Barbados, Jersey, Izraeli, Danimarka, Bahamas, Singapor.

Ndërsa shtetet më të lira janë Algjeria, Kolumbia, India, Afganistani, Pakistani. /Monitor

“Do të vij në Shqipëri për ndeshje”, Florian Marku arrin marrëveshje me gjigandin e njohur: Do kthehem në shtëpi!

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka bërë me dije pak më parë se ka arritur një marrëveshje të rëndësishme. Marku ka firmosur një kontratë afatgjatë me Boxxer, kompani promocionale profesionale britanike e boksit. Në postimin e bërë në twitter, ai shkruan se së bashku me Sky Sport dhe Boxxer, do të vijë në Shqipëri për një ndeshje.

“Jam i lumtur të nënshkruaj një marrëveshje ekskluzive afatgjatë me Boxxer. Unë dua t’u jap fansave të mi atë që duan. Ndeshjet më të mira në platformën më të madhe. Dhe në Sky Sports ne e kemi këtë gjë.Si pjesë e marrëveshjes, Sky Sports dhe Boxxer do të vijnë në Shqipëri, ku do të zhvilloj një duel për kthimin tim në shtëpi këtë verë. Mezi pres të bëj një shfaqje për të gjithë fansat e mi në të gjithë botën. Unë po vij për të gjithë” – shkruan Marku.

Florian Marku mbetet një nga më të mirët boksierë që ka patur ndonjëherë Shqipëria. Arritjet e tij kanë qënë të jashtëzakonshme dhe kanë bërë krenarë shqiptarët anë e mbanë votës.

Beatrix Ramosaj thyen heshtjen pas daljes nga Big Brother: Nëse Donaldi do të ma zgjaste dorën, do të hidhesha sërish

Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. Këngëtarja e nis me një falenderim për ata që janë shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore ndërsa shprehet se përjetimet po i hedh në letër dhe nota muzikore.

Sa i përket raportit me Donaldin, këngëtarja shprehet se do të bënte të njëjtën gjë nëse aktori i humorit do t’i zgjaste dorën. “Sot është dita ime e 4 jashtë asaj shtëpie dhe nëse Donaldi do më zgjaste dorën që të hidheshim prapë, do e bëja prapë.”

Reagimi i plotë:

“Dua ta nis kte shkrim me nje falenderim per te gjith ju qe me falni ngrohtesi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time. Nuk do genjej, jo cdo gje eshte fushe me lule, tranzicioni ne jeten reale sigurisht ka veshtiresi por kam fatin te jem pjestare e nje familje qe me gjendet prane per cdo moment dobesie pergjat pershtatjes.

Ju kerkoj ndjese per lenjen pas dore te rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mos pergjigjen e mesazheve por realisht kam nevoj edhe per pak fare kohe qe te ri-gjej gravitetin tim. Mund t’ju tregoi qe pergjate ketyre diteve terapia ime ka qene pasioni dhe arsyeja perse une jetoj, muzika. Po hedh cdo mendim dhe ndjenj ne leter dhe nota.. E di qe Monika dhe Arjola do jen shume te lumtura kur ta marrin vesh haha.

Donaldin po e ndjek nga jashte. E kam supportuar, do jem tifozja e tij e pare dhe sic e thash ne sfiden e lajmeve i qendroj mendimit qe ai duhet te fitoj BBV.
Persa i perket marrdhenjes tone, kam lexuar pak se si eshte pare nga jashte.

I kuptoj dhe ata qe kane qene pro edhe deri diku ata kunder – Dukeqenese mardhenia jone ka lindur paster ne nje shoë ku ndjeksit jane lidh me protagonistet dhe mendojne se kane te drejten e opinionit dhe gjykimit mbi te gjithe ne brenda apo jashte shtepise.

Sot eshte dita ime e 4 jashte asaj shtepie dhe nese @donaldveshaj do me zgjaste doren qe te hidheshim bashke, do e beja po prap. 💋
Bekime dhe dashuri per te gjith ju!

/abcnews.al